• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 12 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Ancelotti: Ishte sfidë shumë e vështirë, imagjinoni kthimin si mund të jetë ndaj Atletico Madridit

5 Mars, 2025
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Carlo Ancelotti u shfaq i kënaqur me rezultatin 2-1, por i vetëdijshëm se ende nuk është vendosur asgjë për kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Ai e di që në “Metropolitano” do të duhet të vuajnë në kthim, por beson se do të dalin me sukses dhe do të avancojnë në raundin tjetër. Trajneri italian bëri analizën e ndeshjes së mbrëmshme për “Movistar Plus”: “Ishte një ndeshje e vështirë, siç ndodh gjithmonë kundër Atletico Madridit. E nisëm mirë, më pas Julián shënoi një gol të shkëlqyer. Në pjesën e dytë u paraqitëm më mirë, punuam mirë dhe synimi ishte të merrnim një avantazh të vogël, gjë që e arritëm”.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Plani i lojës – “Plani fillestar ishte të luanim nga krahët me Vini dhe Rodrygo, për të sulmuar. Na doli mirë në aksionin e parë, por më pas humbëm durimin dhe u përpoqëm të shpejtonim lojën në vend që të ndiqnim të njëjtin model, duke i mbajtur kundërshtarët të mbyllur në gjysmëfushën e tyre. Skuadra punoi mirë, mbrojtëm siç duhej. Atletico pati kontrollin në disa momente, por nuk krijoi shumë raste”.

Pse u anulua zëvendësimi i Modric – “Nuk ishte Brahim ai që duhej të dilte, por Camavinga. Pritëm pak, por ndryshimi ishte i planifikuar, sepse Camavinga kishte një shqetësim në shpinë. Më pas Modric hyri me cilësinë dhe eksperiencën e tij”.

Lexo edhe:

Man. Utd refuzon Ole Gunnar Solskjaer?! Një kandidat i ri shfaqet për rolin e menaxherit përkohës të Djajve të Kuq pas bisedave ballë për ballë.

Maximilian Ibrahimovic drejt Milanit, në gjurmët e legjendës Zlatan

Ndeshja e kthimit në “Metropolitano” – “Ndeshja ishte e vështirë sot, imagjinoni të mërkurën si mund të jetë… Kemi një avantazh të vogël dhe duam të kalojmë më tej. Do të jetë një ndeshje e luftuar, Atletico Madridi do të shtojë presionin, por do të jetë e balancuar. Cilësia e të dyja ekipeve është shumë e lartë. Po luajmë në 1/8 finale, por kjo përballje mund të ishte fare mirë një gjysmëfinale apo finale. As ne nuk jemi të lumtur që luajmë kundër Atletico Madridit, as ata nuk janë të kënaqur që na kanë përballë në këtë fazë”.

Si e vlerëson ekipin e tij – “Sonte punuam, vrapuam shumë dhe bëmë diferencën. Rodrygo dhe Brahim ishin më të mirët. Nuk ushtruam shumë presion, por nuk ishte kjo ideja. Atletico Madridi kishte kontroll në disa momente, por nuk krijoi shumë raste”.

A priste më shumë – “Jo, nuk mund të them që mungoi diçka. Kjo është një ndeshje e nivelit më të lartë, si një gjysmëfinale apo finale. Atletico Madridi është një skuadër shumë e fortë dhe nuk mund të mendosh ndryshe. Ky rezultat na jep besim”.

Ndeshja e dobët e Mbappé dhe Vinicius – “Nuk është e lehtë të luash kundër mbrojtjes së Atletico Madridit. Kishim një rast të mirë me të dy në fund, megjithatë ata punuan dhe luftuan fort. Nuk treguan gjithë cilësinë e tyre, por e kanë ndeshjen e kthimit përpara për ta treguar veten”.

A do të rikthehet Brahim në stol – “Nuk është e vërtetë që do të ulet në stol. Nuk mund të them se është i pazëvendësueshëm, por është shumë i rëndësishëm për ne. Shfrytëzon çdo minutë që i jap dhe do të luajë sa herë që më nevojitet”.

A ishte Mbappé i dëmtuar – “Jo, ishte mirë, nuk kishte asnjë problem. Vetëm një shqetësim me dhëmballën, që nuk e lejoi të stërvitej për tri ditë. Nuk ishte në formën më të mirë kundër Betis, por kjo ndeshje do ta ndihmojë për ritmin”.

Efektiviteti i ulët në goditjet standarde – “Sezonin e kaluar kishim Kroos dhe një sulmues si Joselu që na ndihmonte shumë në këtë aspekt. Këtë vit kemi shënuar disa gola nga skemat, por vazhdojmë të punojmë për këtë”.

Ndërrimi mes Camavinga dhe Modric – “E bëra sidomos për të sjellë freski, por Camavinga kishte gjithashtu një problem në shpinë, që nuk e lejoi të ishte 100%. Modric solli eksperiencën dhe qetësinë e tij në fund”.

Nga Kategoria

Sporti

Man. Utd refuzon Ole Gunnar Solskjaer?! Një kandidat i ri shfaqet për rolin e menaxherit përkohës të Djajve të Kuq pas bisedave ballë për ballë.

12 Janar, 2026
Sporti

Maximilian Ibrahimovic drejt Milanit, në gjurmët e legjendës Zlatan

12 Janar, 2026
Jashari shpallet fitues i Këpucës së Artë për vitin 2025 në Belgjikë, pas vetëm gjysmës së sezonit të luajtur...
Lajme

Jashari shpallet fitues i Këpucës së Artë për vitin 2025 në Belgjikë, pas vetëm gjysmës së sezonit të luajtur…

11 Janar, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Braktisja e tre fëmijëve të mitur në Durrës, rrëfimi i nënës: Kam punuar dy turne dhe nuk kam pasur mbështetje. Rreth ish-bashkëshortit...

Braktisja e tre fëmijëve të mitur në Durrës, rrëfimi i nënës: Kam punuar dy turne dhe nuk kam pasur mbështetje. Rreth ish-bashkëshortit…

12 Janar, 2026
Atentati në Greqi, baba e bir nga Shqipëria dëmtohen nga armë zjarri

Atentati në Greqi, baba e bir nga Shqipëria dëmtohen nga armë zjarri

12 Janar, 2026
"Bëje tifoz për të!" Pas thashetheme për një lidhje me Brikenën, Atdheu reagon për herë të parë.

“Bëje tifoz për të!” Pas thashetheme për një lidhje me Brikenën, Atdheu reagon për herë të parë.

12 Janar, 2026

“Shtëpia e barit” në Sarandë, dalin pamjet nga operacioni! Arrestohet 30-vjeçari, nën hetim 4 punonjës të OSHEE

12 Janar, 2026
Anulohet seanca për çështjen e njohur si “53 milionëshi”

Anulohet seanca për çështjen e njohur si “53 milionëshi”

12 Janar, 2026
“Policia”/ Zbulohet ‘shtëpia e barit’ në Sarandë, arrestohet 30-vjeçari, ndëshkohen 4 punonjës të OSHEE-së.

“Policia”/ Zbulohet ‘shtëpia e barit’ në Sarandë, arrestohet 30-vjeçari, ndëshkohen 4 punonjës të OSHEE-së.

12 Janar, 2026

Çmimi i cigareve rritet sërish, duhanpirësit do paguajnë më shumë

12 Janar, 2026

Aksident me vdekje në Tiranë, 37-vjeçari aksidenton këmbësorin

12 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.