• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 29 Qershor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

“Duan 500 kg, nëse nuk pranon, të vrasin”, BBC: Ja si mafia shqiptare po mbjell frikë në Ekuador dhe po furnizon Evropën me kokainë

9 Prill, 2025
tek Bota, Kryesore
Share on FacebookShare on Twitter

“Mafia shqiptare më merrte në telefon dhe më thoshte: ‘duam të dërgojmë 500 kg drogë’. Nëse nuk pranon, të vrasim”, kështu ka deklaruar Cesar, një anëtar i “King Latin”, një bandë kriminale droge në Ekuador.

Për Cesar, emri i vërtetë i të cilit ende nuk dihet, BBC ka bërë një artikull se si ai u rekrutua nga një oficer i korruptuar i policisë kundër narkotikëve për të punuar për mafian shqiptare, një nga rrjetet më të frytshme të trafikut të kokainës në Europë.

Cesar, 36 vjeç, fillimisht filloi të punonte me kartele kur ishte 14 vjeç, ai thotë se ishte njeriu “perfekt” që shqiptarëve iu duhej, pasi ai di çdo shteg dhe nyjë se si funksionojnë bandat dhe trafiku i të “bardhës”.

Lexo edhe:

Trump: Marrëdhëniet me Kinën janë të mira, pavarësisht tensioneve të mëparshme

Europa digjet nga i nxehti ekstrem! 46°C në Spanjë, ngrihet alarmi për shëndetin në shumë shtete

“Shqiptarët kishin nevojë për dikë që t’ua zgjidhte problemet. I njihja rojet e portit, shoferët e transportit, mbikëqyrësit e kamerave”, ka thënë ai.

Duke sqaruar më tej dhe rolin e tij. Sipas asaj që Cesar ka thënë, me kërkesë të shqiptarëve, ai u jepte për të ndihmuar në kontrabandën e drogës në portet e Ekuadorit ose për të bërë një “sy qorr”.

Edhe Cezar fitonte shuma të “kripura” në kontrabandistët shqiptarë. Ai merrte rreth 3 mië dollarë, për një punë, por edhe nëse paratë do të mungonin, ai sërish do të duhej që të “kopsiste” punët e tyre.

“Nëse nuk bën një punë që kërkojnë shqiptarët, ata do të të vrasin”, ka thënë ai. Më tej ai tha se ndjen keqardhje që i është futur kësaj “valle”, pra tregtisë së drogës. Por sërish ka “justifikuar” veten duke thënë se fajin e kanë vendet konsumatore.

“Nëse konsumi vazhdon të rritet, kështu do të rritet edhe trafikimi. Do të jetë i pandalshëm”, ka thënë ai duke theksuar se ata që e pësojnë në fund të fundit janë punëtorët e zakonshëm.

Në këtë artikull është shpjeguar edhe rrugëtimin që kokaina bën për porosi të shqiptarëve. Mësohet se pasi kokaina arrin në Ekuador nga Kolumbia ose Peruja, ajo ruhet në magazina derisa punëdhënësit e tij shqiptarë marrin dijeni për një kontejner transporti që do të niset nga një nga portet për në Evropë.

Bandat përdorin tre metoda kryesore për të kontrabanduar kokainën në ngarkesa: fshehjen e drogës në ngarkesë para se të arrijë në port, thyerjen e kontejnerëve në port ose bashkimin e drogës me anijet në det.

Përfaqësuesi i industrisë së bananeve, Jose Antopnio Hidalgo (Jo emri i tij i vërtetë)  ka shpjeguar se mënyra e transportit të kokainës e cila ndiqet gjerësisht është ajo përmes kontejnerëve me banane.

“Eksportet e bananeve përbëjnë 66% të kontejnerëve që largohen nga Ekuadori, 29,81% shkojnë në Bashkimin Europian, ku konsumi i drogës po rritet”, shpjegon ai.

Disa banda madje kanë krijuar kompani të rreme të importit ose eksportit të frutave në Evropë dhe Ekuador si një front për aktivitete të paligjshme.

“Këta trafikantë evropianë paraqiten si biznesmenë,” ka shtuar ai.

Një shembull famëkeq është Dritan Gjika, i akuzuar si një nga drejtuesit më të fuqishëm të mafias shqiptare në Ekuador.

Prokurorët thonë se ai kishte aksione në kompanitë e eksportit të frutave në Ekuador dhe kompanitë e importit në Evropë, të cilat i përdorte për trafikimin e kokainës. Ai mbetet në arrati, por shumë nga bashkëpunëtorët e tij u arrestuan pas një megaoperacioni ndërkombëtar.

Avokatja Monica Luzárraga mbrojti një nga bashkëpunëtorët e tij dhe tani ka dhënë më tepër detaje se si kanë funksionuar apo dhe vazhdojnë të funksionojnë këto rrjete.

 “Në ato vite, eksportet e bananeve në Shqipëri lulëzuan”, thotë ajo.

Kush është Dritan Gjika:

Mbreti shqiptar i kokainës, Dritan Gjika 48 vjeç është personi, i cili akuzohet për drejtimin e  një bande kriminale  që trafikonte drogë midis Ekuadorit dhe Evropës.

Emri i Gjikës u zbulua nga policia ekuadoriane, e cila zhvilloi një meagoperacion antidrogë në  57 vende te ndryshme ne bashkëpunim me autoritetet spanjolle. Në kuadër të aksionit policor u arrestuan në total 30 persona.

Autoritetet thanë se operacioni kriminal synonte të importonte të paktën 3.2 ton në portet e Spanjës të fshehur mes bananeve, duke përfituar nga pozicioni i Ekuadorit si eksportuesi numër një në botë i frutave.

“Koka” që drejtonte grupin e trafikimit të drogës, Dritan  Gjika, prej vitesh jeton në Ekuador dhe njihet për lidhjet që ka pasur me Ruben Cherres, mik i kunatit të ish-presidentit të Ekuadorit, Guillermo Lasso.

Dritan Gjika, njihet edhe me nofkën “shkodrani”, edhe pse nuk rezulton të jetë me origjinë nga Shkodra. Siç dhe u bë me dije më herët Gjika kishte ngritur një biznes me frutat ekzotike dhe nga ai moment ishte vendosur në Ekuador.

Pse po rriten eksportet?

Në portet e Ekuadorit, policia dhe forcat e armatosura përpiqen të kontrollojnë situatën. Policia skanon çdo kuti banane, madje edhe zhytësit e policisë kontrollojnë nën anije mos ndoshta trafikantët kanë fshehur drogën.

Të gjithë janë të armatosur, madje edhe ata që thjesht ruajnë kutitë e bananeve përpara se ato të ngarkohen në kontejnerë transporti. Kjo sepse nëse droga gjendet gjatë një kontrolli, ka të ngjarë të përfshihet një punonjës i korruptuar i portit dhe mund të shkaktojë një incident të dhunshëm.

Pavarësisht këtyre përpjekjeve, policia thotë se sasia e kokainës që po kontrabandohej me sukses nga Ekuadori ka arritur një rekord të lartë.

Gati 300 ton drogë u kapën vitin e kaluar, një rekord i ri vjetor, sipas ministrisë së brendshme të Ekuadorit.

Tags: drogeekuadormafia shqiptare

Nga Kategoria

Bota

Trump: Marrëdhëniet me Kinën janë të mira, pavarësisht tensioneve të mëparshme

29 Qershor, 2025
Bota

Europa digjet nga i nxehti ekstrem! 46°C në Spanjë, ngrihet alarmi për shëndetin në shumë shtete

29 Qershor, 2025
Aktualitet

Digjet një automjet në Rrugën e Arbrit, shpëtojnë pasagjerët

29 Qershor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Trump: Marrëdhëniet me Kinën janë të mira, pavarësisht tensioneve të mëparshme

29 Qershor, 2025

Zjarr në zonën e Malit me Gropa, digjet një sipërfaqe e madhe me pemë ahu

29 Qershor, 2025

Europa digjet nga i nxehti ekstrem! 46°C në Spanjë, ngrihet alarmi për shëndetin në shumë shtete

29 Qershor, 2025

Bayern shumë i fortë për Flamengo-n, brazilianët dorëzohen brenda 10 minutave të para

29 Qershor, 2025

Siguria në verë/ Softa: Në plazhe nuk ka roje dhe mjete të nevojshme për garantuar siguri

29 Qershor, 2025

Krisa Caushi: “Babai im biologjik është ish-banori i BBVA”

29 Qershor, 2025

44-vjeçari bëri parkim privat hapësirë publike në Vlorë, e pëson drejtori i Policisë Bashkiake

29 Qershor, 2025

Shëngjini mbetet pa drita, kabllot elektrike krijojnë shpërthim

29 Qershor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.