Gjatë mbrëmjes së sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 4”, një banore e papritur u shfaq brenda.
Produksioni është duke zhvilluar një lojë, ku banorët e asaj shtëpie nuk duhet të reagojnë ndaj situatave të papritura që shfaqen aty.
Ajo që u fut në shtëpi, ishte ish finalistja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, e cila gjatë edicionit krijoj një lidhje dashurie me Gjestin.
Xheneta tentoi t’i afrohej këngëtarit, por nga ana e tij nuk pati asnjë reagim dhe vazhdoj të këndonte këngën që kishte nisur.
Por ajo që reagoi ishte Ola duke e përqafuar Xhenetën dhe i prezantoi shtëpinë.