• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 24 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Analizë

 “Lufta” që Europa shpalli nga Tirana!

16 Maj, 2025
tek Analizë, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Artur Zheji

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Samiti ndër-europian i Tiranës ishte padyshim një sukses shumë i rëndësishëm i qeverisë shqiptare, pa mbaruar ende së numëruari kutia e fundit e votave për zgjedhjet politike.

Presidenti francez Macron, kryeministri britanik Starmer, kancelari gjerman Merz, kryeministrja italiane Giorgia Meloni, kryetarja e Bashkimit Europian, baronesha Von der Leyen, presidenti turk Erdogan, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez dhe shumë të tjerë prekën me respekt tokën shqiptare.

Lexo edhe:

Dy ditë pas të shtënave në malësinë e Pukë, policia identifikon dhe shpall në kërkim 30-vjeçarin që ruante parcelën me kanabis

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

Zgjedhja e Tiranës ishte një sukses i madh imazhi për Shqipërinë dhe personalisht për kryeministrin e saj Edi Rama.

Por tema e këtij takimi, përtej mirësjelljes dhe elegancës, ishte e mprehtë dhe mund të themi edhe shumë e nxehtë: Çfarë do të bëhet më tej me Europën?

Një Europë e re kërkohet, fatkeqësisht më e armatosur, madje e armatosur deri në dhëmbë, në fillim të një epoke të re gjeopolitike. Në emër të sigurisë dhe të paqes, të gjithë ranë dakord se duhen më shumë armë të gjeneratave të fundit: vdekjeprurëse dhe shumë të kushtueshme.

Dukshëm, qeveria e kryeministrit britanik Starmer është sot më afër me Bashkimin Europian dhe duket sikur “Brexit” – ‘British exit from the EU’ – është një e kaluar gjithmonë e më e largët. Sepse politikat britanike, në të gjitha fushat: ekonomike dhe ushtarake kryesisht, janë sot gjithmonë e më afër Bashkimit Europian dhe në koordinim me të.

Takimi i Tiranës ishte në të vërtetë vazhdimi i një cikli takimesh të ideuara kryesisht nga Presidenti francez Macron, por të mbështetura nga pothuajse të gjitha vendet kryesore themeluese të BE-së: me qëllim reagimin politik dhe ushtarak të koordinuar si një forcë e vetme gjeopolitike.

Sepse Lufta trevjeçare Rusi-Ukrainë perceptohet gjithmonë e më shumë si një strategji ruso-kineze për të krijuar një rend të ri botëror, që ka në epiqendër zbritjen nga froni i superfuqisë të SHBA-ve. Ky ishte perceptimi i ish-presidentit amerikan Biden, që mbështeti në mënyrë të jashtëzakonshme rezistencën e Ukrainës dhe Zelenskyt. Duke mbrojtur Ukrainën, në të vërtetë SHBA mbronte rolin e saj si një superfuqi botërore udhëheqëse, ekuacion të cilin pasardhësi Donald Trump po përpiqet ta përmbysë me një strategji të re alternative: prishja e aleancës ruso-kineze përmes një flirtimi të veçuar Uashington-Moskë, në dëm të Pekinit.

Ndonëse kjo strategji është ende në proces, duket se lidhja ruso-kineze është më e fortë dhe më e motivuar se operacionet spektakolare dhe shpesh personale të presidentit Donald Trump dhe, pra, Bashkimi Europian duket se do të mbetet një aleat i pazëvendësueshëm i amerikanëve edhe kësaj radhe.

“Loja” gjeopolitike që luhet është shumë e madhe dhe shumë e fortë, prandaj dhe mesazhi kryesor nga Samiti i Tiranës, në vazhdimësi me samitet pararendëse, është se: Duhet të rilindë një Europë e fortë ushtarakisht. Jo më kot Gjermania, pas 80 vitesh, ndryshoi edhe Kushtetutën e saj në lidhje me armatosjen intensive dhe “shpërthimin” e një industrie të luftës, ashtu si gjermanët dinë ta bëjnë…

Në këtë sendërtim të ri gjeopolitik vendoset e ardhmja politike, ekonomike dhe ushtarake e gjysmës së parë të këtij shekulli për Bashkimin Europian dhe ky “tren” bëri një “pitstop” në Tiranë. Bukur!

Nga Kategoria

Aktualitet

Dy ditë pas të shtënave në malësinë e Pukë, policia identifikon dhe shpall në kërkim 30-vjeçarin që ruante parcelën me kanabis

24 Gusht, 2026
Kryesore

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

24 Gusht, 2026
Kryesore

Nga divorci i Lekë Gjonit, te hashashi: Dy pistat e hetimit për vrasjen e Dukagjinit

24 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Dy ditë pas të shtënave në malësinë e Pukë, policia identifikon dhe shpall në kërkim 30-vjeçarin që ruante parcelën me kanabis

24 Gusht, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

24 Gusht, 2026

Nga divorci i Lekë Gjonit, te hashashi: Dy pistat e hetimit për vrasjen e Dukagjinit

24 Gusht, 2026

Real Madridi ka një “stol bërthamor”: Mourinho ka një arsenal të madh zëvendësuesish

24 Gusht, 2026

Dita e dytë e takimit në Pogradec, sot radha e ministrave, Rama i kërkon llogari kabinetit qeveritar

24 Gusht, 2026

I ftonte të miturit në kafe, më pas në shtëpi – Arrestohet në Elbasan pedofli 59-vjeçar

24 Gusht, 2026

Ngjarja tragjike në Kosovë, kjo është 25-vjeçarja që u vra në muajin e 8-të të shtatzënisë, bashkëshorti autori i dyshuar

24 Gusht, 2026

Antidroga në Tiranë sekuestron 5 kg kokainë dhe heroinë me vlerë 500 mijë euro, arrestohen dy trafikantët (emrat)

24 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.