• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Hirësi Joani u zgjodh Kryepeshkopi i ri, Kisha Ortodokse: Kontribuoi përkrah Anastasit

16 Mars, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Kisha Ortodokse ka vlerësuar kontributin e kryepeshkopit të sapozgjedhur Hirësia e tij Joan.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Njoftimi:

Sot, më 16 mars 2025, të dielën e dytë të Kreshmës, kushtuar Shën Grigor Palamait, pas Liturgjisë Hyjnore dhe në përputhje me Traditën e Shenjtë dhe Statutin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, u mbajt në Qendrën Sinodike në Tiranë mbledhja e Sinodit të Shenjtë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë me qëllim zgjedhjen e Kryepiskopit të ri. Pas lutjes, anëtarët e Sinodit të Shenjtë, nën kryesinë e Mbikëqyrësit të Fronit Kryepiskopal, Hirësisë së tij Mitropolitit të Korçës Imzot Joanit, me vota kanonike në mënyrë unanime zgjodhën njëzëri pasuesin e të ndjerit Kryepiskopit Anastas.Hirësia e tij Mitropoliti i Korçës Imzot Joani u zgjodh Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë dhe Primat i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.Më pas, në Katedralen e “Ngjalljes së Krishtit”, u zhvillua ceremonia e Mesazhit të Madh, ku Sinodi i Shenjtë njoftoi zyrtarisht rezultatin e zgjedhjes të nënshkruar nga të gjithë Kryepriftërinjtë e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë: Mitropolitët e Korçës, Gjirokastrës, Apolonisë, Elbasanit, Beratit, Amantias dhe Episkopi i Krujës. Besimtarët orthodhoks që kishin mbushur katedralen dhe oborrin e saj, në një atmosferë gëzimi dhe lavdërimi ndaj Zotit, thirrën “Aksios” (I Denjë) për Primatin e ri të Kishës së Shqipërisë. Në vijim Kryepiskopi i ri Imzot Joani lexoi Mesazhin e Madh dhe e nënshkroi atë në Tryezën e Shenjtë, duke konfirmuar zyrtarisht pranimin e detyrës së lartë.

Lexo edhe:

Aksident me vdekje në superstradën Milot-Fushë Krujë, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

Gonzato “pajton” PD dhe PS

Kryepiskopi i porsazgjedhur Imzot Joani ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i të ndjerit Kryepiskop Anastas për 32 vjet, nga të cilat 27 vite si Mitropolit i Korçës. Ai është dalluar për veprën e tij baritore dhe kontributin në rindërtimin e Kishës, zhvillimin e arsimit teologjik dhe forcimin e veprimtarive bamirëse të Kishës. I diplomuar me rezultate të shkëlqyera në studimet teologjike në SHBA, ai u kthye në Shqipëri për të kontribuar përkrah Kryepiskopit Anastas në rimëkëmbjen e Kishës së shkatërruar të Shqipërisë. Që nga viti 1993 ka shërbyer si profesor në Akademinë Teologjike të Durrësit, përkthyes i shumë teksteve teologjike dhe autor i tekstit të parë të Dogmatikës në gjuhën shqipe. Ai themeloi revistën “Tempulli”, përfaqësoi Kishën në takime ndërortodokse dhe ndërkristiane dhe është nderuar me tituj të spikatur për kontributin e tij në kulturë, arsim dhe dialog ndërfetar.

Nga Kategoria

Aktualitet

Aksident me vdekje në superstradën Milot-Fushë Krujë, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

25 Shkurt, 2026
Kryesore

Gonzato “pajton” PD dhe PS

25 Shkurt, 2026
Aktualitet

Bllokimi i rrugës Rruga Librazhd- Prrenjas/ E sëmura me dializë: Duhet të shkoj një ditë po një ditë jo!

25 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Aksident me vdekje në superstradën Milot-Fushë Krujë, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

25 Shkurt, 2026

Alarmi: Një në 3 prindër jep ilaçe për uljen e temperaturës kur s’është e nevojshme

25 Shkurt, 2026

Gonzato “pajton” PD dhe PS

25 Shkurt, 2026

“Jo duart te vithet o manjak…”/ Agron debati në BBV 5, Greta pështyn Juelën (VIDEO)

25 Shkurt, 2026

Bllokimi i rrugës Rruga Librazhd- Prrenjas/ E sëmura me dializë: Duhet të shkoj një ditë po një ditë jo!

25 Shkurt, 2026

“Të plaçin turinjtë, shtazë”,  skandali në Kamëz, mësuesja që dhunon të miturit pushohet nga puna

25 Shkurt, 2026

Shembja e rrugës, rritet me 300 lekë çmimi i biletës për udhëtarët e linjës Korçë-Tiranë

25 Shkurt, 2026

“Plumbin e gjeta te koka e krevatit”/ Vrasja e biznesmenit me urdhër të Laert Haxhiut, zbardhet dëshmia e të afërmit të tij!

25 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.