• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 24 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Incidenti në lokalin e babait të kandidates së PS në Dajç, Manja: Gjin Gjoni të marrë përgjegjësinë politike dhe ligjore

5 Maj, 2025
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtuesi politik i PS në qarkun Lezhë, Ulsi Manja ka reaguar pas incidentit në lokalin e babait të kandidates së PS në Dajç.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ai tha se kërcënuan me armë babai, motra dhe gjithë shtabi elektoral i kandidates për deputete, Klotilda Ndreca.

Sipas Manjës ky është një akt i patolerueshëm që shkon përtej çdo kufiri të konfliktit politik.

Lexo edhe:

Berisha lajmëron datën e protestës së radhës së opozitës

Aksident i rëndë në Vloçisht, tre persona plagosen dhe dërgohen në spital

Postimi i plotë i Manjës:

Reagim për ngjarjen e rëndë në Dajç të Lezhës
Ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Dajç të Lezhës, ku u kërcënuan me armë babai, motra dhe gjithë shtabi elektoral i kandidates sonë për deputete, znj. Klotilda Ndreca, është një akt i patolerueshëm që shkon përtej çdo kufiri të konfliktit politik.

Kandidati Gjin Gjoni duhet të marrë përgjegjësinë politike dhe ligjore për klimën e dhunshme që po nxit në Lezhë, Kurbin dhe Mirditë. Nëse dëshiron të shfaqet si trim, le t’i qëndrojë deri në fund kësaj strategjie të frikësimit dhe të mos bëjë “shokun e trimit”, duke manipuluar ngjarjen nga frika e ndëshkimit, por t’i dalë për zot trimnisë së tij e jo të fshihet pas gishtit !
Ngjarja ka prova filmike dhe audio që vërtetojnë qartë kërcënimet dhe dhunën dhe i ka në dispozicion hetimi . Koha kur Gjini ndërtonte vetë vendngjarjet me “çekiçin” e drejtësisë së vjetër ka marrë fund me Reformën në Drejtësi.

Reformën në drejtësi dhe SPAK-un i ngritëm pikërisht për raste si ky – që askush të mos fshihet më pas pushtetit apo lidhjeve politike, por të jetë i barabartë përpara ligjit. Ky rast është tashmë në duart e drejtësisë së re dhe nuk do të tolerohet asnjë përpjekje për ta zvarritur apo deformuar.
Gjin Gjoni dhe kushdo tjetër që mendon si ai do të mbajnë përgjegjësi të plotë për përshkallëzimin e klimës së tensionuar dhe për prishjen e atmosferës politike në qarkun e Lezhës.

Sot kam informuar zyrtarisht misionin e vëzhguesve afatgjatë të OSBE/ODIHR për ngjarjen në Dajç dhe, si drejtues politik i PS për qarkun Lezhë, u kam garantuar angazhimin tim personal dhe të partisë që përfaqësoj për një proces zgjedhor të ndershëm dhe të qetë.
Për ne socialistët, kjo që po ndodh këto ditë të fundit me PD-në lokale dhe atë në qendër, është një film i vjetër që e kemi parë në 10 fushata me radhë. Fundin e dimë – jo vetëm ne, por çdo shqiptar.

Dhe kështu do ndodhë edhe më 11 maj, mbajeni mend:
• Në takimet përmbyllëse do të shpallin fitoren dhe do të këndojnë himnin,
• Në mëngjes do fillojnë të varin veshët,
• Në drekë do zvarritin numërimin me justifikime banale,
• Në darkë do thonë: “Na i vodhën prapë!”

Me të njëjtin regjisor nuk mund të ketë një film ndryshe! Më 11 maj, ne do t’i mundim për herë të dhjetë PD+ASHM & Co!

Ftoj të gjithë mbështetësit e PS të mos bien pre e provokimeve dhe tensioneve të qëllimshme. Ne do të fitojmë me qytetari, me projekt dhe me angazhim – jo me armë dhe kërcënime.
Ne distancohemi qartësisht nga çdo akt dhune apo veprim antiligjor që cënon zgjedhjet e lira dhe kërkojmë nga institucionet kompetente të hetojnë çdo shkelje të ligjit zgjedhor, pa asnjë përjashtim!Incidenti në lokalin e babait të kandidates së PS në Dajç, Manja: Gjin Gjoni të marrë përgjegjësinë politike dhe ligjore, nëse do të shfaqet si trim…

Tags: dajcgjin gjoniUlsi manja

Nga Kategoria

Kryesore

Berisha lajmëron datën e protestës së radhës së opozitës

24 Prill, 2026
Aktualitet

Aksident i rëndë në Vloçisht, tre persona plagosen dhe dërgohen në spital

24 Prill, 2026
Aktualitet

Aksident me vdekje në Tiranë, kamioni përplas 61-vjeçarin me motoçikletë

24 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Berisha lajmëron datën e protestës së radhës së opozitës

24 Prill, 2026

Aksident i rëndë në Vloçisht, tre persona plagosen dhe dërgohen në spital

24 Prill, 2026

Aksident me vdekje në Tiranë, kamioni përplas 61-vjeçarin me motoçikletë

24 Prill, 2026
“Trump thotë se nuk kishim nevojë për NATO-n në lidhje me tensionet me Iranin: Të dy palët janë gati për një marrëveshje”

Trump “shuan” skenarin bombë: Italia nuk zëvendëson Iranin në Botërorin 2026

24 Prill, 2026
Arjan Konomi reagon ndaj Edisës pas akuzave për orientimin e tij seksual!

Përplasje pas finales së Big Brother VIP Fan Club: Debati mes Edisa Demollarit dhe Arjan Konomit vijon edhe jashtë ekranit

24 Prill, 2026

Gjykata e Posaçme e Apelit shtyn seancën për Erion Veliajn

24 Prill, 2026

Çfarë votoi PS në Kuvend, dy ndryshimet në projektligje për Gardën dhe arsimin: Kreun do e emëroj Kryeministri!

24 Prill, 2026

Ervin Demo për reformën territoriale: Garantojmë bashki më të forta dhe shërbim më të mirë

24 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.