Pavarësisht tensionit dhe lotëve që shoqëruan momentin e mëparshëm për shkak të komentit të Gjestit mbi nishanin e Eglit, duket se dyshja është afruar sërish.
Në pamjet më të fundit të publikuara nga faqja zyrtare e Big Brother VIP Albania në Instagram, ata shfaqen duke shkëmbyer një tjetër puthje në buzë.
Ky moment është pjesë e promos për episodin e sotëm, ku priten të komentohen zhvillimet më të fundit mes tyre dhe dinamikat në shtëpi.
Pas deklaratave të forta dhe emocioneve të përziera, publiku mbetet kurioz për të zbuluar nëse mes Eglit dhe Gjestit ka një lidhje të sinqertë apo thjesht një marrëdhënie të ndikuar nga loja brenda shtëpisë.