• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 12 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Vrasja e Renato Hoxhajt, flet gruaja: U qëllua sapo doli nga shtëpia. Kohët e fundit kthehej herët në shtëpi, të dielën më tha mos ik në punë

1 Maj, 2025
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Klodiana Rakipaj, gruaja e 58-vjeçarit, Renato Hoxhaj, i cili 5 ditë më parë u vra me 3 plumba në Vlorë, ka folur për emisionin “Pa Gjurmë” lidhur me ngjarjen e rëndë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Odeta Dume: Një ngjarje e rëndë ka ndodhur vetëm para pesë ditëve në qytetin e Vlorës, ku u gjet i pajetë 58-vjeçari Renato Hoxhaj, i cili u vra me tre plumba mëngjesin e 27 prillit. Në fakt, të shtënat e armëve i ndjeu fillimisht partnerja e tij, bashkëjetuesja Klodiana, e cila u ngrit me vrap nga krevati dhe gjeti trupin e pajetë të partnerit të saj. Klodiana ndodhet në ambientet e Report TV për të treguar ditën e sotme dhe për të folur për ngjarjen e rëndë. Klodiana, përshëndetje!

Klodiana: Përshëndetje!

Lexo edhe:

Aksident i shkaktuar nga një person në gjendje të dehur, nënë me fëmijë të mitur të plagosur; AMP pezullon punonjësin e Policisë nga detyra.

Të shtëna me armë zjarri në Greqi, plagoset pronari shqiptar i një restoranti dhe djali i tij

Odeta Dume: Ngushëllime! Keni humbur partnerin nga kjo jetë!

Klodiana: Ç’të them?! Më mungon! Ishte në shtëpi dhe kur u ngrit nga ora gjashtë, ai u vesh, lau sytë, duart dhe do ikte tek puna. Edhe unë i thashë mos ik se… është shpejt. Jo, më tha, do iki, do dal. Rri, i thashë unë, mos ik. Jo, do iki!

Odeta Dume:Ju këmbëngulët që ai mos të ikte aq herët në punë.

Klodiana: Mos të dilte nga shtëpia. Edhe i thashë ulu. Ai doli. Jo, tha, se do iki poshtë tek puna, do pi kafe tek lokali si zakonisht që ulej. E mirë, në atë kohë pastaj, unë mora rrobat e punës aty tek teli, aty përjashta tek korridori, si gjithmonë që merrja rrobat e punës, dhe do vishesha unë. Mora rrobat e punës dhe sapo u vesha unë, andej-këndej, kur shikoj! Thashë se ishin fishekzjarre.

Odeta Dume: Pra, ju i dëgjuat të shtënat e armës?

Klodiana Rakipaj: Zhurmë dëgjova! Por nuk mendova se ishte armë. Mendova se ishte fishekzjarr. Kur dola pastaj më vonë, sapo iku ai nga shtëpia, aty filluan të shtënat dhe unë pandeva se ishin fishekzjarre. Sapo u vesha, mora atletet, ndenja edhe pak në shtëpi dhe kur dola, kur shikoj atë, ulërita me të madhe.

Odeta Dume: Nuk dolët pas të shtënave? Apo dolët pas disa minutave?

Klodiana Rakipaj: Si mbaruan të shtënat, ndenja brenda në shtëpi se po vishesha me rroba pune, edhe kur dola pastaj nga ora tetë e gjysmë. Se në tetë e gjysmë dola unë.

Odeta Dume: Por ngjarja ka ndodhur gjatë mëngjesit! Pra, ju keni dalë pas shumë minutash. Nuk keni dalë pas pak minutash!

Klodiana Rakipaj: Pas pak minutash dola unë. Kështu, nga ora tetë.

Odeta Dume: Po kur ka ndodhur ngjarja?

Klodiana Rakipaj: Nga ora gjashtë.

Odeta Dume: Pra, nga ora gjashtë që partneri juaj është qëlluar me tre plumba dhe ka ndërruar jetë. Pra, ju keni dalë në orën tetë e gjysmë.

Klodiana Rakipaj: Po, se unë po vishesha me rroba pune.

Odeta Dume: Pas dy orë e gjysmë keni arritur të dilni dhe të gjeni trupin e pajetë të burrit.

Klodiana Rakipaj: Se vura rrobat në lavatriçe, siç më tha ai: “Futi një çik në lavatriçe këto rrobat e mia dhe ik në punë”, më tha. “Mirë”, i thashë unë. I mora rrobat, i vendosa në lavatriçe, me ilaç, edhe kur shikoj unë! Dola pastaj se nuk e vura as në punë lavatriçen se do ikja në punë. Edhe do ta vija lavatriçen në punë kur të kthehesha se nuk i dihet, se spinat ndonjëherë bëjnë masë. Edhe mbylla derën pastaj me çelës. Kur hapa derën e jashtme pastaj, atë aty tek korridori e mbylla edhe atë me çelës. Pastaj, sapo u afrova tek shkalla e parë që do ulesha poshtë. Nuk u ula poshtë, por kur e pashë atë aty, bërtita me të madhe “ndihmë”, “ndihmë” edhe fola e fola unë dhe asnjë njeri nuk doli. Kam ikur me vrap pastaj, edhe aty lajmërova policinë, edhe erdhi policia pastaj.

Odeta Dume: Por në ato dy orë e gjysmë që trupi ka qenë i shtrirë në rrugë, sipas llogarive që ne po bëjmë të dyja së bashku, asnjë nga fqinjët nuk kaloi?

Klodiana Rakipaj: Jo, jo, asnjë nuk kishte. Asnjë këmbë njeriu nuk kishte rruga. Kur u ula poshtë unë, doli ajo komshia, edhe unë i thashë se po qaja pasi pashë tmerr dhe po qaja dhe po ulërija me të madhe. Edhe thashë çfarë më gjeti mua, o Zot i madh! Kush e ka vrarë?! Kush e vrau? I thashë unë asaj. “Nuk e di”, më u shpreh! Vajta poshtë te lokali, edhe i thashë kamarieres, “shpejt, merr policinë se e vranë”. Por nuk erdhi asnjë njeri.

Odeta Dume: Asnjëri nga fqinjët nuk doli?

Klodiana Rakipaj: Jo, jo, nuk doli askush me atë të bërtitur që bëra unë me të madhe. Se do kishin dalë!

Odeta Dume: E dashur Klodiana, ju sa vite bashkëjetesë keni me të ndjerin?

Klodiana Rakipaj: Unë kam vite me atë.

Odeta Dume: Keni shumë vite.

Klodiana Rakipaj: Po!

Odeta Dume: Dua të pyes: në dijeninë tuaj, ka pasur ndonjë konflikt?

Klodiana Rakipaj: Jo, jo, nuk ka pasur as edhe një gjë.

Odeta Dume: Duke ditur që keni shumë vite bashkë. Çfarë dyshoni ju, si partnere e të ndjerit Renato Hoxhaj?

Klodiana Rakipaj: Për asnjë gjë. Se ai shkonte tek puna, pinte kafe, qëndronte aty, edhe më pas vinte prapë, pastaj hante bukë, flinte gjumë, ikte prapë mbasdite dhe vinte prapë në shtëpi. Por kohët e fundit pastaj, ai nuk lëvizte më nga shtëpia.

Odeta Dume: E kishte lënë punën?

Klodiana Rakipaj: Jo, punën nuk e kishte lënë, por vinte në orare më të shpejta në shtëpi. Dhe e pyeta unë: “Çfarë ka?” “Asgjë nuk kam”, më tha!

Odeta Dume: A kishte shfaqur ndonjë problem? Kishit arritur të kuptonit ndonjë gjë ditë më përpara se të ndodhte kjo ngjarje?

Klodiana Rakipaj: Ça ke – i thashë unë – do ulesh, do hash bukë, më tha? Nuk kam asgjë!

Odeta Dume: Kishte hasur ndonjë problem? Kuptove ndonjë gjë ti ditë përpara se të ndodhte kjo ngjarje?

Klodiana Rakipaj: Jo, jo. Unë e pyeta: “Ti po më fsheh diçka?” “Ulu ha bukë,” më thoshte.

Odeta Dume: Pra ju e kuptuat që po ju fshihte diçka?!

Klodiana Rakipaj: Rrinte gjithmonë me telefon. I thashë: “Po ti nuk vije kurrë kaq shpejt.” “Do hash bukë?” – më thoshte.

Odeta Dume: Ti kishe vënë re ndonjë sjellje të viktimës kohëve të fundit? Sepse kemi të bëjmë me një vrasje dhe prokuroria tashmë i ka nisur pistat e hetimit. Besoj se jeni informuar.

Klodiana Rakipaj: Nuk e di fare çfarë ka pasur! Nuk më tregonte! Nuk më shprehej! Thashë pastaj: “Hajde se vjen për të pastruar vendin e shtëpisë,” se vinte edhe pastronte vendin. Më tha mua: “Mos ik në punë.” Të dielën ndodhi. “Pse?” – i thashë. “Për çfarë arsye?”

Odeta Dume: Kjo ka qenë biseda e fundit që ju keni bërë të dy përpara se të ndodhte vrasja.

Klodiana Rakipaj: Po kjo ishte!

Odeta Dume: E dashur Klodiana, ju i njihni personat me të cilët shoqërohej viktima?

Klodiana Rakipaj: Jo, nuk i njoh! Po që dilte ai, pasi nuk rrinte edhe shumë tek lokali, se ikte me makinë, se kishte makinë. Edhe mua nuk më thoshte se ku do vinte, se ai shkonte, dilte me makinë edhe në orët e vona.

Odeta Dume: Në orët e vona të natës dilte me makinë?

Klodiana Rakipaj: Po, po dilte.

Odeta Dume: Ju tregonte se ku do shkonte?

Klodiana Rakipaj: Jo, jo nuk më thoshte gjë ai mua. “Po dal për ndonjë punë,” më thoshte, si punë taksie. Kur vinte pastaj, ai vinte për të ngrënë bukë.

Odeta Dume: E dashur Klodiana, dy ditë pas ngjarjes së rëndë, policia arrestoi Ervis Mehmetaj, një 37-vjeçar nga Tropoja, ku dyshohet se ka ndihmuar autorin me makinën që ka ardhur pranë banesës suaj, ka kryer krimin dhe është larguar. Besoj se jeni informuar për këtë.

Klodiana Rakipaj: S’e di! Nuk e kam dëgjuar ndonjëherë këtë ngjarje.

Odeta Dume: Policia ka nisur pistat e hetimit dhe porositësi është nga Dubai, që ka bërë vrasjen e partnerit tuaj.

Klodiana Rakipaj: Nuk e dija se do ndodhte kjo gjë. Se ne rrimë, shikonim hallet tona.

Odeta Dume: Dyshohet se bashkëjetuesi juaj ka qenë informator i grupeve kriminale në qytetin e Vlorës.

Klodiana Rakipaj: Nuk e di fare! Nuk ja kam idenë. Se unë kam marrë tmerr. Se po të dilnim bashkë të dy, do na kishin vrarë. Jam shumë e frikësuar, se kam frikë se mos më vrasin edhe mua. Kam shumë frikë.

Odeta Dume: Këto pesë ditë ku i kaluat?

Klodiana Rakipaj: Rrugëve të qytetit të Vlorës.

Odeta Dume: Keni qëndruar përjashta në qytetin e Vlorës?

Klodiana Rakipaj: Kam ndenjur rrugëve. Kam vajtur edhe në bashki, po qaja me pikë të lotit, se isha pa ngrënë edhe pa pirë.

Odeta Dume: Pra bashkia e Vlorës ju ka gjetur një strehë?

Klodiana Rakipaj: Po, nesër do shkoj atje.

Odeta Dume: Unë shpresoj që ngjarja të zbardhet sa më shpejt dhe të zbulohet autori që bëri këtë krim.

Klodiana Rakipaj: Do Zoti!

Nga Kategoria

Aksident i shkaktuar nga një person në gjendje të dehur, nënë me fëmijë të mitur të plagosur; AMP pezullon punonjësin e Policisë nga detyra.
Aktualitet

Aksident i shkaktuar nga një person në gjendje të dehur, nënë me fëmijë të mitur të plagosur; AMP pezullon punonjësin e Policisë nga detyra.

12 Janar, 2026
Lajme

Të shtëna me armë zjarri në Greqi, plagoset pronari shqiptar i një restoranti dhe djali i tij

12 Janar, 2026
Bota

Tre persona hapin zjarr para biznesit të shqiptarit në Greqi, plagoset pronari dhe i biri

12 Janar, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Dhjetë të akuzuar për organizimin e bixhozit në Deçan

Pronari i një lokali në Skenderaj arrestohet pas kapjes në lojëra pokeri me 14 individë të tjerë

12 Janar, 2026
Aksident i shkaktuar nga një person në gjendje të dehur, nënë me fëmijë të mitur të plagosur; AMP pezullon punonjësin e Policisë nga detyra.

Aksident i shkaktuar nga një person në gjendje të dehur, nënë me fëmijë të mitur të plagosur; AMP pezullon punonjësin e Policisë nga detyra.

12 Janar, 2026

Të shtëna me armë zjarri në Greqi, plagoset pronari shqiptar i një restoranti dhe djali i tij

12 Janar, 2026
Brooklyn Beckham shpreh dashurinë e tij për Nicola Peltz në ditëlindjen e saj: "Jam burri më i lumtur"

“Burri më me fat në botë” – Brooklyn Beckham surprizon Nicola Peltz me dedikim emocionues për ditëlindje

12 Janar, 2026

Tre persona hapin zjarr para biznesit të shqiptarit në Greqi, plagoset pronari dhe i biri

12 Janar, 2026
Moti i keq në qarkun e Shkodrës sjell lumenjtë nën nivelet alarmuese

Situata nën kontroll në Shkodër: lumenjtë nën kuota kritike, vijon monitorimi

12 Janar, 2026

Mbi 500 protestues të vrarë në Iran dhe 11 mijë të arrestuar. Trump po shqyrton ndërhyrjen ushtarake

12 Janar, 2026
Borë dhe akull në Dibër, disa rrugë pothuajse të pakalueshme. Puna për gjetjen e 30-vjeçarit të ndjerë në lumin Mat vazhdon.

Borë dhe akull në Dibër, disa rrugë pothuajse të pakalueshme/ Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 30-vjeçarit në lumin Mat

12 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.