• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 1 Gusht, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Tabela me Pejën si qytet i Serbisë, kryetari i Ulqinit i dërgon letër kryeministrit të Malit të Zi: SKANDAL

7 Prill, 2025
tek Kosova, Kryesore, Lajme, Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, i ka dërguar një letër të hapur kryeministrit Milojko Spajiq, në të cilën e vlerëson si skandal vendosjen e një tabele rrugore që tregon se qyteti i Pejës është pjesë e territorit të Serbisë.

Nimanbegu konsideron se një sjellje e tillë e zyrtarëve të Ministrisë së Transporteve është e papranueshme dhe e rrezikshme, sepse, siç thotë ai, “tregon se ka ende mendje që nuk e njohin realitetin dhe faktet ndërkombëtare”, shkruajnë mediat në Mal të Zi

“Ne kemi qenë dëshmitarë të publikimit në rrjetet sociale të një fotografie të një tabele rrugore që tregon drejtimin për në qytetin e Pejës në Kosovë, por në rastin konkret ka pasur një shtrembërim të fakteve sepse qyteti i Pejës nuk është shënuar si qytet i Republikës së Kosovës, por si qytet i Serbisë. Ky rast, i cili është kryer nga zyrtarët e Ministrisë së Transportit të Malit të Zi, paraqet një akt të shëmtuar dhe tregon se në Mal të Zi ende ka mendje që nuk mund të pajtohen ose që kërkojnë të ndryshojnë faktet e njohura ndërkombëtarisht”, ka shkruar ai.

Lexo edhe:

Kosova heq tarifën ndaj mallrave amerikane

Aksident tragjik në Zvicër/ 2 adoleshentë humbin jetën, shoferi një 16-vjeçar shqiptar

Ai rikujton se më 9 tetor 2008, Mali i Zi e ka njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran dhe thotë se prandaj veprime të tilla janë shqetësuese dhe duhet të trajtohen me seriozitet dhe përgjegjësi.

“Ne e dënojmë ashpër këtë akt të shëmtuar të Ministrisë së Transporteve dhe i bëjmë thirrje kryeministrit të marrë masa të menjëhershme që tabela e komunikacionit të korrigjohet dhe të vendoset në përputhje me faktet ekzistuese”, tha Nimanbegu.

Ai gjithashtu bëri thirrje që të merren masa që raste të tilla të mos përsëriten duke koordinuar punët brenda Qeverisë dhe që të gjitha ministritë dhe shërbimet publike të veprojnë në mënyrë uniforme.

“Dënimi dhe thirrja për përgjegjësi disiplinore është më e pakta që mund të pritet nga kryeministri i Malit të Zi në raste të tilla”, ka përfunduar Nimanbegu në një letër të hapur drejtuar Spajiqit. 

Tags: pejeqytet i serbiseskandal

Nga Kategoria

Kosova

Kosova heq tarifën ndaj mallrave amerikane

1 Gusht, 2025
Bota

Aksident tragjik në Zvicër/ 2 adoleshentë humbin jetën, shoferi një 16-vjeçar shqiptar

1 Gusht, 2025
Kosova

Aksidenti i rëndë në Kosovë, ndërron jetë një fëmijë

1 Gusht, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Kosova heq tarifën ndaj mallrave amerikane

1 Gusht, 2025

Aksident tragjik në Zvicër/ 2 adoleshentë humbin jetën, shoferi një 16-vjeçar shqiptar

1 Gusht, 2025

Në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 29-vjeçari

1 Gusht, 2025

G Bani përjashtohet nga festivali në Drenas, zbulohet arsyeja

1 Gusht, 2025

Ndezën zjarre në Kavajë pasi tentuan të digjnin mbeturinat, e pësojnë dy të moshuarit

1 Gusht, 2025

Aksidenti i rëndë në Kosovë, ndërron jetë një fëmijë

1 Gusht, 2025

Ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari në Shëngjin

1 Gusht, 2025

Prona, makina, motorë dhe bizhuteri luksoze, SPAK sekuestron pasuritë e grupit kriminal shqiptar

1 Gusht, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.