• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 8 Qershor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Von der Leyen: Bashkimi Europian mirëpret pezullimin e tarifave nga Trump

10 Prill, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

 Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka mirëpritur të enjten vendimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për t’i pezulluar shumicën e tarifave amerikane, por ajo nuk tregoi nëse Bashkimi Evropian do t’i zbatojë apo jo masat e veta hakmarrëse.

“Kam urdhëruar pezullimin e tyre për 90 ditë”, tha Trump, pasi tregoi se më shumë se 75 vende kanë qenë në bisedime për tregtinë dhe nuk kanë ndërmarrë masa hakmarrëse ndaj SHBA-së për rritjen e tarifave.

Vendet për të cilat vlen ky pezullim tani do të ketë tarifë prej 10 për qind. Tarifa e vendosur ndaj BE-së ishte 20 për qind, por nuk është plotësisht e qartë se si do të ndikohet blloku me 27 vende.

Lexo edhe:

VIDEO/ Kandidati për president qëllohet në mes të fushatës me 2 plumba në kokë, pamjet e rënda nga momenti i ngjarjes

Akuzohen për menaxhimin e trafikut të drogës/ Në pranga katër persona, mes tyre një shqiptar

Pezullimi i tarifës nuk vlen për Kinën. Trump e rriti tarifën ndaj importeve kineze në 125% të mërkurën vonë. Von der Leyen e përshkroi pezullimin e tarifave reciproke si “hap të rëndësishëm drejt stabilizimit të ekonomisë globale.

“Kushtet e qarta dhe të parashikueshme janë thelbësore që tregtia dhe zinxhirët e furnizimit të funksionojnë”, tha ajo.

Para njoftimit të Trumpit të mërkurën, vendet anëtare të BE-së votuan për të miratuar tarifa hakmarrëse ndaj mallrave amerikan në vlerë prej 23 miliardë dollarësh, si përgjigje ndaj tarifave të Trumpit prej 25 për qind për çelikun dhe aluminin e importuar nga blloku.

BE-ja, partnerja më e madhe tregtare e SHBA-së, i përshkroi ato si “të paarsyeshme dhe të dëmshme”. Tarifat do të hyjnë në fuqi në faza të ndryshme, disa më 15 prill, të tjera më 15 maj dhe 1 dhjetor. Komisioni Evropian nuk dha ndonjë listë të mallrave të prekura.

Von der Leyen nuk dha asnjë shenjë të enjten se afati kohor i tarifave BE-së ndaj mallrave amerikane ka ndryshuar.

Anëtarët e BE-së – bllokut më të madh tregtar në botë – përsëritën parapëlqimin e tyre për një marrëveshje të negociuar për t’i zgjidhur çështjet tregtare, dhe von der Leyen e theksoi këtë angazhim, “me synim për të arritur një tregti pa pengesa dhe me përfitime të ndërsjella”.

Megjithatë, shefja e degës ekzekutive të BE-së – që negocion marrëveshje dhe mosmarrëveshje tregtare në emër të vendeve anëtare – tha se Evropa synon të ketë partneritete të shumëfishta tregtare.

Ajo tha se BE-ja do të vazhdojë “të angazhohet me vende që përbëjnë 87% të tregtisë globale dhe që ndajnë qëndrimin tonë për një shkëmbim të lirë dhe të hapur të mallrave, shërbimeve dhe ideve”, si dhe për t’i hequr barrierat ndaj tregtisë brenda tregut të saj të përbashkët.

“Së bashku, evropianët do të dalin më të fortë nga kjo krizë”, tha von der Leyen./REL

Nga Kategoria

Bota

VIDEO/ Kandidati për president qëllohet në mes të fushatës me 2 plumba në kokë, pamjet e rënda nga momenti i ngjarjes

8 Qershor, 2025
Aktualitet

Akuzohen për menaxhimin e trafikut të drogës/ Në pranga katër persona, mes tyre një shqiptar

7 Qershor, 2025
Bota

Ukrainasit i vënë zjarrin pronave të Keir Starmer? Plas zemërimi në Britani!

7 Qershor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

“Doja ta gjuaja penalltinë”, Kristjan Asllani: Kur trajneri thotë është ky, nuk kemi çfarë bëjmë

8 Qershor, 2025

Si të zgjidhni qershitë më të mira? Ekspertja shpjegon se cilat duken bukur por janë të kalbura

8 Qershor, 2025

Trondit Laert Vasili: Motra ime vdiq 6 muajshe sepse i morën gjak për të rigjeneruar gjakun e diktatorit Enver Hoxha

8 Qershor, 2025

VIDEO/ Kandidati për president qëllohet në mes të fushatës me 2 plumba në kokë, pamjet e rënda nga momenti i ngjarjes

8 Qershor, 2025

Sherr mes fqinjëve në Tiranë, plagoset me armë zjarri 31-vjeçari. Policia në kërkim të autorit

8 Qershor, 2025

“Me Brojën është gjithmonë i njëjti problem”, Silvinjo pas barazimit: Manajn e caktova unë për penalltinë, Adrian Bajrami po më çmend

8 Qershor, 2025

Mbyllet me barazim pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025

Reagimi i Manajt pasi humbi mundësinë e artë përballë Serbisë, e përqafon Laçi

7 Qershor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.