• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 2 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Shkoi të blinte peshk për darkë, shqiptari humb jetën në një aksident fatal

4 Maj, 2025
tek Aktualitet, Kryesore
Share on FacebookShare on Twitter

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali mbrëmjen e kaluar ku si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje një shqiptar. Viktima e indentifikuar si Artur Çela, ndodhej vetëm rreth 100 metra larg shtëpisë së tij pasi kishte shkuar të blinte peshk për darkë. I ndjeri ishte i njohur për mirësjelljen dhe përkushtimin e tij ndaj punës dhe në shtqpi po e priste gruaja e tij Suzana dhe dy fëmijët, Eni dhe Martina.Ai ndodhej vetëm njëqind metra larg shtëpisë kur motoçikleta e tij u përplas me një Fiat 500 që po dilte nga një rrugë anësore për të hyrë në Via Claudia. Dinamika dhe shkqet e këtij aksidenti fatal po shqyrtohet nga Karabinierët e Portogruaro-s, të cilët po rindërtojnë incidentin përmes anketave teknike dhe dëshmive.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Përplasja ishte tepër e rëndë pasi motoçikleta u shkatërrua, dhe i ndjeri u hodh në asfalt duke goditur me forcë disa shtylla hekuri që kufizonin kalimin e biçikletave dhe këmbësorëve. Shërbimet e emergjencës mbërritën menjëherë, së bashku me zjarrfikësit dhe policinë por kaska kishte fluturuar dhe trupi ishte pa jetë në mes të rrugës.

Por, pavarësisht të gjitha përpjekjeve të tij, nuk kishte asgjë më shumë që mund të bëhej për viktimën. Disa minuta më vonë, tragjedia pati një tjetër moment prekës ku gruaja dhe fëmijët mbërritën në vendngjarje dhe u bënë të vetëdijshëm për atë që kishte ndodhur. Një skenë dëshpërimi që i preku thellë të pranishmit.

Lexo edhe:

Aktivisti dhe një prej drejtuesve të protestës, kundër përplasjes me deputetët: Zhvendosja te Parlamenti ishte e dëmshme, forca jonë nuk është dhuna

Shpërthen në flakë gjatë lëvizjes makina në Korçë

Artur Çela ishte një njeri i respektuar, shumë i pëlqyer nga kolegët dhe miqtë. Ai punonte si shofer për kompaninë e ndërtimit Zoppelletto në Concordia dhe njihej për seriozitetin dhe pasionin e tij të madh. Me origjinë nga Durrësi, ai kishte jetuar në Itali për shumë vite dhe në vitin 1994 u martua me Suzanën, me të cilën kishte ndërtuar një jetë familjare të dashur.

Shumë mesazhe ngushëllimi kanë mbërritur për familjen. Ndër këto është edhe ajo e kryetarit të bashkisë së Portogruaro-s, Luigi Toffolo: Ngushëllimet e mia personale dhe një përqafim i madh nga unë dhe e gjithë administrata bashkiake për të gjithë ju.Fjalë që pasqyrojnë ndjenjat e një komuniteti të tërë, i cili është mbledhur rreth familjes së viktimës. Trupi u transferua në varrezat e Portogruaros me urdhër të autoriteteve gjyqësore. Ndërkohë, hetimet vazhdojnë për të përcaktuar se kush është përgjegjës për aksidentin dhe për të kuptuar saktësisht se çfarë e shkaktoi një tragjedi të tillë.

Nga Kategoria

Kryesore

Aktivisti dhe një prej drejtuesve të protestës, kundër përplasjes me deputetët: Zhvendosja te Parlamenti ishte e dëmshme, forca jonë nuk është dhuna

2 Korrik, 2026
Aktualitet

Shpërthen në flakë gjatë lëvizjes makina në Korçë

2 Korrik, 2026
Aktualitet

U arrestuan nga policia, 4 protestues do të qëndrojnë sot në qeli

2 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

DFB i kërkon Nagelsmann të largohet, Klopp pret në prapaskenë

2 Korrik, 2026

Aktivisti dhe një prej drejtuesve të protestës, kundër përplasjes me deputetët: Zhvendosja te Parlamenti ishte e dëmshme, forca jonë nuk është dhuna

2 Korrik, 2026

Shpërthen në flakë gjatë lëvizjes makina në Korçë

2 Korrik, 2026

I nxehti ekstrem, rriten me 85% vdekjet e të moshuarve në Francë

2 Korrik, 2026

U arrestuan nga policia, 4 protestues do të qëndrojnë sot në qeli

2 Korrik, 2026

Trump: Shtetet e Bashkuara shpenzojnë më shumë para për NATO-n se çdo vend tjetër

2 Korrik, 2026

Inceneratori i Tiranës/ Dërgohen për gjykim Zoto, Mërtiri dhe 10 të tjerë

2 Korrik, 2026

KLP hap garën për Prokurorin e Përgjithshëm, kandidatët 30 ditë afat për të aplikuar

2 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.