• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 18 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Analizë

Shkarkimi i Waltz/ Çfarë do të ndodhë dhe kush është tjetër në rrezik pas skandalit të Signal?

2 Maj, 2025
tek Analizë, Bota, Kryesore
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti amerikan Donald Trump ka emëruar Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, si këshilltar të përkohshëm për sigurinë kombëtare, pas shkarkimit të Michael Waltz. Por shumë figura në galaktikën e Trump kanë frikë se ky veprim mund të çojë në një “tërmet” pozicionesh, përfshirë edhe postin e kreut të Pentagonit, ku aktualisht ndodhet Pete Hegseth.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas Wall Street Journal, Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Mbrojtjes ka zgjeruar hetimin e saj mbi rrjedhjen e informacionit të klasifikuar, duke hapur një dosje për rastin e një bisede të krijuar nga Hegseth, ku ai kishte përfshirë gruan e tij, Jennifer Rauchet, vëllain e tij, Phil Hegseth, dhe avokatin Tim Parlatore, duke ndarë informacione mbi një plan ushtarak për të sulmuar Huthitët në Jemen.

Pentagoni tha se qëllimi i hetimit është të përcaktohet nëse Sekretari i Mbrojtjes dhe personeli tjetër kanë ndjekur procedurat për përdorimin qeveritar të aplikacioneve të mesazheve komerciale. Sip[as raportimeve nuk është e qartë se kur do të përfundojë hetimi, por kjo përfaqëson një shenjë shqetësuese për Hegseth, në dritën e ngjarjeve të fundit.

Lexo edhe:

“Ndoshta tani ajo është një engjëll,” thotë tezeja e viktimës 10-vjeçare

Lamtumirë TV, përshëndetje streaming: Oscarët do të kalojnë në YouTube në 2029 Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit njoftoi se YouTube do të ketë të drejtat ekskluzive globale për Oscarët nga 2029 deri në 2033.

Vendimi për të larguar Waltz erdhi pas zbulimeve në mars, kur këshilltari kishte përfshirë gabimisht redaktorin e The Atlantic në një grup bisedash qeveritare në platformën Signal. Në javët e fundit, Waltz ishte i pranishëm në të gjitha programet televizive, në një përpjekje për të forcuar pozicionin e tij dhe për të reduktuar thashethemet për një rënie të besimit në rrethin e ngushtë të presidentit. Por kjo doli të ishte një përpjekje e kotë.

Precedenti i mandatit të parë

Shkarkimi është një sinjal për të gjithë stafin, nga të cilët Trump kërkon besnikëri maksimale. Por, siç u përmend, është e mundur që të ketë filluar një spastrim më i përgjithshëm një praktikë jo e re për stilin e manjatit, i cili gjatë mandatit të tij të parë largoi, brenda tetë muajve të parë të presidencës, një sërë këshilltarësh.

Nga strategu kryesor Steve Bannon, te shefi i stafit Reince Priebus, dhe sidomos një tjetër këshilltar për sigurinë kombëtare Michael Flynn i detyruar të jepte dorëheqjen pasi kishte gënjyer për kontaktet e tij me diplomatët rusë. Flynn qëndroi më pak se Waltz vetëm tre javë.

Presionet e MAGA-s

Sipas Washington Post, fillimisht Trump kishte ngurruar për të shkarkuar Waltz, i cili konsiderohej si një nga bashkëpunëtorët më besnikë të tij, por ishte vetë ekipi presidencial ai që e bindi për pasigurinë e tij në një rol kaq delikat. Shtysa përfundimtare erdhi nga zbulimet e reja se Waltz kishte përdorur llogarinë e tij personale në Gmail për të ndarë materiale të klasifikuara të qeverisë  një rast që shkaktoi protesta nga demokratët në Kongres dhe heshtje të turpshme nga republikanët.

I konsideruar si një kundërshtar i administratës nga elementë kyç, ish-këshilltari nuk kishte arritur të bindte plotësisht stafin presidencial ai ishte akuzuar se kishte mbështetur ndihmat për Ukrainën dhe se ishte kundërshtuar ndaj tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani.

Është e mundur që shtytja përfundimtare për largimin e Waltz-it të jetë ndikuar edhe nga qëndrimi i Laura Loomer, aktivistja dhe blogerja e njohur e së djathtës, shumë e dëgjuar nga vetë Trump, e cila ka kritikuar hapur një sërë bashkëpunëtorësh të presidentit, përfshirë edhe Waltz-in.

Edhe Hegseth në rrezik

Loomer ka kritikuar edhe zëvendësin e Waltz, Alex Wong, i cili tashmë thuhet se është pranë largimit nga detyra. Por as Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, nuk po kalon ditë të lehta, pasi është përfshirë nga një skandal në tjetrin. Hegseth jo vetëm që kishte shpërndarë informacione konfidenciale në bisedë me pjesëmarrjen e një gazetari, por kishte krijuar edhe një grup tjetër në Signal, ku ndante të dhëna të klasifikuara me gruan, vëllain dhe avokatin e tij personal.

Në mbledhjen e fundit të kabinetit, Trump i dha fjalën duke e prezantuar me ironi si personin më pak të diskutueshëm në qeveri, duke shkaktuar të qeshura në sallë. Më pas, e lavdëroi, duke thënë: “Njerëzit nuk e dinë sa i mirë është ai.”

Por kjo nuk mjafton për ta qetësuar Sekretarin e Mbrojtjes. Vetëm disa ditë më parë, Trump kishte thënë për Waltz-in se ai është një djalë i mirë. /La Repubblica/

Nga Kategoria

Bota

“Ndoshta tani ajo është një engjëll,” thotë tezeja e viktimës 10-vjeçare

18 Dhjetor, 2025
Bota

Lamtumirë TV, përshëndetje streaming: Oscarët do të kalojnë në YouTube në 2029 Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit njoftoi se YouTube do të ketë të drejtat ekskluzive globale për Oscarët nga 2029 deri në 2033.

18 Dhjetor, 2025
Bota

Kryeministri i Luksemburgut thotë për Euronews: ‘Na nevojitet t’i ofrojmë Ukrainës mjetet për të mbijetuar luftën’

18 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

“Ndoshta tani ajo është një engjëll,” thotë tezeja e viktimës 10-vjeçare

18 Dhjetor, 2025
Kaos në Kuvend: Niko Peleshi i përgjigjet, thotë se institucionet e Republikës duhet të jenë vlera të përbashkëta, jo konflikte personale apo partiake.

Tensionet në Kuvend, Bardhi: Mirënjohje për secilin deputet, sot treguan përkushtimin e tyre ndaj interesit publik.

18 Dhjetor, 2025
Rama takohet me Thaçin në Hagë, deklaron se disa të drejta i janë hequr atij.

Rama takohet me Thaçin në Hagë, deklaron se disa të drejta i janë hequr atij.

18 Dhjetor, 2025

Lamtumirë TV, përshëndetje streaming: Oscarët do të kalojnë në YouTube në 2029 Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit njoftoi se YouTube do të ketë të drejtat ekskluzive globale për Oscarët nga 2029 deri në 2033.

18 Dhjetor, 2025

Lajme mbi ekipet Newcastle United dhe Chelsea: Informacione për plagosjet, ballafaqimi mes skuadrave, formacionet e mundshme, biletat dhe më shumë.

18 Dhjetor, 2025
"I huaji" i Kamysë në Tiranë, vepra e njohur e autorit francez, do të prezantohet në Teatrin Eksperimental.

“I huaji” i Kamysë në Tiranë, vepra e njohur e autorit francez, do të prezantohet në Teatrin Eksperimental

18 Dhjetor, 2025

Kryeministri i Luksemburgut thotë për Euronews: ‘Na nevojitet t’i ofrojmë Ukrainës mjetet për të mbijetuar luftën’

18 Dhjetor, 2025

Mançester City afron yllin 18-vjeçar

18 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.