Modelja dhe influencerja Kleoniki Deliorgji ka folur hapur për ndarjen nga partneri i saj, duke treguar se fundi i lidhjes ka qenë i dhimbshëm, veçanërisht pasi marrëdhënia ishte menduar si një lidhje afatgjatë.
Në një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram, një prej tyre e pyeti: “Sa të ka mërzitur kjo lidhja e fundit se je bërë gjysmë robi o jetë?”
Kleoniki iu përgjigj duke mohuar se ndarja e ka rrëzuar emocionalisht, ndërsa theksoi se njerëzit e saj të afërt e shohin tashmë më të lumtur.
“Njerëz, unë s’jam bërë gjysmë robi. Madje njerëzit e mi të afërt më thonë që dukem më e lumtur tani sesa kur isha në atë marrëdhënie”, u shpreh ajo.
Megjithatë, modelja pranoi se e ka vuajtur ndarjen dhe se dhimbja ishte e pashmangshme pasi, sipas saj, ajo e kishte përjetuar lidhjen seriozisht.
“Dhe po, e kam vuajtur. Normalisht që kur do dikë vërtet dhe zhgënjehesh, do vuash. Sidomos kur ajo marrëdhënie ishte diçka që e kishe menduar seriozisht për jetën tënde. Ne po planifikonim të martoheshim këtë shtator”, rrëfeu Deliorgji.
Ajo tha se, pavarësisht dhimbjes, do të zgjidhte sërish të dashuronte me të njëjtin intensitet, në vend që të shmangte dashurinë nga frika e zhgënjimit.
“Unë preferoj 1,000 herë të vuaj për një dashuri që e kam ndjerë me gjithë qenien time, sesa të mos dashuroj fare në mënyrën që di unë”, u shpreh modelja.

Në fund, Deliorgji tha se kjo eksperiencë i ka dhënë mësime që do t’i mbajë me vete gjatë gjithë jetës, duke theksuar se dhimbja pas një ndarjeje nuk duhet parë si dobësi.
“Nuk është turp të duash, nuk është turp të vuash. Dhe vuajtja s’do të thotë që ti do të riktheheshe te ai person. Ndonjëherë thjesht do të thotë që ke dashur vërtet”, përfundoi ajo.









