• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 31 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

15 futbollistët më të mëdhenj, që nuk e fituan dot kurrë Ligën e Kampionëve

20 Shkurt, 2025
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Në këtë fotogaleri ju sjellim yjet e futbollit botëror, që nuk arritën kurrë ta ngrinin lart “kupën veshëgjatë” gjatë gjithë karrierës së tyre.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Diego Maradona – “El Pelusa” konsiderohet një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave. Argjentinasi, i cili luajti për Barcelonën, Napolin dhe Sevilla në Europë, nuk e fitoi kurrë Ligën e Kampionëve (dikur, Kupën e Europës).

Ronaldo Nazário – “Fenomeni” ka luajtur në ekipe të mëdha si PSV, Barcelona, Inter, Real Madrid dhe Milan. Ylli brazilian, fitues i dy “Topave të Artë”, ishte një nga golashënuesit më të mëdhenj në skenën ndërkombëtare.

Lexo edhe:

Kroos: “Topin e Artë do t’ia jepja Kvaratskhelias”

Derbi Milan-Inter, Amorim humbet Tomorin: Chivu me disa dilema para sfidës

Roberto Baggio – Sulmuesi italian, fitues i një “Topi të Artë”, ishte një nga lojtarët më të talentuar në historinë e futbollit. Ai ka luajtur për Fiorentinën, Juventusin, Milanin dhe Interin. Më 1993 humbi finalen e Champions-it ndaj Borussia Dortmundit me Juventusin.

Zlatan Ibrahimović – Suedezi ka kaluar në klube të mëdha si Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, Milan, PSG dhe Manchester United. Bashkë me Buffon, është lojtari me më shumë ndeshje në Champions League (124), pa e fituar dot trofeun.

Gianluigi Buffon – Portieri italian, një nga më të mirët në histori, luajti tri finale të Ligës së Kampionëve me Juventusin: 2003 (kundër Milanit), 2015 (kundër Barcelonës) dhe 2017 (kundër Real Madridit). Ai u tërhoq në vitin 2023 nga futbolli në moshën 45-vjeçare.

Francesco Totti – Fantazisti italian, një nga të paktët “one-club man” në futboll, ishte kapiteni dhe simboli i Romës. Ai fitoi një Kupë Bote, një titull të Serie A dhe dy Kupa të Italisë, por kurrë nuk kaloi çerekfinalet e Champions-it.

Sergio Agüero – Sulmuesi argjentinas, i cili ka luajtur për Atletico Madrid, Manchester City dhe Barcelonën, shënoi 39 gola në Champions League gjatë kohës së tij me City.

Ruud van Nistelrooy – Sulmuesi holandez është golashënuesi i shtatë më i mirë në historinë e Champions-it (56 gola), i barazuar me Thomas Müller. Ai është lojtari me më shumë gola, pa e fituar kurrë trofeun.

Thierry Henry – Sulmuesi francez është një nga legjendat më të mëdha të Arsenalit. Në mars 2002, kundër Newcastle, ai shënoi një nga golat më të bukur në historinë e Premier League.

Gabriel Batistuta – Sulmuesi argjentinas, i dyti më i mirë në historinë e kombëtares së tij për nga golat, nuk arriti kurrë ta kalonte fazën e grupeve të Champions-it me Romën apo Fiorentinën.

Lothar Matthäus – Mesfushori legjendar gjerman, fitues i Kupës së Botës dhe “Topit të Artë”, do ta mbajë mend gjithmonë natën fatale të “Camp Nou” më 1999, kur Manchester United përmbysi Bayern Munich në finalen e Champions-it.

Romário – Braziliani, i cili bëri emër në Europë me PSV-në dhe Barcelonën e Johan Cruyff, humbi finalen e Champions-it në vitin 1994 kur Milani i Fabio Capellos e mundi Barçën 4-0.

George Weah – Liberiani, i pari dhe i vetmi afrikan që ka fituar “Topin e Artë”, e udhëhoqi PSG-në deri në gjysmëfinalet e Champions-it më 1995 falë 7 golave të tij në kompeticion.

Michael Ballack – Gjermani humbi dy finale të Champions-it. E para ishte më 2002 kundër Real Madridit, ku Zidane shënoi me një “volej” të famshëm. Më 2008, ai humbi sërish me Chelsea kundër Manchester United, me penallti.

Cesc Fàbregas – Mesfushori spanjoll, aktualisht trajner i Como 1907, humbi finalen e Champions-it më 2006 me Arsenalin kundër Barcelonës. Me Spanjën, ai fitoi Kupën e Botës 2010 dhe Kampionatet Europiane të 2008 dhe 2012.

Nga Kategoria

Sporti

Kroos: “Topin e Artë do t’ia jepja Kvaratskhelias”

31 Tetor, 2026
Sporti

Derbi Milan-Inter, Amorim humbet Tomorin: Chivu me disa dilema para sfidës

31 Tetor, 2026
Lajme

Mourinho hap një çarje te Barça, humbja në El Clásico shton presionin mbi Flick

31 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Lajm i keq për shqiptarët, pezullohet sërish Lotaria Amerikane 2027! Gjykata e Apelit bllokon hapjen e aplikimeve

31 Tetor, 2026

“Sot ka vetëm një mesazh”, Noka nga protesta: Edi Rama largohu, nuk mund ta mbash pushtetin me dhunë

31 Tetor, 2026

Kroos: “Topin e Artë do t’ia jepja Kvaratskhelias”

31 Tetor, 2026

Derbi Milan-Inter, Amorim humbet Tomorin: Chivu me disa dilema para sfidës

31 Tetor, 2026

U plagos në sy në protestë, Erjon Vishkulli: Po përballem me një sfidë tjetër për shikimin e syrit!

31 Tetor, 2026

Mourinho hap një çarje te Barça, humbja në El Clásico shton presionin mbi Flick

31 Tetor, 2026

Vodhi katër biznese në Fier gjatë muajit tetor, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim

31 Tetor, 2026
Screenshot

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve, sa do të shitet nafta dhe benzina

31 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.