• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 23 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Nga Milano në Londër, destinacionet ku udhëtojnë më shumë shqiptarët

23 Shkurt, 2025
tek Aktualitet
Share on FacebookShare on Twitter

Në Itali jetojnë të paktën 500 mijë shtetas shqiptarë, që janë një potencial i lartë për tregun ajror, së bashku me familjarët e tyre, bazuar në lejet e qëndrimit të dhëna nga Eurostat në vite.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Italia, vendi i historisë, ushqimit, kulturës është vetëm 1-1.5 orë me avion nga Rinasi (në varësi të qytetit), duke qenë i preferuar dhe për turizëm.

Edhe në vitin 2024, shteti përtej detit ka pasur trafikun më të madh ajror me Shqipërinë. Në 2024-n, sipas të dhënave nga Tirana International Airport (TIA), rreth 43% e pasagjerëve (ose 4.5 milionë) udhëtuan nga Rinasi drejt qyteteve italiane dhe anasjelltas.

Lexo edhe:

Shembja e rrugës Librazhd boshatis aksin Pogradec-Qafë Thanë

Ekskluzive: Shehi kthehet te Tirana, fjalët e tij si trajner: Ishte një zgjedhje nga zemra dhe si… tifozi.

Në krahasim me vitin e mëparshëm, fluksi i udhëtarëve është rritur me 43%. Nga Rinasi u fluturua në 24 qytete italiane në 2024-n (Bergamo, Romë, Bolonja, Trevizo, Piza, Milano, Bari, Katania, Verona, Torino, Xhenova, Ankona, Peruxhia, Peskara, Rimini, Napoli, Brindisi, Trieste, Rexho Kalabria, Komiso, Lamezia Terme, Salerno, Venecia, Firence).

Në vend të dytë ka mbetur Gjermania, me 10.6% të lëvizjeve. Nga dhe drejt qyteteve të Gjermanisë, që vitet e fundit është kthyer në destinacion punësimi për shqiptarët kanë udhëtuar 1.17 milionë pasagjerë, ose 23% më shumë se viti i mëparshëm.

Nga Rinasi fluturohet në 13 destinacione në Gjermani. Qyteti me fluksin më të madh të udhëtimeve mbetet Frankfurti, i ndjekur nga Dortmundi, Memmingen, Berlini, Hamburgu.

Mbretëria e Bashkuar (MB), sidomos Londra, është destinacioni me rritjen më të shpejtë vitet e fundit, e ndikuar nga hyrja e operatorëve me kosto të ulët, fillimisht “Wizz Air”.

Hyrja e “Ryanair” në vitin 2024 ka bërë që udhëtimet nga dhe drejt Mbretërisë së Bashkuar të rriten me gati 62%, në gati 1 milion pasagjerë, duke zënë 9% të tregut. Londra tërhoqi 83% të udhëtarëve drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Turqia ka vijuar të ruajë vendin e katërt, me 5.2% të udhëtimeve dhe rritje me 35% me bazë vjetore, me Stambollin që zë peshën kryesore (72%). Destinacioni tjetër i preferuar për pushime është Antalia, me rreth 100 mijë pasagjerë.

Polonia renditet në vendin e pestë, e ndikuar nga interesi i lartë që kanë pasur shtetasit e këtij vendi për të kaluar pushimet në Shqipëri. Nga dhe drejt qyteteve të Polonisë kanë udhëtuar 520 mijë shtetas, me rritje 57% në krahasim me vitin e mëparshëm.

Nga Rinasi është fluturuar në tetë destinacione polake, Varshavë, Krakov, Katovicë, Vroclavë, Poznan, Gdañsk, Zheshov, Shiman, Zjelona. Varshava mbetet destinacioni kryesor me 40% të totalit, e ndjekur nga Krakovi, me 20%.

Franca është një tjetër destinacion që ka parë rritje të fortë të udhëtimeve, me 490 mijë pasagjerë, më se dyfishim në krahasim me vitin 2023, e ndikuar dhe nga hyrja e “Ryanair” në këtë linjë. Parisi mban rekordin me 70% të trafikut me Francën.

Të gjithë në Milano (Bergamo) e Londër

Milano, që është e arritshme nëpërmjet dy aeroporteve (Malpensa dhe Bergamo) është destinacioni më i preferuar për fluturimet nga dhe drejt Rinasit. Në 2024, përmes këtyre aeroporteve, fluturuan një numër rekord prej 1.07 milionë pasagjerësh, me rritje 45% me bazë vjetore.

Rritja është ndikuar nga Aeroporti i Bergamos, përmes të cilit udhëtuan gati 700 mijë pasagjerë në 2024.

Hyrja në këtë linjë e “Ryanair” ka shtuar alternativat e zgjedhjes për ata që shkojnë apo vijnë nga Milano.

Nuk janë më vetëm emigrantët, të afërmit e tyre apo të tjerë vendas që udhëtojnë drejt Milanos, apo qyteteve të tjera italiane.

Të dhënat e Ministrisë së Turizmit bënë të ditur se shtetasit italianë ishin të dytët për nga hyrjet në vend, pas atyre të Kosovës, me rreth 11% të totalit, ose mbi 1.25 milionë në 2024.

Londra mban vendin e dytë midis destinacioneve kryesore nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, me 8% të udhëtimeve totale. Gati 840 mijë udhëtarë shkuan apo erdhën në Mbretërinë e Bashkuar, me rritje 44% nga një vit më parë.

Janë disa shoqëri ajrore që operojnë me aeroportet e Londrës, duke e bërë këtë destinacion, që po tërheq shumë emigrantë vitet e fundit, të arritshëm me kosto të lirë. Sërish, hyrja e “Ryanair” ka ndikuar në shtimin e trafikut të pasagjerëve.

Bolonja ka kaluar në vend të katërt, duke i zënë vendin Pizës, me 476 mijë pasagjerë.

Treviso është një tjetër qytet italian që ka arritur të ketë 440 mijë pasagjerë në 2024-n.

Piza ka zbritur në vend të gjashtë, me 426 mijë pasagjerë.

Nga dhe drejt Stambollit kishte 408 mijë pasagjerë, ose gati 27% më shumë se një vit më parë.

Edhe Vjena ka regjistruar rritje të fortë të trafikut, me 64%, në gati 400 mijë pasagjerë. Krahas Austrian Airlines, hyrja e “Wizz Air” dhe më pas “Ryanair”, me çmime më ekonomike e ka bërë Vjenën një qytet të preferuar për turistët nga Shqipëria./ Monitor.al

Nga Kategoria

Aktualitet

Shembja e rrugës Librazhd boshatis aksin Pogradec-Qafë Thanë

23 Shkurt, 2026
Ekskluzive: Shehi kthehet te Tirana, fjalët e tij si trajner: Ishte një zgjedhje nga zemra dhe si… tifozi.
Aktualitet

Ekskluzive: Shehi kthehet te Tirana, fjalët e tij si trajner: Ishte një zgjedhje nga zemra dhe si… tifozi.

23 Shkurt, 2026
Aksident tragjik në Austri, ylli i Kosovës dëshmon për vdekjen e kushëririt të tij në momentin e përplasjes.
Aktualitet

Aksident tragjik në Austri, ylli i Kosovës dëshmon për vdekjen e kushëririt të tij në momentin e përplasjes

23 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Djali i një regjisori të njohur hollywoodian shpallet i pafajshëm, pas rrezikut për dënim me vdekje për vrasjen e prindërve të tij.

Djali i një regjisori të njohur hollywoodian shpallet i pafajshëm, pas rrezikut për dënim me vdekje për vrasjen e prindërve të tij.

23 Shkurt, 2026

Shembja e rrugës Librazhd boshatis aksin Pogradec-Qafë Thanë

23 Shkurt, 2026

Deti Baltik “në vështirësi për t’u rikuperuar” dhe nuk është vetëm për shkak të ndryshimeve klimatike. Rënia e cilësisë vazhdon, pavarësisht përpjekjeve për ruajtje që zgjatën dekada.

23 Shkurt, 2026
Ekskluzive: Shehi kthehet te Tirana, fjalët e tij si trajner: Ishte një zgjedhje nga zemra dhe si… tifozi.

Ekskluzive: Shehi kthehet te Tirana, fjalët e tij si trajner: Ishte një zgjedhje nga zemra dhe si… tifozi.

23 Shkurt, 2026

Chivu: “Mund ta përmbysim Bodo”. Shpërthen polemika me gazetarin norvegjez

23 Shkurt, 2026
Aksident tragjik në Austri, ylli i Kosovës dëshmon për vdekjen e kushëririt të tij në momentin e përplasjes.

Aksident tragjik në Austri, ylli i Kosovës dëshmon për vdekjen e kushëririt të tij në momentin e përplasjes

23 Shkurt, 2026

Si po e revolucionon Japonia shëndetësinë me të dhëna gjenetike dhe terapi me eksosome

23 Shkurt, 2026

Ylli i Man City-t rrezikon të mungojë ndaj Arsenalit për shkak të pezullimit me dy ndeshje

23 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.