• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Analizë

Konfrontimi me Perëndimin, çfarë kërkon Donald Trump?

5 Mars, 2025
tek Analizë, Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Donald Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë gjashtë javë më parë dhe për një periudhë të shkurtër vërehet një ndryshim i madh në politikën e jashtme amerikane. Nën Trump, marrëdhëniet e Uashingtonit me Moskën po rigjallërohen në dëm të Ukrainës, e cila u sulmua dhe pjesërisht u pushtua ngaRusia. Në vend që të përfshijë aleatët evropianë në këtë kthesë, administrataamerikane tani po thekson dallimet në vlerat e dikurshme të përbashkëta.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Të mërkurën (26 shkurt), Trump deklaroi: “BE u krijua për të mashtruar SHBA-në”, ndërsa të premten (28 shkurt) presidenti amerikan, së bashku me zëvendëspresidentin e tij J.D. Vance, filluan një grindje me Volodymyr Zelensky para publikut botëror.

Presidenti ukrainas shkoi në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar një marrëveshje për metalet e rralla. Në vend të kësaj, Trump dhe Vance e ofenduan atë.

Lexo edhe:

Dasma që bëri xhiron e rrjetit, nusja nuk mban dot kilogramët me ar, avokati e mbulon me florinj nga koka te këmbët

Video. Informacionet më të fundit | 22 Dhjetor 2025 – Mëngjesi

A po i jep fund Trump rendit botëror perëndimor?

Historiani Norbert Frey, i cili drejton Qendrën për Historinë e Shekullit të 20-të në Universitetin e Jenës, sheh në të gjitha këto zhvillime fundin e rendit botëror që u vendos pas Luftës së Dytë Botërore dhe rënies së Bashkimit Sovjetik. “Qëllimi është i qartë: Një triumvirat global (aleancë treshe, shën.red.) me Donald Trump, Xi Jinping dhe Putin”, tha Frei për Deutschlandfunk.

“Ajo që Trumpi nuk dëshiron të shohë është se SHBA-ja po lufton si një fuqi botërore në rënie. Dhe pikërisht tani ata po refuzojnë aleatët e tyre të vetëm të mbetur -Evropën. Ndërsa Evropa tani është lënë plotësisht në duart e veta”.

Dhe kjo është arsyeja pse bisedimet diplomatike janë duke u zhvilluar në Evropë për të gjetur një përgjigje të përbashkët – fillimisht në një samit në Londër e më pas edhe në një samit të jashtëzakonshëm në Bruksel.

“Shpresoj që ata të kuptojnë se ky është një ndryshim i qartë i drejtimit në politikën botërore,” tha Mikhail Alexeyev, një shkencëtar politik në Universitetin e Kalifornisë, San Diego.

“Diskutimi në Zyrën Ovale nuk ishte vetëm një përleshje mes dy liderëve. Ai fsheh një sinjal të distancimit më të madh të SHBA-së nga Evropa. Ne nuk mund të marrim më garanci amerikane të sigurisë, jo vetëm për Ukrainën, por ndoshta as për NATO-n si të sigurt.”

Një vit më parë, gjatë fushatës së tij zgjedhore, Trump vuri në dyshim mbështetjen ushtarake të Uashingtonit për anëtarët e NATO-s që shpenzojnë më pak se shuma e rënë dakord për mbrojtjen. Ai tha madje se ai “do të inkurajonte Rusinë që të bënte çfarë të donte” me ato vende që nuk paguajnë. Trump e tha këtë në shkurt 2024 gjatë fjalimit të tij në Karolinën e Jugut, ndërsa në një rast tjetër ai u kërkoi evropianëve të investonin pesë për qind të prodhimit të tyre të brendshëm bruto për mbrojtjen”.

A do të ketë shkëputje të plotë me Evropën?

Laura von Daniels, e cila drejton grupin e punës të Amerikës në Fondacionin për Shkencë dhe Politikë (SWP) me qendër në Berlin, thotë se ka pasur një ankth të madh, por se një prishje e plotë në marrëdhëniet transatlantike nuk mund të dallohet aktualisht.

“Unë besoj se situata do të jetë e vështirë dhe se ai është i gatshëm të dëmtojë interesat e Bashkimit Evropian. Si në politikën e sigurisë ashtu edhe në atë ekonomike, siç janë tarifat ndëshkuese. Kjo është e gjitha e vërtetë. Por nuk është në interesin e tij të ndërpresë të gjitha marrëdhëniet me Evropën brenda natës”, mendon ajo.

Von Daniels tregon planet ekonomike të Trumpit, si trajtimi i Evropës si një treg i madh për gazin natyror të lëngshëm amerikan. Pra, presioni ekonomik do të jetë në rritje. “Në mars do të vijnë tarifat për çelikun dhe aluminin”, thotë Von Daniels dhe shton se në pranverë dhe verë, Evropa duhet të llogarisë në vendosjen e tarifave të reja, për shembull për makinat.

Trump dëshiron të përdorë këto masa për të barazuar bilancin tregtar midis BE-së dhe SHBA-së. Sipas të dhënave të SHBA-së, në vitin 2024 Shtetet e Bashkuara blenë mallra dhe shërbime me vlerë pothuajse një mijë miliardë më shumë nga BE-ja sesa BE-ja bleu nga SHBA.

Von Daniels beson se marrëdhëniet ekzistuese transatlantike janë të dobishme për Trump. “Sigurisht, është një pyetje legjitime, nëse ata ende e përkufizojnë veten si një aleancë e vlerave perëndimore.”

Gabriel: Trump dëshiron të dobësojë Evropën

Ish-ministri i Jashtëm gjerman, socialdemokrati Sigmar Gabriel, i cili tani kryeson organizatën Atlantic Bridge, beson se administrata Trumpnuk e sheh më Evropën si një aleat. Gabriel i tha një gazete gjermane se Trump “nuk mund të gjejë asgjë të përbashkët me Evropën, sepse botëkuptimi i tij është pothuajse krejtësisht i kundërt me kuptimin tonë evropian të bashkëpunimit. Unë jam pothuajse i sigurt se ai dëshiron ta dobësojë ose madje ta shkatërrojë Evropën”.

Lidhur me bisedimet e ardhshme mes Trump dhe Putin për përfundimin e luftës në Ukrainë, Gabriel kujton konferencën e mbajtur në Jaltë, ku SHBA, Bashkimi Sovjetik dhe Britania e Madhe vendosën të ndajnë Gjermaninë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

“Trump ka parasysh një lloj ‘Jalta 2.0’, ku ‘burrat e fortë’ të politikës botërore do ta ndanin botën në sfera interesi ndërsa djemtë e vegjël do të duhej të shihnin se si do t’ia dilnin,” tha Gabriel.

Ukraina një pengesë për negociatat e drejtpërdrejta me Putinin

Laura von Daniels thotë se është e paqartë se cili është qëllimi përfundimtar i Trump, por të premten u bë e qartë se Ukraina është një pengesë në rrugën e tij drejt negociatave të drejtpërdrejta me Putinin. Ajo tha për grindjen e Zyrës Ovale se ajo “ka shenjat dalluese të asaj që ne dimë për krerët autoritarë të shteteve”.

Instituti i Uashingtonit për Studimin e Luftës ka publikuar një analizë sipas së cilës pezullimi i ndihmës ushtarake të SHBA-së për Kievin do të rriste “mundësinë e një fitoreje ruse” në Ukrainë, në ambicien e tij për të rritur kontrollin mbi ish-republikat sovjetike, të tilla si Estonia, Letonia dhe Lituania, ndërsa ndikimi i Shteteve të Bashkuara në botë do të zvogëlohej./DW

Nga Kategoria

Bota

Dasma që bëri xhiron e rrjetit, nusja nuk mban dot kilogramët me ar, avokati e mbulon me florinj nga koka te këmbët

22 Dhjetor, 2025
Bota

Video. Informacionet më të fundit | 22 Dhjetor 2025 – Mëngjesi

22 Dhjetor, 2025
Bota

“Kontakthof”: Greqia rikthen Pina Bausch në Teatrin e Saj Kombëtar

22 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Tragjedi në Vlorë: Ndërron jetë 50-vjeçarja pas rënie dhe përplasje me bordurat e bulevardit

Katër individë sulmojnë një punonjës të IMT-së dhe policët gjatë një përpjekjeje për të parandaluar aksionin për hapësirat publike.

22 Dhjetor, 2025
Osmani takohet me zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Osmani takohet me zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

22 Dhjetor, 2025
"Hiti i 'Bajames' që kishim mendimin se do bënte bujë" / Miri për Kristin: Ai është më i mirë këtu.

“Hiti i ‘Bajames’ që kishim mendimin se do bënte bujë” / Miri për Kristin: Ai është më i mirë këtu.

22 Dhjetor, 2025
Gjermania fillon hetimet për koronavirusin, intervistohet ish-ministri i Shëndetësisë

Gjermania fillon hetimet për koronavirusin, intervistohet ish-ministri i Shëndetësisë

22 Dhjetor, 2025

Wayne Rooney sugjeron që Declan Rice është ‘i pazëvendësueshëm’ dhe mund të bëhet kapiteni i ardhshëm i Anglisë – me mesfushorin e Arsenalit të gatshëm të marrë këtë rol pas pensionimit të Harry Kane.

22 Dhjetor, 2025

Tre mijë dollarë artikuj të vjedhur! Babagjyshi dhe elfët e tij bëjnë “NAMIN” në supermarket

22 Dhjetor, 2025
Trump shpall tarifat mbi whiskey-n, presidenti amerikan ndalon prodhimin në distilerinë Jim Beam që krijon bourbon-in e njohur.

Trump shpall tarifat mbi whiskey-n, presidenti amerikan ndalon prodhimin në distilerinë Jim Beam që krijon bourbon-in e njohur.

22 Dhjetor, 2025

Dasma që bëri xhiron e rrjetit, nusja nuk mban dot kilogramët me ar, avokati e mbulon me florinj nga koka te këmbët

22 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.