• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 22 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Macron sakrifikoi Bretonin, tani kërkon pozicionin kyç në Komisionin Europian

17 Shtator, 2024
tek Bota, Kryesore
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati i ri francez për një post në Komision është ministri i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane, Stéphane Séjourné. Pak orë pas dorëheqjes së papritur të kreut të Industrisë dhe Tregut të Brendshëm, Thierry Breton, që pasoi me polemika me Presidenten Ursula von der Leyen, duke e akuzuar atë se kishte komplotuar pas shpine për të zëvendësuar emrin e tij, Emmanuel Macron duket se ka gjetur zgjidhjen më efektive.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Presidenti francez propozoi emrin e një njeriu me përvojë të fortë institucionale, të njohur dhe të respektuar në Parlamentin Evropian, një veprim që mund të lehtësojë objektivin e Parisit për të marrë një portofol me peshë më të madhe, ndoshta të lidhur me konkurrencën dhe sovranitetin industrial.

“Që nga presidenca franceze e Këshillit të BE-së në 2022 dhe fjalimi i tij i dytë në Sorbonë në prill 2024, Presidenti i Republikës ka mbrojtur gjithmonë marrjen nga Franca të një portofoli kyç mes Komisionerëve Evropianë, të fokusuar në çështjet e sovranitetit industrial dhe teknologjik dhe Konkurrueshmëria evropiane ishte filli i përbashkët i të gjitha kontakteve që patëm me Presidentin e Komisionit”, thuhet në një shënim të Elysee, duke shpjeguar se zgjedhja e Macron është bërë në marrëveshje me kryeministrin.

Lexo edhe:

Begaj në Itali, takohet me Mattarella dhe Melonin, krah kuqezinjve në hapjen e “Taranto 2026”

“Më sulmuan dhe u mbrojta”, zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës për vrasjen e turistit në Ksamil  

Séjourné “ishte president i grupit Renew në Parlamentin Evropian gjatë legjislaturës së mëparshme dhe plotëson të gjitha kriteret e kërkuara”, pretendon Elysee sipas të cilit “angazhimi i tij ndaj Evropës do ta lejojë atë të mbështesë plotësisht këtë axhendë për sovranitetin”.

Breton, një nga anëtarët e profilit më të lartë të Komisionit Evropian gjatë pesë viteve të fundit, dha dorëheqjen, ndërsa publikoi një letër të ashpër kundër von der Leyen. Politikani francez është më i njohur për grindjet publike me miliarderin e teknologjisë Elon Musk, duke luajtur një rol kyç në formësimin e rregullores së teknologjisë së madhe të BE-së dhe mbështetjen e përpjekjeve për të nxitur industritë e mbrojtjes.

Në letrën e tij të dorëheqjes, Breton tha se von der Leyen “disa ditë më parë” i kishte kërkuar Francës të tërheqë emrin e tij si kandidat i Komisionit “për arsye personale”, në këmbim të një “portofoli me sa duket më me ndikim”. “Në dritën e këtyre zhvillimeve të fundit – dëshmi të mëtejshme të qeverisjes së dyshimtë – duhet të konkludoj se nuk mund të ushtroj më funksionet e mia brenda Kolegjit”, shkruante Breton në letër.

Nga Kategoria

Kryesore

Begaj në Itali, takohet me Mattarella dhe Melonin, krah kuqezinjve në hapjen e “Taranto 2026”

21 Gusht, 2026
Aktualitet

“Më sulmuan dhe u mbrojta”, zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës për vrasjen e turistit në Ksamil  

21 Gusht, 2026
Bota

Grabitje në Romë, dy kasaforta me bizhuteri me vlerë 700 mijë euro vidhen për 15 minuta

21 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Vllaznia dhe Skënderbeu hapin kampionatin me spektakël, barazim 2-2 në “Loro Boriçi”

21 Gusht, 2026

Arsenal nis Premier League me fitore bindëse, kampionët e Anglisë mposhtin Coventryn 3-0

21 Gusht, 2026

Begaj në Itali, takohet me Mattarella dhe Melonin, krah kuqezinjve në hapjen e “Taranto 2026”

21 Gusht, 2026

“Më sulmuan dhe u mbrojta”, zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës për vrasjen e turistit në Ksamil  

21 Gusht, 2026

Jones është lojtari i ri i Interit, fjalët e para: “Ky është një klub i jashtëzakonshëm, do të jap gjithçka”

21 Gusht, 2026

Grabitje në Romë, dy kasaforta me bizhuteri me vlerë 700 mijë euro vidhen për 15 minuta

21 Gusht, 2026

Atlético i mbyll derën Barcelonës për Julián Álvarez: 490 milionë euro ose asgjë

21 Gusht, 2026

Vrasja e turistit në Ksamil, gjykata lë në burg Sokrat Vatën

21 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.