• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 23 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

SHBA dhe Irani pajtohen për rundin e tretë të bisedimeve bërthamore

19 Prill, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Negociatorët iranianë dhe amerikanë janë pajtuar që të mbajnë rundin e tretë të bisedimeve lidhur me ambiciet bërthamore të Iranit, një sinjal pozitiv mes mesazheve të përziera që ka dhënë Shtëpia e Bardhë lidhur me një veprim të mundshëm ushtarak dhe kërkesa të reja për Teheranin.Takimi i 19 prillit u zhvillua një javë pasi dy palët u takuan në Oman, që ishte takimi i parë i nivelit të lartë i zhvilluar pas shumë vitesh mes Uashingtonit dhe Teheranit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

I dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, dhe ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, udhëhoqën delegacionet e tyre në bisedimet në Romë. SHBA-ja ende nuk është deklaruar për rezultatin e bisedimeve në Romë.

Por, ministri i Jashtëm iranian tha se dy palët u pajtuan që të takohen sërish më 26 prill në Oman.

Lexo edhe:

Prekej edhe Shqipëria, SHBA rrëzon bllokimin e vizave për 75 vende

BBC: Kryeministri kanadez përballet me një provë vendimtare pasi u tërhoq nga marrëveshja e Trump

“Besoj se negociatat teknike në nivel ekspertësh do të nisin në Oman më 23 prill, dhe të shtunën e ardhshme do të takohemi në Oman për të rishikuar rezultatet e punës së ekspertëve dhe do të shohim se sa afër jemi të një marrëveshjeje në parim”, tha Araqchi.

Ndërkohë, sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u shpreh se shpreson që bisedimet me Iranin të jenë “të frytshme.”“Të gjithë do të preferonim një zgjidhje paqësore dhe të qëndrueshme”, tha ai pas takimeve në Paris.

Por, shtoi ai, se “duhet të jetë diçka që jo vetëm e ndalon Iranin të ketë armë bërthamore tani, por edhe në të ardhmen”.Rubio tha se shpreson që bisedimet me Iranin të jenë “të frytshme”.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore e kanë akuzuar prej kohësh Iranin se po përpiqet të ndërtojë armë bërthamore. Teherani i ka mohuar vazhdimisht këto akuza, duke këmbëngulur se përpjekjet e tij janë për qëllime civile, si prodhimi i energjisë elektrike.Pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhë në janar, presidenti Donald Trump, që ishte tërhequr nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, rinisi fushatën e “presionit maksimal” të sanksioneve ndaj Iranit.

Muajin e kaluar, ai i dërgoi një letër liderit suprem të Iranit duke i bërë thirrje për rifillimin e bisedimeve, teksa paralajmëroi për një veprim ushtarak nëse diplomacia dështon.Gjatë javës së fundit, Trump dhe zyrtarë të tjerë të Shtëpisë së Bardhë kanë dërguar mesazhe të ndryshme dhe ndonjëherë kontradiktore rreth qasjes së SHBA-së ndaj bisedimeve. Shtëpia e Bardhë ka urdhëruar dërgimin e bombarduesve me rreze të gjatë veprimi në rajon, si dhe një aeroplanmbajtëse.

“Nuk kam nguti” për të përdorur opsionin ushtarak, u tha Trump gazetarëve më 17 prill. “Mendoj se Irani dëshiron të bisedojë”.Më 18 prill, ai u shpreh: “Unë jam për ndalimin e Iranit, shumë thjesht, nga posedimi i një armë bërthamore. Ata nuk mund të kenë një armë bërthamore. Dua që Irani të jetë i mrekullueshëm, i begatë dhe fantastik”.

Në një intervistë më 14 prill për Fox News, Steve Witkoff tha se SHBA-ja ishte e hapur ndaj një programi bërthamor të kufizuar për Iranin.

Por, më pas ai e tërhoqi atë deklaratë përmes një postimo në rrjetet sociale, duke sugjeruar se i gjithë programi duhej shkatërruar.Roli i Izraelit në debatin mbi ambiciet bërthamore të Iranit është gjithashtu vendimtar. Zyrtarët izraelitë janë zotuar ta pengojnë Teheranin që të ketë armë bërthamore, dhe sipas disa mediave, nuk e kanë përjashtuar mundësinë e një sulmi ndaj objekteve bërthamore iraniane në muajt në vijim.

Ndërkohë, Trump thuhet se i ka thënë kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, se Uashingtoni nuk e mbështet një lëvizje të tillë.Ish-zyrtarë dhe ekspertë kanë thënë prej kohësh se Izraeli do të kishte nevojë për mbështetje të konsiderueshme ushtarake – dhe armë – nga SHBA-ja për të shkatërruar objektet dhe rezervat bërthamore të Iranit, disa prej të cilave ndodhen në ndërtesa nëntokësore./REL

Nga Kategoria

Bota

Prekej edhe Shqipëria, SHBA rrëzon bllokimin e vizave për 75 vende

22 Gusht, 2026
Bota

BBC: Kryeministri kanadez përballet me një provë vendimtare pasi u tërhoq nga marrëveshja e Trump

22 Gusht, 2026
Bota

Aksident tragjik në Britani, makina e policisë përplaset me një tjetër automjet, 7 viktima

22 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Carlos Espí shpëton Real Madridin në fund, Mourinho debuton me fitore në La Liga

22 Gusht, 2026

Olise udhëheq Bayernin drejt trofeut të parë të sezonit, Dortmund mposhtet në Superkupë

22 Gusht, 2026

Kultivuesit e kanabisit i hapin zjarr Policisë që iu afrua pranë parcelave në Pukë

22 Gusht, 2026
Screenshot

Merr zjarr Mali i Çikës, flakët i afrohen fshatit turistik të Dhërmiut

22 Gusht, 2026

Ish-kryeministri i Izraelit sulmon Netanyahun: Kemi humbur SHBA-të dhe pjesën tjetër të botës

22 Gusht, 2026

Hakerat marrin në kontroll faqen e IShP, ja mesazhi që shfaqet aty

22 Gusht, 2026

Serbia në “flakë”, BE-ja i nis helikopterë

22 Gusht, 2026

Dita e 84-t e protestës, përsëriten kërkesat për dorëheqjen e Ramës dhe qeverinë tranzitore 12-mujore

22 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.