• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

SHBA do të dëbojë 530 mijë emigrantë

23 Mars, 2025
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se do të revokojë statusin e përkohshëm ligjor për më shumë se gjysmë milioni emigrantë nga Kuba, Haiti, Nikaragua dhe Venezuela.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Këtyre emigrantëve u është bërë e ditur se duhet të largohen nga vendi para se lejet e tyre dhe mbrojtja nga dëbimi të anulohen më 24 prill, sipas një njoftimi të qeverisë federale.

Këta 530 mijë emigrantë u pranuan në SHBA në kuadër të një procesi sponsorizimi të epokës së presidentit, Joe Biden, të njohur si CHNV, i cili synonte të hapte rrugë ligjore për migrim. Trump e pezulloi këtë program sapo mori detyrën.

Lexo edhe:

Pasqyra e Brendshme: A është ‘Viktima’ një luftar për interesa? Transaksione prej qindra miliona eurosh midis kompanive që kanë ndikuar te AKSHI

Procedimi penal për Belind Këlliçin që ndodhet në ShBA! Zëdhënësi i Policisë: Ishte organizator i protestës

Nuk është e qartë se sa prej këtyre emigrantëve kanë mundur të sigurojnë një status tjetër që do t’u lejonte të qëndronin ligjërisht në SHBA. Programi u prezantua nga presidenti demokrat, Joe Biden në vitin 2022, fillimisht për venezuelasit, përpara se të zgjerohej për të përfshirë vende të tjera, shkruan bbc.

Një gjykatës në çështjen e dëbimeve të emigrantëve kritikoi avokatët e qeverisë për sjellje “mosrespektuese”. Programi u lejonte emigrantëve dhe anëtarëve të familjes së tyre të afërt të fluturonin në SHBA nëse kishin sponsorë amerikanë dhe të qëndronin për dy vjet me një status të përkohshëm emigracioni të njohur si “parole”.

Administrata Biden argumentoi se CHNV do të ndihmonte në uljen e kalimeve të paligjshme në kufirin jugor të SHBA-së dhe do të mundësonte kontroll më të mirë të atyre që hynin në vend.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) të premten kritikoi administratën e mëparshme, duke thënë se programi kishte dështuar në qëllimet e tij.

Megjithatë, në njoftimin prej 35 faqesh në Regjistrin Federal thuhej se disa nga ata që janë në SHBA në kuadër të CHNV mund të lejohen të qëndrojnë në bazë të një “vlerësimi rast pas rasti”.

Trump po shqyrton gjithashtu mundësinë e anulimit të statusit ligjor të përkohshëm për rreth 240 mijë ukrainas që u larguan drejt SHBA-së gjatë konfliktit me Rusinë.

CHNV ndihmoi që rreth 213 mijë haitianë të hynin në SHBA për shkak të përkeqësimit të kushteve në vendin e tyre të origjinës.

Po ashtu, më shumë se 120700 venezuelas, 110,900 kubanë dhe mbi 93 mijë nikaraguanë u pranuan në SHBA në kuadër të këtij programi përpara se ta mbyllte Trump.

Muajin e kaluar, DHS njoftoi se në gusht do të përfundojë një tjetër program emigracioni, statusin e përkohshëm të mbrojtjes (TPS), për 500 mijë haitianë që jetojnë në SHBA.

TPS u ishte dhënë shtetasve të vendeve të caktuara që përballeshin me kushte të pasigurta, si konflikte të armatosura ose katastrofa natyrore. DHS gjithashtu pezulloi TPS për venezuelasit në SHBA, ndonëse kjo po përballet me një sfidë ligjore. Që nga marrja e detyrës në janar, politikat e imigracionit të Trumpit janë përballur me një sërë pengesash ligjore.

Tags: Emigranteshba

Nga Kategoria

Pasqyra e Brendshme: A është 'Viktima' një luftar për interesa? Transaksione prej qindra miliona eurosh midis kompanive që kanë ndikuar te AKSHI
Lajme

Pasqyra e Brendshme: A është ‘Viktima’ një luftar për interesa? Transaksione prej qindra miliona eurosh midis kompanive që kanë ndikuar te AKSHI

11 Shkurt, 2026
Aktualitet

Procedimi penal për Belind Këlliçin që ndodhet në ShBA! Zëdhënësi i Policisë: Ishte organizator i protestës

11 Shkurt, 2026
Bota

Projekti i ligjit për vdekjen e asistuar në Francë: Pretendime dhe fakte

Francën e ka kapluar një debat politik mbi një propozim të diskutueshëm për të krijuar një të drejtë ligjore për vdekjen e asistuar mjekësore. Një nga shqetësimet kryesore është kritereve të kualifikimit, duke shkaktuar një numër pretendimesh për sa larg mund të shkojë ligji i propozuar.

11 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Mashtrim me fondet e bujqësisë në Korçë, 36 mln lekë për një traktor me subvencion

11 Shkurt, 2026
Formula 1: Lando Norris dominon ditën e parë të testeve në Bahrein

Formula 1: Lando Norris dominon ditën e parë të testeve në Bahrein

11 Shkurt, 2026

Projekti i ligjit për vdekjen e asistuar në Francë: Pretendime dhe fakte

Francën e ka kapluar një debat politik mbi një propozim të diskutueshëm për të krijuar një të drejtë ligjore për vdekjen e asistuar mjekësore. Një nga shqetësimet kryesore është kritereve të kualifikimit, duke shkaktuar një numër pretendimesh për sa larg mund të shkojë ligji i propozuar.

11 Shkurt, 2026

Paga speciale për agjentët e BKH-së në EUROPOL dhe Inteligjencën Financiare në Strasburg

11 Shkurt, 2026
Në Parlamentin turk, deputetët e opozitës pengojnë betimin e ministrit të ri të Drejtësisë, i cili kishte arrestuar kryebashkiakun e Stambollit.

Në Parlamentin turk, deputetët e opozitës pengojnë betimin e ministrit të ri të Drejtësisë, i cili kishte arrestuar kryebashkiakun e Stambollit.

11 Shkurt, 2026

“Aaaa veshi!” Eskalon situata në BBVA, Kristi sulmon me shishe uji Rogertin, banori bërtet fort

11 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In