• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 6 Qershor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Pajisjet DPI te Vodafone dhe One, AKSK: I morëm nga Izraeli dhe kthehen pas një viti, nuk po ju përgjojmë

10 Prill, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Autoriteti Kombëtar për Mbrojtjen Kibernetike (AKSK) ka reaguar më në fund përmes një përgjigjeje zyrtare në lidhje me debatin e ngritur pas vendosjes pa asnjë njoftim të pajisjeve Deep Packet Inspection në rrjetin e kompanive celulare Vodafone Albania dhe One Albania.

Përmes një përgjigjeje zyrtare të nisur gazetarit Emirjon Senja, AKSK pranon zyrtarisht instalimin e këtyre pajisjeve duke e ligjëruar këtë veprim me nevojën për të mbyllur shërbimin e Tik Tok në Shqipëri.

AKSK pranon gjithashtu se pajisjet DPI të instaluara te Vodafone Albania dhe One Albania janë ofruar nga Izraeli, ndërkohë që thuhet se ato nuk janë blerë, por vetëm janë marrë në përdorim për një vit dhe më pas do t’i kthehen Autoritetit të Sigurisë Kibernetike të Izraelit, shkruan skyweb.al.

Lexo edhe:

“Suvatim i tmerrshëm, ngjan si objekt lagjeje”, arkitektja Orgeta Likaj: Projekt i detajuar nëse do të ndërhyhet në Spaç

“Absurde ta kthesh Spaçin si në ’73 për një film”, Fatos Lubonja: Një shkatërrim i kujtesës, fshijnë gjurmët e historisë. Një ndjenjë e keqe…

Këto detaje dalin për herë të parë në publik, ndërkohë që siç mësohet, AKSK i referohet një marrëveshjeje të lidhur me Autoritetin e Sigurisë Kibernetike të Izraelit në shkurt 2023, pikërisht në periudhën kur plasi skandali i hakerimit të sistemeve të AKSHI-t dhe dolën në shesh pagat, targat, numrat e telefonit dhe llogaritë bankare të shqiptarëve.

Pyetur në lidhje me bazën ligjore, mbi të cilën u vendosen këto pajisje, AKSK thotë se është referuar VKM-së së qcverisë për mbylljen e Tik Tok; ligjit për Sigurinë Kibernetike si edhe ligjit “Për të drejtat dhe mbrojtjen e femijës”, ndërkohë që nuk ka asnjë referencë ligjore në lidhje që mbron të dhënat personale nga keqpërdorimi.

Po ashtu, në përgjigjen dhënë gazetarit Senja, AKSK thekson se pajisjet DPI nuk mund të përgjojnë qytetarët.

“Platforma DPI analizon VETËM kokën (headerin) e paketës së protokollit të internetit IP dhe e ka teknikisht të pamundur të deshifrojë/ç`kodojë dhe analizojë vetë përmbajtjen e paketës (payload-in). Komunikimet me përmbajtje që transmetohen në internet në vendin tonë, janë 100% të enkriptuara me çelsa të bazuar në algoritma asimetrik për shkëmbimin e tyre, si edhe simetrik për kodimin e përmbajtjes. Në këto kushte DPI NUK arrin të aksesojë dhe as të lexojë përmbajtjen e komunikimit. DPI sheh vetëm që “diçka po dërgohet diku”, por nuk mund të identifikojë dërguesin, marrësin dhe as përmbajtjen e informacionit”, shpjegon AKSK.

Instalimi i pajisjeve DPI pritet të bëhet edhe te ISP-të e tjera krahas Vodafone dhe One Albania sipas AKSK, pasi pritet të kalohet edhe në fazën e dytë të këtij procesi.

Shprehet AKSK:

Implementimi i teknikës DPI në Shqipëri është i ndarë në dy faza:

1- Faza e parë mbulon kompanitë celulare Vodafone dhe One.

2- Faza e dytë mbulon të gjithë ofruesit e shërbimit të internetit me shumicë (Wholesale), të cilët shërbejnë si ndërmjetës midis pikave të hyrjes së internetit në vendin tonë dhe ofruesve të tjerë të shërbimit të internetit.

Ekspertë të fushës si edhe gazetarët kanë shprehur shqetëim në lidhje me censurën si edhe keqpërdorimin e të dhënave personale përmes instalimit të pajisjeve DPI pa një një kuadër rregullator të mirëfilltë që i pret rrugën pikërisht problematikave të tilla.

Deri më tani, e vetmja siguri e ofruar nga AKSK është ajo verbale duke bërë shpjegime se çfarë bën dhe çfarë nuk bën DPI ndërkohë që nuk ka (të paktën nuk është vënë në dispozion) një procedurë që tregon se si mbrohen të dhënat personale.

Eksperti i sigurisë kibernetike Besmir Semanaj ka shprehur shqetësimin se pajisjet DPI bëjnë një profilizim të mirëfilltë të individëve gjatë perdorimit të internetit, ku edhe pse nuk mund të lexohet përmbajtja e mesazheve, mund të identifikohet bashkëbiseduesi; aplikacioni i komunikimit; nëse po flet me voice apo SMS, nëse po dërgon dokumente apo video, etj; cilat websitë apo aplikacione po viziton, etj.

Ndërkohë, AKEP që është institucioni përgjegjës për komunikimet elektronike në Shqipëri nuk ka reaguar ende.

Tags: AKSKdpioneVodavone

Nga Kategoria

Aktualitet

“Suvatim i tmerrshëm, ngjan si objekt lagjeje”, arkitektja Orgeta Likaj: Projekt i detajuar nëse do të ndërhyhet në Spaç

6 Qershor, 2025
Aktualitet

“Absurde ta kthesh Spaçin si në ’73 për një film”, Fatos Lubonja: Një shkatërrim i kujtesës, fshijnë gjurmët e historisë. Një ndjenjë e keqe…

6 Qershor, 2025
Aktualitet

Burgu i Spaçit muze, aktivisti Arnen Sula: Fotot tregojnë të kundërtën, gjithçka po bëhet në shërbim të filmit dhe jo projektit të miratuar

6 Qershor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

“Suvatim i tmerrshëm, ngjan si objekt lagjeje”, arkitektja Orgeta Likaj: Projekt i detajuar nëse do të ndërhyhet në Spaç

6 Qershor, 2025

“Absurde ta kthesh Spaçin si në ’73 për një film”, Fatos Lubonja: Një shkatërrim i kujtesës, fshijnë gjurmët e historisë. Një ndjenjë e keqe…

6 Qershor, 2025

VIDEO/ Kosova përmbys Armeninë, spektakël golash në stadiumin “Fadil Vokrri”

6 Qershor, 2025

Burgu i Spaçit muze, aktivisti Arnen Sula: Fotot tregojnë të kundërtën, gjithçka po bëhet në shërbim të filmit dhe jo projektit të miratuar

6 Qershor, 2025

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025

Sulmi rus mbi Ukrainë, Zelensky: Putini po blen kohë për të vazhduar luftën

6 Qershor, 2025

Sherr për parkimin në Ksamil mes 2 turqve dhe një banori vendas, përfundojnë në spital. Policia shoqëron disa persona (EMRAT)

6 Qershor, 2025

Turizmi masiv nën kontroll: Spanja vendos kufij të rinj për pushuesit

6 Qershor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.