• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 18 Qershor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Akuzat se Proda nuk zbatoi vendimin për kontroll te biznesi i Suel Çelës, reagon Policia: Nuk kemi refuzuar asnjëherë përmbushjen e detyrave!

10 Prill, 2025
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Shtetit ka reaguar pas akuzave që Partia Demokratike hodhi në drejtim të tyre se nuk kanë zbatuar urdhrin për kiontroll ne biznesin e Suel Çelës, gjatë një operacioni në Elbasan. Ishte Belind Këlliçi që në një deklaratë për mediat akuzoi se Policia e Shtetit me urdhër të kryepolicit Ilir Proda nuk kanë ushtruar kontroll  të tregu në pronësi të Suel Çelës.

“Sot policia e Prodës nuk ka zbatuar detyrën si institucion i shtetit, por urdhrin e kreut të narko-qeverisë, Edi Rama. Narko-drejtori ka refuzuar të zbatojë një urdhër të Prokurorisë së Posaçme për të kontrolluar tregun e Elbasanit, bazën e aktiviteteve të paligjshme të bandës kryesore të Ramës dhe PS në rajon, grupit të Suel Çelës.

Ky është një veprim jo vetëm në kundërshtim me ligjin, por edhe dëshmi e dorëzimit të shtetit në duart e krimit të organizuar. Rama e shtyn dhe e frymëzon SPAK kur ka nevojë, dhe i vihet kundra, e poshtëron kur i prek interesat. Ky është standardi i tij me drejtësinë dhe Europën.

Lexo edhe:

Kërkesa për përsëritje të zgjedhjeve, Kolegji Zgjedhor rrëzon PD-në edhe për qarkun e Korçës

Leonard Duka del në gjyq për vrasjen e Santiago Malkos

Më shumë se kaq, kjo është përpjekje e hapur e Edi Ramës, që me anë të bandave të kontrollojë e vjedhë dhe këto zgjedhje. I alarmuar nga qëndrimi i Këshillit të Europës dhe Parlamentit Europian në takimet me liderin e opozitës Sali Berisha, Edi Rama po ruan të paprekur infrastrukturën kriminale të grabitjes së zgjedhjeve. Partia Demokratike u bën thirrje aleatëve ndërkombëtarë të reagojnë për këtë faqe të errët ne librin e zi të rekordeve të Ramës dhe qeverisë së tij.

Rama, që ka banditët në krah, ka popullin kundër. Më 11 maj, të kthejmë shtetin në anë të qytetarit dhe të së drejtës dhe Ramën ta hedhim në koshin e plehrave të historisë”, deklaroi Këlliçi.

Por, policia në një deklaratë zyrtare e përgënjeshtron deklaratën e Këlliçit duke thënë se po akuzohet dhe hidhet baltë ndaj efektivëve. Ndërkohë, edhe burime nga SPAK bënë me dije për mediat se nuk ka pasur urdhër për të ushtruar kontroll të bizneset në pronësi të Suel Çelës dhe se të gjitha vendimet e GJKKO për kontrolle në zyra të biznesmenëve të lidhur me Suel Çelën janë zbatuar.

“Policia e Shtetit shpreh indinjatën e thellë për përpjekjet e vazhdueshme të përfaqësuesve të subjektit politik “Partia Demokratike” për të përbaltur punën e Policisë së Shtetit, punë e cila vlerësohet përditë nga partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese më prestigjioze ndërkombëtare.

Deklarata e sotme nuk është asgjë tjetër veçse vijim i përpjekjeve të përditshme, duke sajuar e akuzuar pa të drejtë qindra mijëra punonjës të Policisë së Shtetit dhe stafet drejtuese të tyre.

Policia e Shtetit, siç ka treguar besueshmëri e profesionalizëm, përkushtim e vendosmëri përkrah partnerëve në luftë kundër krimit, edhe me agjencitë ligjzbatuese brenda vendit ka të njëjtin standard dhe marrëdhënie mjaft të mira në interes të zbatimit të ligjit.

Sqarojmë opinionin publik se Policia e Shtetit nuk ka refuzuar asnjëherë të përmbushë detyrat e ngarkuara sipas ligjeve në fuqi, por i ka zbatuar dhe përmbushur ato me profesionalizëm e konform ligjit.

Këto sulme, duke tentuar të intimidojnë strukturat dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit, kanë vetëm një qëllim, të frenojnë revanshin e ligjit në territor ndaj çdo paligjshmërie, si dhe të krijojnë krisje të besimit të qytetarëve te Policia, e cila është institucioni më i besuar nga qytetarët, bazuar kjo në anketimet e bëra nga organizatat ndërkombëtare që asistojnë punën e Policisë së Shtetit.

Për Policinë e Shtetit, qytetari dhe ligji janë të shenjta, dhe këtë aleancë nuk do të mund ta cenojnë shpifjet nëpërmjet shkrimeve në rrjete sociale e portale apo deklaratat politike.

Cilido punonjës policie që do të shkelë këtë aleancë dhe do të bëhet palë me paligjshmërinë, do të marrë ndëshkimin më të ashpër sipas ligjit, duke u përballur me drejtësinë dhe me largimin e menjëhershëm nga radhët e Policisë së Shtetit.

Garantojmë qytetarët dhe të gjitha subjektet politike se Policia e Shtetit është tërësisht e baraslarguar nga subjektet politike dhe e fokusuar vetëm në zbatimin e ligjit, garantimin e rendit e sigurisë përgjatë fushatës elektorale dhe paprekshmërisë së votës gjatë ditës së votimit”, deklaron Policia e Shtetit.

Nga Kategoria

Aktualitet

Kërkesa për përsëritje të zgjedhjeve, Kolegji Zgjedhor rrëzon PD-në edhe për qarkun e Korçës

18 Qershor, 2025
Aktualitet

Leonard Duka del në gjyq për vrasjen e Santiago Malkos

18 Qershor, 2025
Bota

Ministri gjerman thirrje Iranit: Nuk është kurrë vonë për t’u ulur në tryezën e negociatave

18 Qershor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Ajatollahu refuzoi dorëzimin, Trump me ironi: Paç fat!

18 Qershor, 2025

Kërkesa për përsëritje të zgjedhjeve, Kolegji Zgjedhor rrëzon PD-në edhe për qarkun e Korçës

18 Qershor, 2025

Leonard Duka del në gjyq për vrasjen e Santiago Malkos

18 Qershor, 2025

Sulmet izraelite në 24 orët e fundit, të paktën 140 të vrarë në Gaza

18 Qershor, 2025

Ministri gjerman thirrje Iranit: Nuk është kurrë vonë për t’u ulur në tryezën e negociatave

18 Qershor, 2025

Këlliçi: Po luftojmë për mandatin e 14-të në Tiranë

18 Qershor, 2025

Konflikti me Iranin, rreth 400 qytetarë të BE-së janë larguar nga Izraeli

18 Qershor, 2025

Dogji një shtëpi me pretendim se i kishin para borxh, arrestohet i riu në Fier

18 Qershor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.