• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 5 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Yamal, një nga pasardhësit e paracaktuar të Messit dhe Ronaldos. Ja të gjitha rekordet që ka thyer tashmë

30 Prill, 2025
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Një nga talentet më të mira të futbollit botëror. Lamine Yamal, 17 vjeç, tashmë ka fituar një “letërsi” të vërtetë të përkushtuar ndaj tij. Historia e tij shumë e re ka tashmë faqet e para, kapituj dhe libra të shkruar për të. Prandaj Interi është sot më shumë se i paralajmëruar: përballë ka lojtarin e lindur në vitin 2007, nga Esplugues de Llobregat, i cili tashmë ka mposhtur të mëdhenjtë, ka udhëhequr Spanjën në fitimin e “Euro 2024”, ka fituar “Copa del Rey” si protagonist kundër Real Madridit. Ai shihet si një nga pasardhësit e paracaktuar të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ja të gjitha rekordet e thyera prej tij tashmë:

Debutuesi më i ri në ekipin e parë: Debutoi me Barcelonën më 29 prill 2023, kundër Real Betisit, në moshën 15 vjeç, 9 muaj e 16 ditë (15 vjeç e 290 ditë), duke u bërë lojtari më i ri që ka debutuar për klubin katalanas në një ndeshje zyrtare të La Liga-s.

Lexo edhe:

IKONAT: Si prerja e flokëve Cascão ndihmoi Ronaldo dhe Brazilin në Kupën e Botës 2002

Sezoni i tmerrshëm i Paul Pogba në Monaco arrin kulmin e ri, pasi ish-mesfushori i Man Utd nuk përfshihet në skuadrën e Ligës së Kampionëve për play-offin ndaj PSG-së.

Titullari më i ri në La Liga, në shekullin XXI: Më 20 gusht 2023, në moshën 16 vjeç e 38 ditë, luajti si titullar kundër Cadiz, duke u bërë titullari më i ri në historinë e Barcelonës dhe të La Liga-s në shekullin XXI.

Shënuesi më i ri në La Liga: Shënoi golin e tij të parë në La Liga më 8 tetor 2023 kundër Granadës, në moshën 16 vjeç e 87 ditë, duke thyer rekordin e mëparshëm të Ansu Fati.

Debutuesi më i ri në Champions League për Barcelonën: Hyri në fushë kundër Antwerp më 19 shtator 2023, në moshën 16 vjeç e 68 ditë.

Titullari më i ri në Champions League: Më 4 tetor 2023, në moshën 16 vjeç e 83 ditë, ishte titullar kundër Portos, duke thyer rekordin e mëparshëm të Celestine Babayaro (16 vjeç e 86 ditë).

Shënuesi më i ri që ka realizuar një dopietë në La Liga: Më 11 shkurt 2024, në moshën 16 vjeç e 213 ditë, shënoi dy gola kundër Granadës, duke u bërë lojtari më i ri në historinë e La Liga-s që realizon dopietë.

Shënuesi më i ri në “Copa del Rey”: Më 25 janar 2024, në moshën 16 vjeç e 196 ditë, shënoi kundër Athletic Bilbaos në çerekfinale.

Shënuesi më i ri në “El Clásico”: Më 26 tetor 2024, në moshën 17 vjeç e 105 ditë, shënoi kundër Real Madridit, duke thyer rekordin e Ansu Fati (17 vjeç e 359 ditë).

Më i riu që ka shënuar dhe dhënë asist në një ndeshje të Champions League: Më 11 mars 2025, në moshën 17 vjeç e 241 ditë, realizoi një gol dhe dha një asist kundër Benfica, duke thyer rekordet e Breel Embolo dhe Ansu Fati.

Më i riu që regjistron pesë asiste në Champions League: Me asistin e tij të pestë në këtë kompeticion, dhënë kundër Benfica në mars 2025, theu rekordin e Theo Walcott (19 vjeç e 23 ditë).

A mund t’i arrijë të mëdhenjtë? Është ende herët për ta thënë, qëndrueshmëria e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit luan sigurisht në favorin e tyre. Ata janë lojtarë që kanë shënjuar një epokë, më shumë se një dekadë. Nuk kanë qenë vetëm “rrufe” apo “ylberë”, por “qiell i yllëzuar”. Yamal ka pa dyshim moshën në favor të tij, por duhet të gjejë qëndrueshmëri dhe vazhdimësi, jetëgjatësi dhe siç u tha, durim. Nëse dita duket që në mëngjes, është në rrugën e duhur.

Nga Kategoria

Sporti

IKONAT: Si prerja e flokëve Cascão ndihmoi Ronaldo dhe Brazilin në Kupën e Botës 2002

5 Shkurt, 2026
Sporti

Sezoni i tmerrshëm i Paul Pogba në Monaco arrin kulmin e ri, pasi ish-mesfushori i Man Utd nuk përfshihet në skuadrën e Ligës së Kampionëve për play-offin ndaj PSG-së.

5 Shkurt, 2026
Sporti

Zbulohet: Si Ruben Amorim ndihmoi Man City në planin për të mbështetur Pep Guardiola për shkak të marrëdhënies së ish-trajnerit të Man Utd me drejtuesin e Stadiumit Etihad.

5 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Horoskopi i sotëm: Paralajmërime dhe këshilla për 12 shenjat

5 Shkurt, 2026
Nga Ronaldo te Neymar: Pse 5 Shkurti është Dita më e Veçantë për Ata që Duan të Bëhen Futbollistë

Nga Ronaldo te Neymar: Pse 5 Shkurti është Dita më e Veçantë për Ata që Duan të Bëhen Futbollistë

5 Shkurt, 2026

Rama në Vatikan, lutet në Bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë: Na udhëhiq në rrugën e së mirës, mbroje Shqipërinë

5 Shkurt, 2026

Eurpa në dosjet e Epstein: Sa e thellë është përfshirja e elitës politike të kontinentit? Publikimi i mbi tre milion dokumenteve të tjera që lidhen me pedofilin e dënuar Jeffrey Epstein ka sjellë dorëheqje, akuzat dhe një valë urrjetjeje online ndaj anëtarëve të elitës politike evropiane. Por kush është në të vërtetë i përmendur në këto dosje dhe në çfarë mase?

5 Shkurt, 2026

IKONAT: Si prerja e flokëve Cascão ndihmoi Ronaldo dhe Brazilin në Kupën e Botës 2002

5 Shkurt, 2026
Biseda telefonike mes Donald Trump dhe Xi Jinping, lideri kinez: Temë kryesore e diskutuara ishte Tajvani.

Biseda telefonike mes Donald Trump dhe Xi Jinping, lideri kinez: Temë kryesore e diskutuara ishte Tajvani.

5 Shkurt, 2026

Bulgaria heton filmimin sekret të grave në sallonet e bukurisë për site pornografia Prokurorët konfirmuan se mes viktimave janë edhe minorenë, duke përfshirë adoleshentë nga 15 deri në 17 vjeç. Viktimat përfshijnë figura publike, një gjyqtare, një prokurore, gazetarë, vajzat e një guvernatori rajonal dhe një polici.

5 Shkurt, 2026

Moti sot, kushte të paqëndrueshme atmosferike, si do vijojnë temperaturat

5 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.