• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 22 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

Mbi 6 milionë lekë të reja evazion fiskal, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq dosjen e këngëtares Xhensila Myrtezaj

22 Nëntor, 2026
tek Lajme, Showbiz
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim këngëtaren Xhensila Kallaku (Myrtezaj), e akuzuar për fshehje të të ardhurave më shumë se një herë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas hetimeve, ajo dyshohet se ka shmangur detyrimet tatimore përmes deklarimit të paplotë të të ardhurave dhe transaksioneve financiare me burime të pajustifikuara.

Nga ekspertimi kontabël rezulton se për vitin 2023 janë shmangur 2.417.311 lekë detyrime tatimore, ndërsa për vitin 2024 shuma arrin në 3.658.210 lekë. Në total, evazioni fiskal i konstatuar për të dy vitet kap vlerën prej 6.075.521 lekësh të reja.

Lexo edhe:

Veliaj nuk paraqitet në spitalin Memorial të Fierit për të kryer ndërhyrjen kirurgjikale, kryebashkiaku nga paraburgimi: Refuzoj, i jam drejtuar GJKKO-së

“Pasqyra digjitale e çmimeve po jep shenja pozitive”/ Rama: Qytetarët mund të bëjnë krahasime dhe të zgjedhin

Gjatë hetimeve, Xhensila Myrtezaj ka pretenduar se të ardhurat vinin nga koncertet brenda dhe jashtë vendit, por dokumentacioni i paraqitur prej saj i justifikonte ato vetëm pjesërisht.

Prokuroria e akuzon për veprën penale “Fshehje e të ardhurave”, të kryer më shumë se një herë, sipas nenit 180/1 të Kodit Penal. Në kohën kur ka nisur hetimi, Xhensila ka mbajtur mbiemrin Kallaku, por pas divorcit nga këngëtari Bes Kallaku, ajo tashmë ka mbiemrin Myrtezaj

Njoftimi i Prokurorisë së Tiranës:

Fshehu të ardhurat më shumë se një herë duke shkaktuar mbi 6 milionë lekë evazion fiskal, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq shtetasen Xh.K.               

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasen Xh.K., akuzuar për veprën penale ‘Fshehje e të ardhurave’ konsumuar më shumë se një herë parashikuar nga neni 180/1 i Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve mbi procedimit penal nr.5824/ 2024, në analizë të të gjithë informacioneve, verifikimeve dhe veprimeve hetimore të kryera, rezultoi se ka dyshime të arsyeshme se shtetasja Xh.K., është implikuar në kryerjen e veprës penale “Fshehja e të ardhurave”, parashikuar nga neni 180 i K.Penal, pasi rezulton e përfshirë në transaksione me pasuri të paluajtshme me burime të pajustifikuara fondesh, depozitime të konsiderueshme “cash” të cilat nuk justifikohen nga të ardhurat e deklaruara prej tyre, si dhe tërheqje të konsiderueshme “cash” për të cilat nuk ka informacion mbi mënyrën e përdorimit. Për të justifikuar derdhjet cash shtetasja Xh.K., ka dorëzuar një letër të thjeshtë ku deklaron se ka gjeneruar të ardhura nga koncertet brenda dhe jashtë vendit, por ato justifikohen vetëm pjesërisht.

Nga tërësia e akteve të administruara si dhe referuar aktit të ekspertimit kontabël, provohet se e pandehura Xh.K., për vitin 2023, ka shmangur nga detyrimi tatimor (evazion fiskal) e llogaritur nga eksperti shumën totale 2 417 311 Lek. Ndërsa për vitin 2024, ka shmangur nga detyrimi tatimor të llogaritur nga eksperti shumën totale 3 658 210 Lek.

Nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë u provua se nga e pandehura është realizuar shmangia nga detyrimi tatimor në dy vite të ndryshme kalendarike të veçanta, ku secili vit përmban fshehjen e qëllimshme të të ardhurave, e në këto rrethana veprat penale janë kryer të pavarura me njëra-tjetrën.

Sa më sipër në bazë të akteve të administruara dhe te analizuara provohet se shtetasja   Xh.K., ka konsumuar veprën penale “Fshehje e të ardhurave” dy herë, parashikuar nga neni 180/1 i K. Penal dhe çështja në ngarkim të saj dërgohet për gjykim.

Nga Kategoria

Kryesore

Veliaj nuk paraqitet në spitalin Memorial të Fierit për të kryer ndërhyrjen kirurgjikale, kryebashkiaku nga paraburgimi: Refuzoj, i jam drejtuar GJKKO-së

22 Nëntor, 2026
Kryesore

“Pasqyra digjitale e çmimeve po jep shenja pozitive”/ Rama: Qytetarët mund të bëjnë krahasime dhe të zgjedhin

22 Nëntor, 2026
Kryesore

Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal në fshatin Kallm të Fierit, shoferi largohet nga vendngjarja

22 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Mbi 6 milionë lekë të reja evazion fiskal, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq dosjen e këngëtares Xhensila Myrtezaj

22 Nëntor, 2026

Veliaj nuk paraqitet në spitalin Memorial të Fierit për të kryer ndërhyrjen kirurgjikale, kryebashkiaku nga paraburgimi: Refuzoj, i jam drejtuar GJKKO-së

22 Nëntor, 2026

“Pasqyra digjitale e çmimeve po jep shenja pozitive”/ Rama: Qytetarët mund të bëjnë krahasime dhe të zgjedhin

22 Nëntor, 2026

Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal në fshatin Kallm të Fierit, shoferi largohet nga vendngjarja

22 Nëntor, 2026

Qafë Thanë, inaugurohet sistemi i integruar i kontrollit/ Rama: Do të shtrihet edhe në pikat e tjera kufitare

22 Nëntor, 2026

U ndalua pas përplasjes me prokurorin në sallën e gjyqit, Gjykata pushon çështjen penale ndaj avokatit Uljan Barjami

22 Nëntor, 2026

114.6 kg kokainë të fshehura në kamion, arrestohet shoferi shqiptar në Francë, dëshmia: Nuk e dija që kishte drogë

22 Nëntor, 2026

Vranësira dhe reshje shiu, moti për ditën e sotme, 22 nëntor 2026

22 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.