• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 27 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shëndeti

Veprimet që nuk duhet të bëni sapo zgjoheni në mëngjes

14 Prill, 2025
tek Shëndeti
Share on FacebookShare on Twitter

Për shumë, zgjimi herët në mëngjes është një sfidë e vërtetë, por ka edhe disa zakone të tjera që mund të bëhen shkak për mungesën e energjisë dhe motivimit gjatë ditës.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Pavarësisht se mund të mos e kuptoni, disa veprime të zakonshme sapo të zgjoheni mund të ndikojnë negativisht në atmosferën e ditës suaj. Ja disa gjëra që nuk duhet të bëni sapo hapni sytë dhe si mund t’i përmirësoni ato.

Mos bëni dush të nxehtë

Lexo edhe:

Vetëm 30% e njerëzve mund ta bëjnë këtë veprim me hundën

Alarmi: Një në 3 prindër jep ilaçe për uljen e temperaturës kur s’është e nevojshme

E dimë se një dush i nxehtë mund të jetë shumë relaksues, por ekspertët sugjerojnë që ato t’i lëmë për mbrëmje. Një dush i ngrohtë mund të ulë ritmin e zemrës dhe të të bëjë të ndihesh më i lodhur, duke e vështirësuar përgatitjen për ditën.

Për të filluar ditën me energji, një dush me ujë më të ftohtë mund të jetë një mundësi më e mirë për t’u zgjuar plot forcë.

Mos e fik alarmin

Shumë njerëz kanë tendencë ta fikim alarmin për të fjetur pak më shumë, por kjo mund të ndikojë negativisht në cilësinë e gjumit. Sipas ekspertëve të gjumit, fikja e alarmit mund të çojë në një gjumë të pasigurt dhe të çrregulluar, duke rritur lodhjen dhe duke zvogëluar kapacitetin e trupit për të rikuperuar energjinë. Një gjumë i dobët çon në rritjen e tensionit dhe dobësimin e sistemit imunitar.

Mos kontrollo telefonin

Kur zgjoheni, kontrolli i menjëhershëm i rrjeteve sociale mund të shndërrohet në një humbje kohe të madhe. Ky aktivitet mund të zgjasë për orë të tëra dhe të të bëjë të humbasësh mundësinë për të nisur ditën me energji dhe fokus. Shumë ekspertë sugjerojnë që të shijoni disa orë të para të ditës pa u shpërqendruar nga telefonat dhe socialet.

Mos pi kafe sapo hap sytë

Një gabim tjetër i zakonshëm është pirja e kafesë sapo zgjoheni. Studimet sugjerojnë se është më mirë të prisni deri pas orës 9:30 të mëngjesit për të pirë kafe, pasi ky është momenti kur trupi ka filluar të prodhojë natyralisht hormonin e kortizolit që ju ndihmon të zgjoheni dhe të ndiheni më energjikë. Pija e kafesë para këtij momenti mund të ndikojë në nivelin e kortizolit dhe ta bëjë trupin më të varur nga kafeina.

Mos anashkalo mëngjesin

Mëngjesi është i rëndësishëm për trupin tuaj dhe mungesa e tij mund të sjellë pasoja negative për shëndetin tuaj, si shtimi i rrezikut për sëmundje të zemrës, diabet, mbipeshë dhe probleme me kolesterolin.

Për të pasur një fillim të mirë të ditës, mundohuni të përgatisni një vakt të shpejtë dhe të lehtë që në mbrëmje, ose të mendoni paraprakisht se çfarë do të konsumoni për të kursyer kohë në mëngjes.

Rregullo shtratin

Një zakon i vogël që mund të ketë një ndikim të madh është rregullimi i shtratit menjëherë pas zgjimit. Kjo mund të duket një detyrë e vogël, por do të ju ndihmojë të ndiheni më të qetë dhe të organizuar gjatë ditës. Po ashtu, një shtrat i rregullt kontribuon në një mbrëmje më të qetë dhe një gjumë më të mirë.

Adoptimi i këtyre zakoneve të thjeshta mund të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së mëngjesit tuaj dhe, si rezultat, të bëjë ditën tuaj më të suksesshme dhe të mbushur me energji.

Nga Kategoria

Ekstra

Vetëm 30% e njerëzve mund ta bëjnë këtë veprim me hundën

26 Shkurt, 2026
Ekstra

Alarmi: Një në 3 prindër jep ilaçe për uljen e temperaturës kur s’është e nevojshme

25 Shkurt, 2026
Shëndeti

Dieta e pashëndetshme në fëmijëri shkakton ndryshime afatgjata në tru

24 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Kkodiana Lala: Rama kishte lakun në fyt, Spiropali u bë kurban për Ballukun

26 Shkurt, 2026

Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve për paqe do të zhvillohet në fillim të marsit në Abu Dhabi

26 Shkurt, 2026

Transferim në horizont? Milani nis kontaktet e para me Gabriel Jesus

26 Shkurt, 2026

Ndryshimet në qeveri, Bardhi: Asnjë suprizë, problemi është Edi Rama

26 Shkurt, 2026

Ndryshimet në qeveri, Berisha: Përpjekje e Ramës të shpëtuar lëkurën e tij

26 Shkurt, 2026

Celentano vlerëson Ermal Metën: Është pothuajse e pamundur të mos fitosh

26 Shkurt, 2026

U ekstradua nga Dubai, Durim Bami mbërrin në Shqipëri

26 Shkurt, 2026

Koçiu i zë vendin Ballukut, ikin Spiropali dhe Vengu. Ndryshimet që bëri Rama në qeveri

26 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.