• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 5 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

Shkelja e fshehtësisë së votës së diasporës/ Altin Goxhaj kallëzon në SPAK Edi Ramën dhe Blendi Klosin

19 Prill, 2025
tek Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Avokati Altin Goxhaj ka kallëzuar penalisht në SPAK kryeministrin Edi Rama, Blendi Klosin dhe persona të tjerë në strukturën e PS-së për shkelje të fshehtësisë së votës së diasporës.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Kallëzimi penal bëhet pas deklaratës së sekretarit të përgjithshëm të PS,  Blendi Klosi se vota e parë e diasporës ishte për PS.

“Edi Rama, si Kryeministër dhe Kryetar i PS, ka përgjegjësi direkte politike dhe morale për funksionimin e strukturave të patronazhit të cilat janë përdorur për të gjurmuar dhe kontrolluar votën e qytetarëve. Ai vetë ka publikuar në faqen e tij zyrtare në FB duke inkurajuar dhe promovuar f jalën e Blendi Klosit në faqen e tij në Facebook sipas provës bashkëngjitur

Lexo edhe:

Trump: Irani jashtë kontrollit, sulmi kishte notën “15 nga 10”

I përfshirë në trafikun e drogës, Guardia di Finanza kap shqiptarin me kokainë

Bledi Klosi, si deputet, ka bërë deklarime publike që vërtetojnë dijeninë dhe shkeljen e fshehtësisë së votës, në kundërshtim me Kodin Penal dhe Kodin Zgjedhor është shprehur si më sipër.  Personat e tjerë të paidentifikuar, të angazhuar në operacione patronazhimi, kanë vepruar si pjesë e një strukture të organizuar që synon kontrollin dhe dokumentimin e votës së qytetarëve” evidentohet në kallëzim penal.

Goxhaj i kërkon SPAK të hetohet rrjeti i patronazhistëve që ka përpunuar dhe shpërndarë të dhëna mbi preferencat e votimit nga diaspora. Gjithashtu i kërkon të verifikohen urdhrat, mesazhet dhe korrespondencat zyrtare e jozyrtare mbi fletëvotimet e dërguara dhe kthimet me foto si “provë bindjeje politike”.

“Veprimi penal konsiston në ndërhyrje të drejtpërdrejtë ose indirekte për të zbuluar ose bërë publike mënyrën se si një qytetar ka votuar, në kundërshtim me të drejtën themelore të fshehtësisë së votës. Në këtë rast, deklaratat publike të Bledi Klosit dhe referimet nga Edi Rama lidhur me preferencat e votuesve në diasporë, si dhe nxjerrja e fotove të qytetarëve që kanë marrë zarfat e KQZ-së, janë elementë të dukshëm të shkeljes së këtij detyrimi ligjor. Këto veprime krijojnë një klimë frikësimi dhe kontrolli të votës së lirë dhe të fshehtë

Veprimi është kryer me dashje direkte, pasi deklaratat dhe publikimet janë bërë me vetëdije të plotë, me qëllim intimidimin e votuesve dhe kontrollin e zgjedhjeve. Duke qenë funksionarë të lartë shtetërorë dhe politikë, të kallëzuarit kanë pasur njohuri të plotë të detyrimeve ligjore për të garantuar fshehtësinë e votimit dhe kanë vepruar në kundërshtim të hapur me to” thuhet në kallëzimin e Goxhajt.

Goxhaj thotë se punonjës të administratës dhe të afërmit e tyre janë urdhëruar të dërgojnë foto të fletëve të votimit si provë për votën e dhënë për Partinë Socialiste. Këto veprime, sipas kallëzimit, përbëjnë një strukturë të organizuar për deformimin e vullnetit të votuesve prandaj u kërkon SPAK të hetojë rrjetin e patronazhistëve dhe të verifikojë komunikimet zyrtare dhe jozyrtare që lidhen me manipulimin e votës nga diaspora.

auto_31745091630
auto_21745091630
auto_shka1745091631

KALLËZIMI PENAL:

Unë, Altin Goxhaj, në cilësinë e Kryetarit të Partisë Aleanca Konservatore për Shqipërinë, paraqes këtë kallëzim penal kundër Kryeministrit Edi Rama, deputetit Bledi Klosi dhe personave të tjerë të paidentifikuar të lidhur me strukturat e Partisë Socialiste, të cilët kanë deklaruar publikisht ose në rrugë operative se:

  1. Janë në dijeni të preferencës së votimit të qytetarëve shqiptarë që votojnë nga jashtë vendit nëpërmjet fletës së votimit të dërguar me postë, duke deklaruar publikisht se vota e parë e ardhur nga diaspora në qarkun e Dibrës ishte për Partinë Socialiste.
  2. Kanë publikuar dhe shpërndarë foto të qytetarëve nga diaspora të cilëve u janë dërguar zarfat e KQZ-së, të cilat tregojnë haptas presion dhe intimidim të komunitetit shqiptar në emigracion nisur nga angazhimi i deritanishëm i patronazhimit dhe të dhënave publike që punonjësit e administratës kanë qenë të detyruar të paraqesin pranë aktivistëve të PS në administratën publike formularë me të dhënat e të afërmeve që jetojnë jashtë me qëllim regjistrimin e tyre si votues nga jashtë për Zgjedhjet e 11 Majit 2025.
  3. Sipas informacioneve të siguruara nga mediat, dyshohet se punonjësve të administratës publike dhe të afërmit të tyre u është kërkuar të dërgojnë foto të fletës së votimit të votuar për PS si provë që kanë votuar “sipas udhëzimit”, duke shkelur fshehtësinë e votës dhe duke përmbushur elementët e një veprimtarie të organizuar në funksion të deformimit të vullnetit të votuesit.

Neni 327 i Kodit Penal – “Shkelja e fshehtësisë së votimit”:

“Shkelja e rregullave që garantojnë fshehtësinë e votimit nga ana e zgjedhësit, nëpërmjet fotografimit të fletës së votimit, ose filmimit të saj, ose dokumentimit me çdo mjet dhe formë të mënyrës sesi ka votuar, shfaqjes së tyre tek persona të tjerë, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga tre muaj deri në tre vjet.

Shkelja e rregullave që garantojnë fshehtësinë e votimit nga ana e personave të ngarkuar me zgjedhjet, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.

Nxitja me ose pa shpërblim, ose detyrimi i zgjedhësit për të shkelur rregullat që garantojnë fshehtësinë e votimit, sipas paragrafit të parë të këtij neni, përbën vepër penale dhe dënohet nga një vit deri në katër vjet me burgim.”

Analizë juridike:

  1. Aspekti objektiv:

Veprimi penal konsiston në ndërhyrje të drejtpërdrejtë ose indirekte për të zbuluar ose bërë publike mënyrën se si një qytetar ka votuar, në kundërshtim me të drejtën themelore të fshehtësisë së votës. Në këtë rast, deklaratat publike të Bledi Klosit dhe referimet nga Edi Rama lidhur me preferencat e votuesve në diasporë, si dhe nxjerrja e fotove të qytetarëve që kanë marrë zarfat e KQZ-së, janë elementë të dukshëm të shkeljes së këtij detyrimi ligjor. Këto veprime krijojnë një klimë frikësimi dhe kontrolli të votës së lirë dhe të fshehtë.

  1. Aspekti subjektiv:

Veprimi është kryer me dashje direkte, pasi deklaratat dhe publikimet janë bërë me vetëdije të plotë, me qëllim intimidimin e votuesve dhe kontrollin e zgjedhjeve. Duke qenë funksionarë të lartë shtetërorë dhe politikë, të kallëzuarit kanë pasur njohuri të plotë të detyrimeve ligjore për të garantuar fshehtësinë e votimit dhe kanë vepruar në kundërshtim të hapur me to.

Përgjegjësia penale e të kallëzuarve:

    • Edi Rama, si Kryeministër dhe Kryetar i PS, ka përgjegjësi direkte politike dhe morale për funksionimin e strukturave të patronazhit të cilat janë përdorur për të gjurmuar dhe kontrolluar votën e qytetarëve. Ai vetë ka publikuar në faqen e tij zyrtare në FB duke inkurajuar dhe promovuar fjalën e Blendi Klosit në faqen e tij në Facebook sipas provës bashkëngjitur https://www.facebook.com/ediramaal/videos/680051141103771 në dt. 17 Prill 2025, ora 16:39 ( në minutën 7:43, Blendi Klosi shprehet “Vota e parë erdhi në Dibër. Patronazhisti jonë tha se vota e parë i takon të majtës. Vota e parë në 1 milion vota që do të marrë PS, erdhi nga Dibra. Ne ishim ndër qarqet e para për regjistrime nga diaspora.”) në mitingun elektoral të PS në Dibër dhe po ashtu në dt 16 Prill në faqen e tij zyrtare në instagram https://www.instagram.com/p/DIf27JltG4Y/ ai ka publikuar foton që ka bërë një familje emigrantësh të cilët kanë marrë votën me zarfin me DHL.
    • Bledi Klosi, si deputet, ka bërë deklarime publike që vërtetojnë dijeninë dhe shkeljen e fshehtësisë së votës, në kundërshtim me Kodin Penal dhe Kodin Zgjedhor është shprehur si më sipër.
    • Personat e tjerë të paidentifikuar, të angazhuar në operacione patronazhimi, kanë vepruar si pjesë e një strukture të organizuar që synon kontrollin dhe dokumentimin e votës së qytetarëve.”

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Faltingoxhaj.al%2Fvideos%2F1740682899815530%2F%3Fref%3Dembed_video&show_text=0&width=560

Nga Kategoria

"Çdo kandidat për lider në Teheran përfundon i vdekur", Trump vlerëson operacionin në Iran: Nota e përsosur 15.
Lajme

Trump: Irani jashtë kontrollit, sulmi kishte notën “15 nga 10”

4 Mars, 2026
Lajme

I përfshirë në trafikun e drogës, Guardia di Finanza kap shqiptarin me kokainë

4 Mars, 2026
Lajme

Kishte mbushur makinën e vjedhur plot me kanabis, arrestohet shqiptari në Holandë

4 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Paolo Berlusconi: “Kur jam i trishtuar, shoh videot e Ronaldinhos te Milani”

5 Mars, 2026

Lazio-Atalanta mbyllet 2-2, finalisti do të vendoset në ndeshjen e kthimit

5 Mars, 2026

Statistika të frikshme te Real Madridi: që nga viti 2023 raportohen 17 raste të këputjes së ligamentit kryq (ACL)

5 Mars, 2026

Pritja e gjatë mori fund: Rodri shënon golin e parë në Premier League pas gati dy vitesh

5 Mars, 2026

Kësaj radhe pa Real Madridin dhe Barcelonën: vendoset finalja e Kupës së Mbretit

5 Mars, 2026

Newcastle me 10 lojtarë trondit Manchester United në fund, Osula vendos me supergol dhe Carrick pëson humbjen e parë

5 Mars, 2026

Arsenal fiton me vuajtje ndaj Brightonit dhe shkëputet në krye, City ndalet nga Nottingham Forest

5 Mars, 2026
Hollaj përsëri reagon ndaj Nagavcit: Nuk siguruat vota për Osmanin, e thirët vetëm për të parë formalisht.

Hollaj përsëri reagon ndaj Nagavcit: Nuk siguruat vota për Osmanin, e thirët vetëm për formalitet

4 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.