E enjte, 19 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

“Pasi të konstituohet Kuvendi do t’i kem 61 vota për qeverinë e re”, Kurti zbulon propozimin: Le ta provojnë me votim të fshehtë

20 Maj, 2025
tek Kosova, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka zbuluar qëndrimet e tij që kanë të bëjnë me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, që nesër do të jetë tentimi i 19-të.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Kurti tha se besuan që konstituimi i legjislativit do të bëhej shpejt, derisa për emrin e Albulena Haxhiut, e cila nuk ka arritur t’i marrë deri më tani votat e nevojshme për t’u ngjitur në krye të Kuvendit, tha se është propozimi i duhur.

“Ne kemi besuar që do ta kemi konstituimin e Kuvendit shumë të shpejt. Kemi propozuar Albulena Haxhiun që është gruaja më e votuar si deputete në legjislaturën e nëntë. Besoj që është propozimi i duhur, përveçse ne jemi të obliguar që ta kemi propozimin si parti fituese. 57 deputetë ishin për Albulena Haxhiun, nevojiteshin 61, në mesin e tyre nuk janë vetëm të koalicionit LVV- Alternativa e Guxo por edhe deputetë të pakicave. Nuk arritëm t’i kemi 61, provuam disa herë”, tha Kurti.

Lexo edhe:

“Maks Haxhija në Top Story: Bllokimi i 500 milion eurove do të sjellë pasoja të rënda, askush s’do të fitojë tendera”

Historia e Brendshme: Dosja që zbardh të dhëna të panjohura, “hija” e Ervis Martinajt pas dhunës dhe grabitjes së prindërve të bosit nga Tepelena.

Kreu në detyrë i qeverisë tha se duke parë se nuk i kishin 61 vota, provuan që zgjidhjen t’ua jepte presidentja.

“Kryesuesi, Avni Dehari i dërgoi letër presidentes dhe ajo tha se ju vetë duhet ta gjeni zgjidhjen. Kaluam nga votimi i hapur në përpjekje për votim të fshehtë, mirëpo tash jemi në këtë pikë ku 10 herë është refuzuar komisioni për zgjedhjen me votim të fshehtë. Është për të ardhur keq, meqë aktgjykimi i Kushtetueses në pikat 124 dhe 125 thotë se me votim të hapur ose të fshehtë duhet të bëhet zgjedhja. Ne kaq kemi mundësitë tona, por ajo çfarë po ndodhë është e paprecedentë sepse po pamundësohet kuorumi, sepse aktgjykimi gjithashtu thotë se të gjithë deputetët, secili e secila duhet të votojë për, kundër ose të abstenojë. Por, ajo çfarë kemi tash, jo emri i Albulena Haxhiut tashmë, por kundërshtimin e votimit të fshehtë përmes pamundësimit të kuorumit që është shkelje e aktgjykimit”, tha ndër të tjera, Kurti.

Ai ka përmendur ftesat që u bëri PDK-së e LDK-së në tentim për të dalë nga ngërçi, që sipas tij, takimi trelateral përfundoi me bilateral dhe pa sukses.

“Unë besoj që zgjidhja e duhur përpara është që të mos ia imponojmë propozimet njëri- tjetrit, por zgjedhja e kryetarit e nënkryetarëve të shkojë bashkë në paketë e të fillojë numërimi te poshtë për formimin e qeverisë, sepse tash po shkon numërimi përpjetë”, tha Kurti.

Tregoi se LDK-ja e cila nuk iu përgjigj takimit i kishte thënë se nuk ishte vendi e koha për marrëveshje për procedurë, por se duhej marrëveshje politike, prandaj i ofroi koalicion qeveritar LDK-së, gjë që sipas tij, u refuzua ashpër.

“Nesër nuk është në pyetje Albulena që është propozimi ynë, por është në pyetje pikërisht komisioni për votim të fshehtë. Nëse opozita janë të sigurt që Albulena nuk fiton përsëri le ta provojnë me votim të fshehtë. Porsa të konstituohet Kuvendi, si kryetar i partisë që ka fituar zgjedhjet, do t’i kem 61 vota minimum për qeverinë e re, por paraprakisht na duhet një kuvend i ri”, tha ai.

Kryeministri në detyrë tha se gjatë mandatit të tij katër vjeçar ka pasur edhe sovranitet shtetëror edhe integritet territorial, e edhe mirëqenie sociale e rritje ekonomike sipas tij, të parashikuar më herët.

“6 për qind mesatarisht në vit, asnjëherë pa rënë nën 4 për qind të bruto produktit dhe tash ka ardhur radha ta kemi edhe Kuvendin e ri për qeverinë e re në legjislaturën e nëntë. Ne kemi synuar 500 mijë vota siç dihet. Kemi pasur rezultat të mirë me rreth 400 mijë vota, me 48 deputet”, tha Kurti në intervistë për RTK-në.

Tags: kosovekurtiQeveri

Nga Kategoria

“Maks Haxhija në Top Story: Bllokimi i 500 milion eurove do të sjellë pasoja të rënda, askush s’do të fitojë tendera”
Lajme

“Maks Haxhija në Top Story: Bllokimi i 500 milion eurove do të sjellë pasoja të rënda, askush s’do të fitojë tendera”

18 Shkurt, 2026
Historia e Brendshme: Dosja që zbardh të dhëna të panjohura, “hija” e Ervis Martinajt pas dhunës dhe grabitjes së prindërve të bosit nga Tepelena.
Lajme

Historia e Brendshme: Dosja që zbardh të dhëna të panjohura, “hija” e Ervis Martinajt pas dhunës dhe grabitjes së prindërve të bosit nga Tepelena.

18 Shkurt, 2026
Samiti i Këshillit të Paqes në Uashington: Aleatët evropianë principalë heqin dorë nga pjesëmarrja, ndjenja e skepticizmit global rritet.
Lajme

Samiti i Këshillit të Paqes në Uashington: Aleatët evropianë principalë heqin dorë nga pjesëmarrja, ndjenja e skepticizmit global rritet.

18 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Tensionet në Lindjen e Mesme: SHBA të gatshme për një sulm ndaj Iranit gjatë fundjavës, trupat amerikane në rajon presin drejtimin nga Trump.

Tensionet në Lindjen e Mesme: SHBA të gatshme për një sulm ndaj Iranit gjatë fundjavës, trupat amerikane në rajon presin drejtimin nga Trump.

19 Shkurt, 2026

Ekskluzive: BE miraton procedurën për zgjedhjen e vendit mikpritës për Autoritetin e ri Evropian të Doganave Parlamenti Evropian dhe shtetet anëtare kanë hartuar një procedurë për të zgjedhur vendin që do të presë Autoritetin e ri Evropian të Doganave, për miratimin zyrtar të të cilës pritet të vendoset në ditët në vazhdim.

19 Shkurt, 2026

“Na e meritojmë!” – Mikel Arteta pranon se Arsenali ‘paguajti çmimin’ për përsëritje në një rënie të habitshme ndaj Wolves.

19 Shkurt, 2026

Pasojat e Epstein: Anne-Claire Legendre zëvendëson Jack Lang në krye të Institutit të Botës Arabe

Anne-Claire Legendre, deri tani këshilltare e Emmanuel Macron për Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme, deklaron se do të mbështesë “degën arabe në kulturën franceze” si drejtuese e re e Institutit të Botës Arabe. Ajo zëvendëson Jack Lang, i cili dha dorëheqjen për shkak të zbulimeve lidhur me marrëdhëniet e tij me Jeffrey Epstein.

19 Shkurt, 2026

Marseille emëron trajner të ri pas largimit të Roberto De Zerbit ndërsa sezoni dramatik merr një kthesë të re.

19 Shkurt, 2026

Ekonomistët thonë se ekstremi i djathtë francez nuk do të ndikojë në zgjedhjen e ECB-së, por manovrat e pasardhësit janë ‘një imazh i keq’.

19 Shkurt, 2026

Vlerësimi i lojtarëve të Newcastle ndaj Qarabag: Anthony Gordon i shkëlqyer! Ylli anglez shënon KATËR gola për të vazhduar lidhjen e tij me Ligën e Kampionëve, ndërsa Magpies godasin minjët me gjashtë për të siguruar pothuajse vendin në 16-tën më të mirë.

19 Shkurt, 2026
Calafiori “shkatërron” marshimin e Arsenalit, autogoli i tij rezulton në barazimin me vendin e fundit.

Calafiori “shkatërron” marshimin e Arsenalit, autogoli i tij rezulton në barazimin me vendin e fundit

18 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.