• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 5 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Gjykata liron vëllain e Bledion Nallbatit, deputeti-Ramës: I them këtij skërfyelli 2 metra të gjatë, unë dhe vëllai im nuk trembemi

6 Maj, 2025
tek Kryesore, Lajme, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Korçës la në masën e sigurisë detyrim paraqitje Alti Nallbatin, vëllain e kandidatit për deputet të PD-së, Bledjon Nallbati. Togat e zeza e cilësuan të ligjshëm arrestimin në flagrancë të tij në momentin që dhanë masën e sigurisë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Gjykata, në përfundim të gjykimit, vendosi: Pranimin e kërkesës. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për këtë shtetas”, njoftoi gjykata.

Avokati mbrojtës i Alti Nallbatit, Nevzat Tarelli kundërshtoi vendimin, pasi sipas tij nuk ka elementë të veprës penale.
“Në vlerësimin tonë nuk ekziston fakti kriminal i pretenduar si vepër penale”, tha avokati.
Një reagim e pati edhe Bledjon Nallbati, i cili hodhi akuza ndaj prokurores së çështjes.

Lexo edhe:

“Pas një drame shpirtërore”/ Tragjedia e një familjeje shqiptare në Itali, banorët e Gryksh në Peqin: Janarin e kaluan në Shqipëri.

E pabesueshme, gjatë ndeshjes i vjedhin telefonin dhe portofolin arbitrit… ndërhyn policia

“Prokurorja, ish-vartësja e Niko Peleshit, personit i cili u mor personalisht me inskenimin dhe falsifikimin e kësaj akuze që nuk qëndron shkon para gjykatës dhe thotë që nuk i kam marrë ende pamjet, nuk di çfarë ka ndodhur, por them të caktohet një masë sigurie, vlerësova si të drejtë arrestimin në flagrancë për vepra që nuk qëndrojnë dhe kërkoj që të caktohet një masë sigurie, pavarësisht nëse ende vetë nuk i administroj këto akte. Më vjen keq që gjyqtarja u bë pjesë e kësaj maskarade politike. Kuptohet pse. Padiskutim që e gjitha kjo u inskenua që Edi Rama të shmangte përgjegjësinë e tij për keqqeverisjen 12-vjeçare dhe u mor me një tallava të tillë”, tha Nallbati.

Nallbati tha se drejtori i policisë delegoi që çështja të punohej nga Drejtoria e Korçës, ndërkohë që kompetencën e ka Komisariati i Devollit.

“Unë e kuptoj, drejtori i policisë, Niko Peleshi, janë eunukë, të paburrë që marrin urdhra dhe i zbatojnë verbërisht nga shefi i tyre, Edi Rama. Nuk e kam këtë deklaratë me ata. Atyre do ua jap përgjigjet ligjërisht siç u takon. Kjo çështje sapo ka filluar. Kanë marrë në qafë punonjës policie që ka firmosur shkresat mbi këtë aktakuzë, me urdhër dhe ata e dinë mirë. E ftoj atë djalë të shkojë pa qenë nevoja që ta çoj unë në SPAK dhe kudo tjetër. Të tregojë pse u mor me një çështje që nuk i takon”, tha Nallbati.

Ai i ktheu përgjigje edhe kryeministrit Edi Rama pasi ky i fundit e përshkroi Nallbatin si “trangull dhe kokëbosh”.

“Unë dhe vëllai im as jemi trembur dhe as do trembemi asnjëherë. Erdhe në Devoll dhe the që vëllai i Bledjon Nallbatit, një njeri gjysmë metri i gjatë është kapo. Jo. Ai as është gjysmë metri i gjatë dhe nuk është kapo. Është kapedan sepse pret dhe përcjell qytetarët dhe i ndihmon me çfarë mundet. Ndërkohë që vëllai yt dy metrosh dihet botërisht, i akuzuar nga agjencitë ndërkombëtare të inteligjencës si kryemafiozi i kokainës në Shqipëri. Vëllai im dhe i jot kanë një ndryshmëri të madhe. Ashtu siç unë dhe ti ndryshojmë shumë. Ti je burracak dhe frikacak. Do ta marrësh përgjigjen pas datës 11 Maj”, tha ai.

Kujtojmë se vëllai i Bledjon Nallbatit u arrestua pas një konflikti me një shofer kamioni. Pas debatit që nisi fillimisht me fjalë, Alti Nallbati tentoi të zbriste shoferin poshtë, por u pengua nga deputeti.

Situata agravoi më pas dhe të dy vëllezërit tentuan të nxjerrin jashtë shoferin. Në vendin ku ndodhi sherri ndërhynë qytetarët që shuan konfliktin.

Ndërkohë gjatë një takimi të hënë në Devoll, kryeministri Edi Rama komentoi rastin dhe sulmoi deputetin e PD-së, Bledion Nallbati.

“Devolli ka sjellë në parlament një rrugaç të një niveli që nuk e di në cilën vjershë të Dritëro Agollit mund të gjente vend, por ma ha mendja te fjala kokëbosh dhe trangull, që Dritëroi e përdor. Ai gjen vend komplet. Si mundet demokratët e Devollit të votojnë për një rrugaç?! Nuk është një, janë një grup dhe ju e dini mirë se kush është rrugaçi kryesor. Dhe ju e dini mirë pse ky rrugaci dytësor bën si i fortë dhe ndihet me shpatulla të ngrohta. Nga një poet kombëtar, te një turp vendor këtu”, tha Rama.

Tags: nallbatiramesskerfylell

Nga Kategoria

“Pas një drame shpirtërore”/ Tragjedia e një familjeje shqiptare në Itali, banorët e Gryksh në Peqin: Janarin e kaluan në Shqipëri.
Lajme

“Pas një drame shpirtërore”/ Tragjedia e një familjeje shqiptare në Itali, banorët e Gryksh në Peqin: Janarin e kaluan në Shqipëri.

5 Shkurt, 2026
E pabesueshme, gjatë ndeshjes i vjedhin telefonin dhe portofolin arbitrit... ndërhyn policia
Lajme

E pabesueshme, gjatë ndeshjes i vjedhin telefonin dhe portofolin arbitrit… ndërhyn policia

5 Shkurt, 2026
Aktualitet

Emri i lënë kujtim përjetë mbi derë/ Kjo është shtëpia e familjes Kola në Peqin, e cila u shua në Itali

5 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“Pas një drame shpirtërore”/ Tragjedia e një familjeje shqiptare në Itali, banorët e Gryksh në Peqin: Janarin e kaluan në Shqipëri.

“Pas një drame shpirtërore”/ Tragjedia e një familjeje shqiptare në Itali, banorët e Gryksh në Peqin: Janarin e kaluan në Shqipëri.

5 Shkurt, 2026

Zelensky: 55,000 ushtarë ukrainas të vrarë në luftën me Rusinë

5 Shkurt, 2026

Video. Rrjedhat që rriten dhe përmbytjet fatale godasin Portigal ndërsa Stuhia Leonardo godet vendasit.

5 Shkurt, 2026

VIDEO: Phil Jones refuzon kategorikisht të thotë emrin e Erling Haaland teksa përmend lojtarët më të mirë të Premier League dhe pretendon se Senne Lammens i Manchester United është portieri më i mirë.

5 Shkurt, 2026
E pabesueshme, gjatë ndeshjes i vjedhin telefonin dhe portofolin arbitrit... ndërhyn policia

E pabesueshme, gjatë ndeshjes i vjedhin telefonin dhe portofolin arbitrit… ndërhyn policia

5 Shkurt, 2026

SHBA duhet të jetë e kujdesshme në furnizimin me armë për Tajvanin, i thotë Xi Trumpit. Thirrja e tyre vjen pas një sere vizitash të liderëve perëndimorë në Kinë në muajt e fundit.

5 Shkurt, 2026

Emri i lënë kujtim përjetë mbi derë/ Kjo është shtëpia e familjes Kola në Peqin, e cila u shua në Itali

5 Shkurt, 2026
Përmbytjet: 30 vite pa asnjë të dënuar, KLSH zbardh dështimin e institucioneve dhe 2.5 miliardë dollarë dëme.

Çarja e argjinaturës së Erzenit shkakton përmbytje në Durrës/ Prokuroria fillon hetimet për “shpërdorim detyre” dhe “shkatërrim prone”

5 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.