• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 17 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Politikë

Humbja e PD/ Edith Harxhi: Të shohim nga vetja, të hapim partinë dhe të vlerësojmë qëndrestarët

18 Maj, 2025
tek Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidatja për deputete e PD-së në Qarkun e Tiranës, Edith Harxhi ka reaguar, pas humbjes drastike të forcës politike ku ajo bën pjesë, në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në një postim në rrjetet sociale, Harxhi rendit një sërë arsyesh të manipulimit të zgjedhjeve, duke nisur nga krimi i organizuar, populli i varfër, përçarja e opozitës, apo situata gjeopolitike aktuale.

Por, ajo ka edhe një mesazh për atë se çfarë duhet të bëjë PD-ja tani pas humbjes. Edith Harxhi shkruan se ata duhet të shohin nga vetja, ku të hapin partinë dhe të vlerësojnë qëndrestarët, pasi sipas saj, vetëm kështu arrijnë të ngrejnë besimin.

Lexo edhe:

Heshti për deklaratën e ministres serbe, Rama: Nuk mund të flasim për çdo çyryk në Beograd

“E kujtoj çdo ditë” – Vrasja e Martin Canit, Rama: Ata që e përdorën për politikë e harruan

Reagimi i plotë:

Të nderuar miq, të dashur demokratë dhe qëndrestarë të votës së lirë,

Më është dashur disa ditë të kuptoj gjithëçka që ka ngjarë në 11 maj dhe më tej e për këtë arsye nuk munda të shprehem më parë.

Kjo që ka ndodhur në vendin tonë quhet juntë elektorale, patronazhim industrial alla sigurim i shtetit. E ndjej veten të pamundur ende të bëj një analizë për këtë gjëndje dhe shkulje nga binarët të shtetit dhe qytetarëve por mendoj se një kapje e tillë në përmasa tragjike por edhe komike deri diku, ka disa faktorë:

1. Neronin dhe bandën e tij narkomane që bëjnë gjithëçka për të mbajtur pushtet fhe ruajtur interesat me çdo mjet të dhunshëm.
2. Popullin e varfër, të pandërgjegjshëm, të frikësuar dhe të kapur nga rregjimi në disa raste.
3. Opozitën që e vranë, e shkatërruan, e përçanë, e përbuzën dhe në fund e lanë në mëshirë të votës së kapur e tjetërsuar, por edhe problemeve të saj për tu ringritur siç duhet me vlera dhe moral.
4. Situatës së ndërlikuar gjeopolitike ku pavarësisht sa të vegjël jemi ndikohemi lehtë nga përplasjet e mëdha dhe kahjet gjeostrategjike si të aleatit tonë të madh Amerikës ashtu edhe Europës në të cilën bëjmë pjesë. E në këtë teatër gjeopolitik Kllounët diktatorë (si ky i yni) luajnë pjesën e tyre.

Unë ndihem e nderuar që isha pjesë e një fushate ku unë dhe ne dhamë gjithëçka. Falenderoj me shpirt gjithë mbështetësit, ndjekësit, miqtë e mi, ata që më votuan dhe ata që nuk më votuan sepse kishin preferenca të tjera brenda llojit, të gjithë ata që më dëgjuan, më folën, më besuan, që i pashë në sy dhe më dhanë dorën. Kjo nuk ishte garë e ndershme në çdo aspekt, e megjithatë unë mora më të mirën e saj, takimin me shumë prej jush e shumë të tjerë që nuk më lexojnë dot këtu në FB. Falenderoj me zemër punëtorët e Partisë Demokratike, anëtarët e saj dhe qëndrestarët.

Unë jam luftarake dhe beteja ime është e moralshme. Do ta vazhdojë me po aq përkushtim sa në themelim, në rithemelim e më tej deri sa vlera të fitojë mbi antivlerën, e për këtë do të vazhdoj të kërkoj me ngulm që ne të shohim nga vetja, të hapim partinë dhe të vlerësojmë qëndrestarët në rradhë të parë sepse vetëm kështu arrijmë të ngrejmë besimin.

Ju falenderoj me mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme, unë mbetem ajo që isha në dhjetor 1990 dhe në dhjetor 2021 pa asnjë ndryshim… ju ftoj në rezistencë….

Nga Kategoria

Aktualitet

Heshti për deklaratën e ministres serbe, Rama: Nuk mund të flasim për çdo çyryk në Beograd

16 Korrik, 2026
Lajme

“E kujtoj çdo ditë” – Vrasja e Martin Canit, Rama: Ata që e përdorën për politikë e harruan

16 Korrik, 2026
Kryesore

“Monstër”, Berisha dënon deklaratën e ministres serbe për spastrim etnik: Të shpallet “non grata” nga Shqipëria

16 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Nafta i afrohet 200 lekëve, Shqipëria sërish më e shtrenjta në Ballkan

17 Korrik, 2026

U filmua duke kryer marrëdhënie intime në zyrën e shkollës, oficerja e policisë në SHBA jep dorëheqjen

17 Korrik, 2026

E premte me vapë përvëluese, temperatura deri në 39°C, reshje të izoluara në veri

17 Korrik, 2026

Analisti që propagandoi autobusët grekë në kufij: Skuthat ishin në protestë në emër të diasporës

16 Korrik, 2026

Studimi: Netët tropikale po na prishin cilësinë e gjumit dhe reduktojnë orët e tij

16 Korrik, 2026

SHBA sulmon me raketa Iranin, tym e zjarr në terren

16 Korrik, 2026

SHBA ul kohëzgjatjen e vizave për studentët dhe gazetarët e huaj

16 Korrik, 2026

‘Luftë’ në Ibiza për grabitjen e drogës, policia spanjolle lokalizon dhe arreston të shumëkërkuarin në Shqipëri

16 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.