• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 3 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

23 Tetor, 2024
tek Aktualitet, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Asnjë foto dhe asnjë video në seancat gjyqësore nuk do të bëhet pa një autorizim, pa lejen e gjyqtarit dhe personit të akuzuar nga drejtësia.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim pasditen e kësaj të mërkure duke theksuar se regjistrimi, filmimi dhe deklaratat brenda në proces transemtuara nga mediat përbëjnë shkelje nëse jepen pa lejen e tyre.

“8. … gazetari nuk merr as prodhon imazhe dhe fotografi të njerëzve në gjendje arresti pa pëlqimin e tyre. Personat nuk duhen filmuar me hekura dhe pranga në duar.

Lexo edhe:

Lumja ti moj Korçë lule, 700 lekë 1 kg fasule

Çështja “Balluku”/Klodiana Lala: Gjykata Kushtetuese e paaftë, ose nën thundrën e kryeministrit

10. Gazetarët … po ashtu nuk mund të marrin imazhe në spital apo burg me kamera pa pëlqimin e subjekteve. Nga pamjet e sigurisë të instaluara në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është konstatuar shkelja e ligjeve dhe udhëzimeve të mësipërme. Disa prej gazetarëve kanë shpërndarë foto dhe pamje filmike nga seancat gjyqësore, që po zhvilloheshin në ambjentet e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, konkretisht në seanca të “Marrjes në pyetje të personave të arrestuar dhe verifikimin e kushteve dhe nevojave të sigurimit për personat nën hetim”, seanca këto të cilat zhvillohen vetëm në prezencë të palëve, pa praninë e mediave dhe publikut, duke shkelur kështu rëndë garancitë dhe të drejtat që ligji procedurial penal ju ofron personave nën hetim”, thuhet në njoftimin e GJKKO-së.

Ky njoftim ka ardhur pas pamjeve të publikuara ditën e sotme ku ish-presidenti Ilir Meta shihej në “kafazin e qelqtë”, ndërsa znj. Kryemadhi teksa po futej në sallën e gjyqit.

Ndër të tjera në njoftimin e GJKKO-së thuhet se nga ana e gjykatës, nëpërmjet kamerave të sigurisë , janë duke u kryer verifikimet përkatëse për të evidentuar personat, që në mënyrë ta paligjshme dhe të përsëritur kanë shkelur kanë shkelur aktet e mësipërme, me qëllim marrjen e të gjitha masave për të parandaluar përsëritjen e veprimeve të tilla.

Njoftimi:

Nisur nga konstatimi i disa shkeljeve, në përdorimin e pajisjeve elektronike, duke shfaqur pamje (foto/video) nga seancat gjyqësore, nga ana e gazetarëve, në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale, Vendimin Nr.716, datë 06.12.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për miratimin e udhëzuesit standart të marrëdhënieve të gjykatave me publikun dhe mediat”, Udhëzimin Nr. 9, datë 15.09.2010 të Komisionerit për mbrojtjen e të dhënave personale “Për rregullat themelore në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale në median e shkruar, vizive dhe audiovizive”, ju bëjmë më dije sa më poshtë:

Udhëzuesi standart i marrëdhënieve të gjykatave me publikun dhe mediat, i miratuar me Vendimin Nr.716, datë 06.12.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor:

Në Kapitullin IV, neni 13, pika 1 dhe 4 parashikon se:

1. Seancat gjyqësore publike janë të hapura për publikun dhe median.

4. Përfaqësuesi i medias, gjatë seancës, lejohet të raportojë përmes mesazheve të shkruara nga pajisje telefonike dhe/ose kompjuterike, vetëm pasi më parë ka marrë autorizimin e kryetarit të seancës. Në çdo rast, këto pajisje duhet të përdoren pa zë, Në Kapitullin IV, neni 14, pika 1, 2 dhe 8 parashikon se:

1. Seancat gjyqësore mund të regjistrohen dhe transmetohen në media, me kërkesë të mediave ose me nismën e gjyqtarit/kryesuesit të trupit gjykues. Në çdo rast, regjistrimi dhe transmetimi i seancës, tërësisht ose pjesërisht, bëhet vetëm kur nuk bie ndesh me rregullat e procesit të rregullt ligjor.

2. Media elektronike mund të regjistrojë dhe transmetojë, tërësisht ose pjesërisht, me urdhër të gjyqtarit/kryesuesit të trupit gjykues, i cili vendos për çështjen objekt gjykimi. Çdo regjistrim tjetër është i ndaluar.

8. Kërkesa mund të refuzohet vetëm për këto arsye:

a) Seanca gjyqësore zhvillohet me dyer të mbyllura;

b) Kur një nga subjektet në gjykim nuk dëshiron të regjistrohet seanca. Ky rregull nuk vlen për prokurorin dhe avokatin.

c) Çmohet nga gjyqtari/kryesuesi i trupit gjykues se prania e kamerave ndikon ecurinë e procesit të rregullt gjyqësor. Udhëzimi Nr. 9, datë 15.09.2010, i Komisionerit për mbrojtjen e të dhënave personale “Për rregullat themelore në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale në median e shkruar, vizive dhe audiovizive”:

Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al

Në Kreun I, pika 8 dhe 10 parashikon se:

8. … gazetari nuk merr as prodhon imazhe dhe fotografi të njerëzve në gjendje arresti pa pëlqimin e tyre. Personat nuk duhen filmuar me hekura dhe pranga në duar.

10. Gazetarët … po ashtu nuk mund të marrin imazhe në spital apo burg me kamera pa pëlqimin e subjekteve. Nga pamjet e sigurisë të instaluara në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është konstatuar shkelja e ligjeve dhe udhëzimeve të mësipërme. Disa prej gazetarëve kanë shpërndarë foto dhe pamje filmike nga seancat gjyqësore, që po zhvilloheshin në ambjentet e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, konkretisht në seanca të “Marrjes në pyetje të personave të arrestuar dhe verifikimin e kushteve dhe nevojave të sigurimit për personat nën hetim”, seanca këto të cilat zhvillohen vetëm në prezencë të palëve, pa praninë e mediave dhe publikut, duke shkelur kështu rëndë garancitë dhe të drejtat që ligji procedurial penal ju ofron personave nën hetim.

THEKSOJMË SE: Nga ana e gjykatës, nëpërmjet kamerave të sigurisë, po kryhen verifikimet përkatëse për të evidentuar personat, që në mënyrë të paligjshme dhe të përsëritur kanë shkelur aktet e mësipërme, me qëllim marrjen e të gjitha masave për të parandaluar përsëritjen e veprimeve të tilla. Tiranë, më datë 23.10.2024 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Tags: gjkkoMeta

Nga Kategoria

Aktualitet

Lumja ti moj Korçë lule, 700 lekë 1 kg fasule

3 Shkurt, 2026
Aktualitet

Çështja “Balluku”/Klodiana Lala: Gjykata Kushtetuese e paaftë, ose nën thundrën e kryeministrit

3 Shkurt, 2026
Aktualitet

Pezullohen nga detyra 5 efektivë policie, mes tyre edhe miku i shënjestrës së atentatit në Lezhë

3 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Email-et e Mandelson-it shkaktojnë shqetësim për qasjen e Epstein në politikën e Britanisë dhe BE-së.

3 Shkurt, 2026
Serie A: Milan dominon Bolognën, ruan distancën prej 5 pikësh nga Interi

Serie A: Milan dominon Bolognën, ruan distancën prej 5 pikësh nga Interi

3 Shkurt, 2026

Dy qytetarë suedezë të dënuar në Danimarkë për sulmin me grenade pranë ambasadës izraelite

3 Shkurt, 2026
Tragjedia në ishullin grek: 4 të vdekur dhe 20 të lënduar nga përplasja e anijes së rojës bregdetare me motoskafin e trafikantëve të emigrantëve.

Tragjedi në Greqi! 14 viktima pas përplasjes mes anijes së rojës bregdetare dhe skafit të trafikantëve

3 Shkurt, 2026

Lumja ti moj Korçë lule, 700 lekë 1 kg fasule

3 Shkurt, 2026

Komentet për Stenaldon, Rogerti “dënohet” të rrijë vetëm brenda një shpelle

3 Shkurt, 2026

Dita e tretë në Web Summit Qatar sjell së bashku startupe, muzikë dhe debate mbi teknologjinë e madhe.

3 Shkurt, 2026

Pushkë, granata e antiplumb ushtarak, gjendet tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

3 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.