• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 8 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

“4 të armatosur sollën me Range Rover trupin e pajetë”/ Zhdukja e Jan Prengës, dëshmon kopshtari: Erdhi Altini, i shau dhe…

16 Prill, 2025
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kopshtari i Kompleksit “Golden”, Festim Bexhdilli i cili akuzohet si i përfshirë në rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës është “rrëfyer” para grupit hetimor.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Bexhdilli është rikthyer pas në ditën kur dhe ndodhi ngjarja, duke përshkruar me detaje momentin kur një “Range Rover” ngjyrë i bardhë mbërriti te kompleksi “Golden” ku dhe ai punonte.

Sipas tij, menjëherë automjeti u fut në garazh nga ku dolën katër persona të armatosur, fytyrat e të cilëve nuk i kujton, por mban mend dialektin e tyre i cili sipas tij ishte verior.

Lexo edhe:

Carragher reagon ndaj Salah: E papranueshme ajo që bëri, çdo sukses në futboll është rezultat i ekipit, ai po i merr meritat për vete.

Presidenti Osmani manipuluar në bisedë me një zyrtare serbe, Presidenca e Kosovës reagon: Kërkesë për veprim nga policia

“Isha duke pastruar pishinën, kur erdhi një Range Rover i bardhë dhe u fut tek garazhi. Shkova t’i pyesja. Ishin 4 veta të armatosur. Nuk i njihja. Më kërkuan ujë dhe ju dërgova. Isha i frikësuar. Më thanë “ka vdekur njëri”.

Më thanë ta kalojmë nga makina në makinë. Isha shumë i trembur, nga armët e tyre edhe se pashë një të vdekur. E kaluam nga Range në një Fiat Doblo, që e përdornim për furnizimet në kompleks. E zhvendosëm trupin.

Fytyrat i kishin zbuluar, por nuk i kujtoj. Njëri kishte tatuazhe. Pastaj më kërkuan edhe një kazmë e një lopatë. Nga gjuha mu dukën si nga veriu”, mësohet të ketë thënë Bexhdilli para grupit hetimor.

Më tej dëshminë e tij e ka vijuar duke bërë me dije se më pas atyre iu bashkua dhe pronari i tij, Altin Hajri i cili iu drejtua katër personave me një ton të ashpër dhe duke iu kërkuar që të largohen.

“Aty erdhi pastaj Altin Hajri. Ai i shau dhe ju tha “c’doni këtu, po na merrni në qafë”. Ju kërkoi të ikin shpejt. Nuk e di c’bëri Altini pastaj. Nuk e di për çfarë i deshën kazmën e lopatën. Jua dhashë dhe ata i futën ne makinë. Pasi ata ikën unë shkova në shtëpi në Kavajë”, ka thënë ndër të tjera ish-kopshtari.

Bexhdili edhe në dëshmitë e dhëna më herët i ka mëshuar faktit se nuk ka lidhje me këtë ngjarje.  Ashtu sikurse kemi raportuar dhe më herët, Bexhdili para prokurorëve është shfaqur i tensionuar, ndërsa ka deklaruar se është i pafajshëm dhe se është futur në hasmëri me persona kot.

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës

Kujtojmë që Jan Prenga u rrëmbye më 17 janar të 2020 pranë banesës së tij në rrugën “London” në Kamëz.

Jan Prenga u rrëmbye në Kamëz, dyshohet pas një konflikti që vëllai i tij kishte me trafikantët shqiptarë të kokainës, pasi u akuzua se kishte përvetësuar një ngarkesë prej 260 kilogram kokainë në Britaninë e Madhe.

Ai dyshohet se është vrarë në kompleksin luksoz “Golden” i cili ështën ë pronësi të dy vëllezërve Altin dhe Emiliano Hajri.

Trupi i Prengës ende nuk është gjetur po ka dyshime të forta se ai u rrëmbye edhe u vra për shkak të dhunës barbare të ushtruar ndaj tij, duke i “mbetur” në dorë rrëmbyesve që u porositën nga Altin Hajri.

Motiv i krimit dyshohet të jetë një ngarkesë kokaine prej 260 kg, ku ishte i përfshirë vëllai i të ndjerit.

Kjo çështje u kthye sërish në vëmendje pas arrestimit të ish-deputet socialist Jurgis Çyrbja.

Nga hetimet e deritanishme dhe “zbërthimi” i aplikacionit “SKY ECC” rezulton se ish-deputeti socialist përmes kunatit të vëllait të tij, Ahmet Mashës ka dekonspiruar operacionet e Policisë së Durrësit për arrestimin e personave të shpallur në kërkim.

Ish-deputeti ka ndihmuar pronarin e kompleksit “Golden”, Altin Hajri, që t’i shpëtojë bluve dhe në këmbim ai e ka ndihmuar që të siguronte mandatin e deputetit në zgjedhjet e 2021.

Kush është Altin Hajri?

Altin Hajri, i cili ishte në kërkim për katër vite për zhdukjen e Jan Prengës, është një biznesmen i njohur dhe i lidhur me botën e krimit. Ai dyshohet se ka ndërhyrë në vitin 2017 që Jurgis Çyrbja të përfshihej në listat e sigurta të Partisë Socialiste për deputet. Sipas hetimeve, Çyrbja ka ndihmuar Hajrin të arratisej dhe të fshihej nga autoritetet.

Në vitin 2020, bisedat e përgjuara në platformën e koduar SKY zbuluan se Çyrbja dhe Hajri dyshohet ishin në komunikim të vazhdueshëm për çështje kriminale. Hajri, i akuzuar për përfshirje në rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, ka qenë një nga emrat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare.

Tags: altin hajrijan prenga

Nga Kategoria

Carragher reagon ndaj Salah: E papranueshme ajo që bëri, çdo sukses në futboll është rezultat i ekipit, ai po i merr meritat për vete.
Kryesore

Carragher reagon ndaj Salah: E papranueshme ajo që bëri, çdo sukses në futboll është rezultat i ekipit, ai po i merr meritat për vete.

8 Dhjetor, 2025
Presidenti Osmani manipuluar në bisedë me një zyrtare serbe, Presidenca e Kosovës reagon: Kërkesë për veprim nga policia.
Lajme

Presidenti Osmani manipuluar në bisedë me një zyrtare serbe, Presidenca e Kosovës reagon: Kërkesë për veprim nga policia

8 Dhjetor, 2025
Probleme në ekonominë gjermane: Numri i bizneseve dhe individëve që shpallin faliment është në nivele rekord, ja cila do të jetë kostoja për Gjermaninë.
Kryesore

Probleme në ekonominë gjermane: Numri i bizneseve dhe individëve që shpallin faliment është në nivele rekord, ja cila do të jetë kostoja për Gjermaninë

8 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Carragher reagon ndaj Salah: E papranueshme ajo që bëri, çdo sukses në futboll është rezultat i ekipit, ai po i merr meritat për vete.

Carragher reagon ndaj Salah: E papranueshme ajo që bëri, çdo sukses në futboll është rezultat i ekipit, ai po i merr meritat për vete.

8 Dhjetor, 2025

Bryan Mbeumo shënon, Manchester United fiton bindshëm 4–1 ndaj Wolves

8 Dhjetor, 2025
Presidenti Osmani manipuluar në bisedë me një zyrtare serbe, Presidenca e Kosovës reagon: Kërkesë për veprim nga policia.

Presidenti Osmani manipuluar në bisedë me një zyrtare serbe, Presidenca e Kosovës reagon: Kërkesë për veprim nga policia

8 Dhjetor, 2025
Probleme në ekonominë gjermane: Numri i bizneseve dhe individëve që shpallin faliment është në nivele rekord, ja cila do të jetë kostoja për Gjermaninë.

Probleme në ekonominë gjermane: Numri i bizneseve dhe individëve që shpallin faliment është në nivele rekord, ja cila do të jetë kostoja për Gjermaninë

8 Dhjetor, 2025

Adriatik Lapaj nis protestë i vetëm kundër Edi Ramës, merr një karrige dhe ulet te kryeministria

8 Dhjetor, 2025
Tragjedia në Meksikë: Boksieri i talentuar humb jetën nga thika ndërsa mbron motrën e tij.

Tragjedia në Meksikë: Boksieri i talentuar humb jetën nga thika ndërsa mbron motrën e tij

8 Dhjetor, 2025
Bisedimet mes Orbanit dhe Erdoganit: Presidenti hungarez thekson rolin e Turqisë si garant për furnizimin e Hungarisë me gazin rus.

Bisedimet mes Orbanit dhe Erdoganit: Presidenti hungarez thekson rolin e Turqisë si garant për furnizimin e Hungarisë me gazin rus

8 Dhjetor, 2025
“Kërcënimi i sanksioneve ndaj Rusisë? Një situatë e ndërlikuar”, thotë Von der Leyen: Sa më gjatë të zgjasë lufta, aq më shumë do të kushtojë për Rusinë.

“Kërcënimi i sanksioneve ndaj Rusisë? Një situatë e ndërlikuar”, thotë Von der Leyen: Sa më gjatë të zgjasë lufta, aq më shumë do të kushtojë për Rusin

8 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.