• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 5 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Erion Veliaj i “lënë në harresë”? Ja si përgjigjet kryeministri

5 Maj, 2025
tek Kryesore, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Një prej pyetjeve që kreut të qeverisë iu bë nga Jonida Shehu, ishte dhe për drejtësinë, për të cilën dy muaj më parë, kur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u prangos në zyrën e tij, vetë Rama tha se ka nevojë të përmirësohet dhe të rrisë standartet.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Çfarë ndryshoi nga qëndrimi juaj i fundit ndaj arrestimit të zotit Veliaj dhe ajo mbledhja me grupin parlamentar ku ju folët në mënyrë të drejtpërdrejtë me drejtësinë, që do të ndërtoni një drejtësi me standarte ndryshe nga ajo që po ju shfaqej në atë periudhë dhe më pas shumë pak ditësh ju nuk folët më dhe as një fjalë nuk kishte gjatë fushatës për drejtësinë me standarte.  Keni ndryshuar ju qëndrim?”, ishte pyetja që iu drejtua kryeministrit , i cili iu përgjigj duke thënë se deklaratat e tij janë keqinterpretuar dhe janë nxjerrë nga konteksti.

Sipas Ramës, deklarata e bërë për drejtësinë, për të cilën ritheksoi edhe njëherë që gëzon të gjithë mbështetjen e Partisë Socialiste, u bë gjatë asaj mbledhje të Grupit Parlamentar lidhur me rastin e Erion Veliajt, për një rast konkret dhe jo për drejtësinë në tërësi.

Lexo edhe:

Tragjike në SHBA/ E mori në makinë për ta ndihmuar, babai i tre fëmijëve vritet me plumb në kokë nga e panjohura

Në pritje të Derbit të Madonninës: Interi dhe Milani ndeshen në një muaj kyç për titullin

“Ishte në një konteskt të caktuar për një çështje konkrete lidhur me probleme konkrete të cështjesh dhe unë trajtova në atë moment ato problematika pa vënë në diskutim se çfarë kemi bërë ne dhe duke thënë që duhet ti rrisim dhe ti forcojmë këto. E dini ju që 57 % të detyrave të procesit të negociatave lidhen me drejtësinë”, tha Rama ndër të tjera.

I pyetur më tej se çfarë do të ndodhë pas 11 majit me reformën në drejtësi, kreu i qeverisë tha se ajo nuk do të preket, por do të përmirësohet në bazë të standardeve të Bashkimit Europian.

“57% e detyrave të procesit të negociatave lidhen me drejtësinë. 57% e detyrave të atij procesi që bëjmë ne në Bruksel,  lidhen më këtë gjë. Nuk do ndryshohet drejtësia. Drejtësia nuk do të preket. Arkitektura është ngritur dhe ajo nuk preket. Ama duhet të fuqizohet, duhet përmirësuar, sipas standardeve të Bashkimit Europian”, tha kryeministri. 

Jonida Shehu: Çfarë ndryshoi nga qëndrimi juaj i fundit ndaj arrestimit të zotit Veliaj dhe ajo mbledhja me grupin parlamentar ku ju folët në mënyrë të drejtpërdrejtë me drejtësinë, që do të ndërtoni një drejtësi me standarte ndryshe nga ajo që po ju shfaqej në atë periudhë dhe më pas shumë pak ditësh ju nuk folët më dhe as një fjalë nuk kishte gjatë fushatës për drejtësinë me standarte. Keni ndryshuar ju qëndrim?

Rama: Jo

Shehu: E keni lënë mënjanë drejtësinë me standarte?

Rama: Jo

Shehu: Apo është çështje sensitive që mund t’ju prishë punë në fushatë elektorale?

Rama: Jo. Shqipja, gjuha shqipe është për mua dashuria më e madhe gjëja më e bukur. Dhe një nga kënaqësitë më të mëdha kur ulesha me Kadarenë ishte biseda për shqipen. Ai flishte për shqipen dhe ai dinte dhe rusishten frëngjishten dhe bënte krahasim.Unë shqipen e kam shumë merak dhe mur  ma merrni dhe ma bëni copë. Marr këto që mi çojnë 95% e citimeve të titujve nëpër portale të fjalëve të mia janë tjetër për tjetër.  Juve e keni e morët atë që thashë unë dhe e nxorët nga kotneksti. Ishte në një konteskt të caktuar për një çështje konkrete lidhur me probleme konkrete të çështjesh dhe unë trajtova në atë moment ato problematika pa vënë në diskutim se çfarë kemi bërë ne dhe duke thënë që duhet ti rrisim dhe ti forcojmë këto.

Shehu: Si do silleni ju me rritjen e standarteve të drejtësisë? 

Rama: E dini ju që 57 % të detyrave të procesit të negociatave lidhen me drejtësinë. Arkitektura është ngritur dhe nuk preket. Por, aman duhet fuqizuar përmirësuar sipas standarteve të BE. I kemi të shkruara të gjitha. Janë në tekste. Shumica e shqiptarëve e dinë mirë që drejtësia e re është pjellë drejtpërdrejt e PS. Nëse ka një gjë të sigurt si drita që shohim këtu është që përmiritjen e forcimin dhe qëndrueshmërinë e asaj bebe ne jemi të vetmit që jemi interesuar dhe bashkë me popullin. Këtu edhe burrat që do shkojnë në kënetë e duan kështu drejtësinë.

Nuk keni kuptuar asgjë. Se s’keni dashur të kuptoni se unë e kam thënë. Ne kur e kemi marrë këtë mision dhe i kemi hyrë detit me këngë e kemi pasur të qartë dhe nuk kemi qenë qorra dhe nuk kemi parë një nëdër tjetër që do bëjmë reformë e s’do marrim kosto.

Çështë kjo fushatë timoni, tepsia. Kur thoja unë më jepni një timon  pa të tjerë në prehër që të bëjmë një drejtësi që të godasë majtas dhe djathtas dhe mos pyesë kush ka pushtet e kush nuk ka? Si mendoni bëja shaka? Mendoni se nuk e dija që po të dorëzoja shpatën e ndëshkimit do rrinte atje në duar të pavarura dhe do kapte kundërshtarët e mi dhe nuk do vinte të futej në mishin tim? Unë mos jem edhe shumë i zgjuar por nuk jam idiot. Ju dukem idiot?

Tags: harreseRamaveliaj

Nga Kategoria

Bota

Tragjike në SHBA/ E mori në makinë për ta ndihmuar, babai i tre fëmijëve vritet me plumb në kokë nga e panjohura

5 Shkurt, 2026
Në pritje të Derbit të Madonninës: Interi dhe Milani ndeshen në një muaj kyç për titullin
Kryesore

Në pritje të Derbit të Madonninës: Interi dhe Milani ndeshen në një muaj kyç për titullin

5 Shkurt, 2026
Lajme

Po pret Albën apo Dolcen? Limi flet hapur pas daljes nga ‘BBVK’

5 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Micky van de Ven inkurajohet të kalojë te ‘ekipet e mëdha’ këtë verë ndërsa Tottenham vazhdon të përballet me vështirësi nën drejtimin e Thomas Frank.

5 Shkurt, 2026

Tragjike në SHBA/ E mori në makinë për ta ndihmuar, babai i tre fëmijëve vritet me plumb në kokë nga e panjohura

5 Shkurt, 2026
Në pritje të Derbit të Madonninës: Interi dhe Milani ndeshen në një muaj kyç për titullin

Në pritje të Derbit të Madonninës: Interi dhe Milani ndeshen në një muaj kyç për titullin

5 Shkurt, 2026
"Alba bëhet viktimë e televizioneve" Limi shokon me deklaratën: Nuk po pres asnjërën!

“Alba bëhet viktimë e televizioneve” Limi shokon me deklaratën: Nuk po pres asnjërën!

5 Shkurt, 2026

Po pret Albën apo Dolcen? Limi flet hapur pas daljes nga ‘BBVK’

5 Shkurt, 2026

Dronët rusë sulmojnë Kievin ndërsa kryeqyteti përballet me prerje energjie dhe të ftohtë Ukraina u zgjuar me sulme të reja në kryeqytetin e saj më 5 Shkurt 2026, ndërsa Kievi po përballet me një krizë energjie në rritje dhe sulme të rinovuar nga Rusia.

5 Shkurt, 2026
Dosja Epstein: Një prej viktimave flet për abuzimin në moshën 16-vjeçare dhe akuzon Trump për tradhti

Dosja Epstein: Një prej viktimave flet për abuzimin në moshën 16-vjeçare dhe akuzon Trump për tradhti

5 Shkurt, 2026
Ish-drejtori i burgjeve, Agim Ismajli, ndërmerr një paraqitje në SPAK

Ish-drejtori i burgjeve, Agim Ismajli, ndërmerr një paraqitje në SPAK

5 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.