• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 12 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shëndeti

“Makthi i burrave”, njihuni me problematikën që cenon edhe jetën seksuale

9 Mars, 2025
tek Shëndeti
Share on FacebookShare on Twitter

Çrregullimet e traktit urinar janë një nga problemet më të shpeshta te burrat. Ky problem shëndetësor kthehet në një shqetësim serioz për nga mënyra sesi trakti urinar pëson ndryshime. Urinimet e shpeshta, gjatë natës, por edhe me probleme në zbrazjen e plotë të fshikëzës, bëhet një makth i vërtetë për burrat.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

E ftuar në studion e emisionit Diagnozë, Prof. Asc. Marsida Duli, mjeke nefrologe, tregoi sesi u ndryshon jeta burrave pas këtyre çrregullimeve, teksa apeloi për vizita mjekësore për të kapur në kohë këtë problem.

“Çrregullimet e traktit urinar për meshkujt janë makthi i meshkujve, për të vetmin fakt, sepse është pikërisht çrregullime që i detyrojnë ato të zgjohen natën dhe të shkojnë në tualet për të urinuar. Frikësohen gjithashtu edhe nga disa shenja të tjera që shoqërojnë këto çrregullime urinare, siç janë për shembull djegia gjatë urinimit, inkontinenca apo ndryshe mosmbajtja e urinës, vijimi i urinimit edhe pikimi pra sidomos kur mbaron procesi i urinimit sa arrin nganjëherë të lagen dhe këpucët si pasojë e vijimit të pikimit pas përfundimit të procesit të urinimit, apo edhe shenja të tjera të cilat lidhen me moszbrasjen, ndjesinë e moszbrazjes së plotë dhe vijimin e urinimit në një moment të dytë, apo qoftë edhe zgjatjen e periudhës ndërmjet inicimit të urinimit dhe procesit të zbrazjes së fshikëzës së urinës.” – tha mjekja nefrologe.

Lexo edhe:

Studimi: Të shkosh në punë para orës 10:00 është torturë për mendjen dhe trupin

Rama: Na duhet edhe një mandat më i fortë për të futur Shqipërinë në BE

Çrregullimet urinare të patrajtuara mund të sjellin një sërë problemesh shëndetësore dhe sociale. Përveç dëmtimit të traktit urinar, burrave u rrezikohet edhe jeta seksuale pasi gjasat për impotencë, fertilitet dhe probleme me ereksionin dhe ejakulacionin.

“Të gjithë problematikat që lidhen me traktin urinar në gjininë mashkullore duhet të diagnostikohen dhe të trajtohen sa më herët, për të shmangur të gjithë pasojat që lidhen me këto çrregullime, sidomos ato të sferës seksuale, sepse impakton fertilitetin, impakton potencën, pra shkaktojnë infertilitet, impotencë, njëkohësisht problemet e ejakulacionit, të ereksionit e kështu me radhë. Kur ekzaminojmë dhe depistojmë pacientët tanë patjetër që përveç ekzaminimit të traktit urinar, ekzaminojmë edhe gjithë pjesën përbërëse të traktit seksual. Nuk duhet të përjashtojmë edhe sëmundje seksualisht të transmetueshme, patjetër që duhet të kontrollojmë edhe partneren, një ndër strategjitë kryesore të diagnostikimit dhe të suksesit të terapisë, është njëkohësisht dhe diagnostikimi dhe investigimet që ne bëjmë gjithashtu tek partnerja e pacientit i cili vuan nga simptomatika e traktit urinar.” – shpjegoi mjekja.

Shumë burra i lidhin problemet me traktin urinar me moshën drejt plakjes, duke mos referuar asnjë shqetësim te mjeku. Zgjimet e shpeshta të natës, apo problemet e ndryshme me urinimin, mund të trajtohen në kohë në mënyrë efikase. Disa analiza dhe një konsultë me mjekun, mund të zbulojë shkaktarët dhe më pas të orientohet pacienti për mjekim.

“Ajo që i themi pacientëve, është dhe një thirrje dhe qytetarëve, është mos vuani në heshtje. Pjesa më e madhe vuajnë në heshtje, sepse mendojnë dhe ja atribuojnë zgjimin natën, urinimin, çrregullimet e urinimit plakjes. Nuk është vetëm plakja, çrregullimi i urinimit, sot ka shkaktarë, sot është shumë e thjeshtë, identifikohet dhe lajmi mirë është që mund të zgjidhet me pak gjëra dhe mund të zgjidhet shumë thjeshtë. Ajo që i rekomandojmë është që të bëjmë disa ekzaminime bazë duke u nisur nga një analizë urine, analizë gjaku dhe një eko, kështu e identifikojmë shkaktarin bazë, më pas, nëse në ekzaminimet fillestare, pra ato bazike që ne quajmë, shohim ndonjë ndryshim, atëherë ne kalojmë në një fazë të dytë më të detajuar të ekzaminimeve, nëse do jetë gjithmonë nevojshme.” – këshilloi mjekja nefrologe.

Nga Kategoria

Ekstra

Studimi: Të shkosh në punë para orës 10:00 është torturë për mendjen dhe trupin

11 Prill, 2026
Aktualitet

Rama: Na duhet edhe një mandat më i fortë për të futur Shqipërinë në BE

9 Prill, 2026
Ekstra

Pushimet ulin stresin dhe rrezikun për sëmundje të zemrës 

9 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Misioni Artemis II/ Astronautja rrëfen përjetimin në hapësirë: Më tronditi ajo që pashë përreth Tokës

12 Prill, 2026

Muriqi shkruan historinë dhe nxjerr Mallorcën nga zona e rënies

12 Prill, 2026

Zgjedhjet në Hungari, pjesëmarrje rekord deri në orën 15:00

12 Prill, 2026

SHBA jep ofertën “finale” për Iranin, bisedime në prapaskenë përmes Pakistanit

12 Prill, 2026

Dështimi i negociatave SHBA-Iran/ Reagon BE: Diplomacia është thelbësore

12 Prill, 2026

Trump lajmëron bllokadë të Hormuzit: Ndalojmë çdo anije të hyjë apo të dalë

12 Prill, 2026

Shqiptari kapet në trafik kokaine në Itali, ja ku e kishte fshehur drogën

12 Prill, 2026

Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi do të mbahet në SHBA

12 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.