• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 21 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Presidenti Begaj: Pa gjuhë shqipe nuk ka atdhe, nuk ka Shqipëri, nuk ka shqiptari!

21 Nëntor, 2026
tek Kryesore, Lajme, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Në kuadër të Ditës së Alfabetit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi një bashkëbisedim me të rinj nga treva të ndryshme shqiptare, të angazhuar në nismën “Fol Shqip”, me të cilët diskutoi për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit për çështjet që i bashkojnë shqiptarët.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në fjalën e tij, Presidenti Begaj vlerësoi angazhimin e të rinjve dhe theksoi rëndësinë e nismave që synojnë ruajtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe.

Duke u ndalur te rëndësia e gjuhës shqipe, Presidenti Begaj theksoi se ajo është një nga elementet themelore të identitetit kombëtar dhe se ruajtja e saj kërkon angazhim të përditshëm, veçanërisht nga të rinjtë.

Lexo edhe:

Berisha thirrje Veliajt: Nëse do të kontribuosh, thuaju shqiptarëve gjithçka di për Edi Ramën

Nuk ka më dyshime, e thotë vetë Edi Rama: Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca janë përjashtuar nga PS! Kush guxon të sillet ndryshe, nuk ka vend mes nesh

Ai vlerësoi nismën “Fol Shqip”, duke nënvizuar se promovimi i gjuhës shqipe duhet të kthehet në veprim konkret, në familje, në shkollë, në institucione dhe në jetën e përditshme.

“Duhet të bëhemi më proaktivë për të zgjidhur çështjet që ndonjëherë mund të duken të vogla”, u shpreh Presidenti, duke iu referuar thënies së Nënë Terezës për rëndësinë e veprave të vogla, të bëra me dashuri të madhe.

“Duhet të bësh punë të vogla me dashuri të madhe për atë që është më e madhe se të gjithë ne: atdheun. Pa gjuhë, pa “ Fol shqip!” nuk ka atdhe, nuk ka Shqipëri, nuk ka shqiptari”, theksoi Presidenti Begaj.

Presidenti Begaj u ndal te çështja e përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se të drejtat e garantuara me Kushtetutë dhe ligj duhet të zbatohen edhe në praktikë.

Ai rikujtoi se, gjatë vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut, mbajti një fjalë në gjuhën shqipe në Kuvendin e këtij vendi dhe u takua me studentët që protestonin për të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe.

“Ju besoj e dini se Presidenti i Shqipërisë mbajti një fjalë në gjuhën shqipe në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Kjo nuk ishte thjesht një formalitet. Ishte një mesazh për të treguar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë në tokën e tyre, në vendin e tyre, dhe kanë të drejtat e tyre, të drejta të cilat duhen mbrojtur. Jo pa qëllim bëra edhe një vizitë në Universitetin e Tetovës, ku u takova me një përfaqësi të studentëve që protestonin”, u shpreh Presidenti.

Presidenti nënvizoi se çështjet që lidhen me të drejtat e shqiptarëve kërkojnë vëmendje të vazhdueshme dhe bashkëpunim përtej dallimeve politike.

“Duhet që të gjithë shqiptarët, që janë përfaqësues të shqiptarëve në qeveri apo në opozitë, të bëhen bashkë për këtë çështje. Nuk ka çështje më të madhe se kjo”, theksoi Presidenti Begaj.

Duke sjellë në vëmendje Kongresin e Manastirit të vitit 1908, si një shembull të bashkimit të shqiptarëve rreth një çështjeje madhore kombëtare, atë të alfabetit të përbashkët të gjuhës shqipe, Presidenti theksoi se edhe sot, kur bëhet fjalë për gjuhën, kulturën dhe të drejtat e shqiptarëve, është e rëndësishme që të gjithë të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të veprojnë së bashku.

Gjatë bashkëbisedimit, Presidenti Begaj solli si shembull komunitetin arbëresh në Itali, i cili ka ruajtur gjuhën, traditat dhe identitetin shqiptar ndër shekuj.

Ai theksoi se përvoja e arbëreshëve duhet të shërbejë si frymëzim për të gjithë shqiptarët, veçanërisht për të rinjtë, për të kuptuar se si mund të ruhen gjuha dhe kultura edhe larg atdheut.

“Ata kanë ruajtur për më shumë se pesë shekuj gjuhën, kulturën, traditat dhe identitetin shqiptar, dhe janë krenarë për këtë gjë.”- u shpreh Presidenti.

Në përfundim, Presidenti Begaj i inkurajoi të rinjtë të vijojnë angazhimin e tyre, duke theksuar se ndryshimi nis nga veprimet e vogla të përditshme dhe nga përgjegjësia e secilit për gjuhën, kulturën dhe identitetin kombëtar.

Presidenti Begaj shprehu gatishmërinë për të mbështetur nisma të tilla dhe për të vijuar dialogun me të rinjtë, duke vlerësuar angazhimin e tyre për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe.

Tags: begajdita e alfabetit

Nga Kategoria

Kryesore

Berisha thirrje Veliajt: Nëse do të kontribuosh, thuaju shqiptarëve gjithçka di për Edi Ramën

21 Nëntor, 2026
Kryesore

Nuk ka më dyshime, e thotë vetë Edi Rama: Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca janë përjashtuar nga PS! Kush guxon të sillet ndryshe, nuk ka vend mes nesh

21 Nëntor, 2026
Kryesore

“Kullat në Tiranë, të ardhura domethënëse për buxhetin”, Rama: Shqipëria dikur lutej të dëgjohej në tryeza…

21 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Presidenti Begaj: Pa gjuhë shqipe nuk ka atdhe, nuk ka Shqipëri, nuk ka shqiptari!

21 Nëntor, 2026

Berisha thirrje Veliajt: Nëse do të kontribuosh, thuaju shqiptarëve gjithçka di për Edi Ramën

21 Nëntor, 2026

Nuk ka më dyshime, e thotë vetë Edi Rama: Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca janë përjashtuar nga PS! Kush guxon të sillet ndryshe, nuk ka vend mes nesh

21 Nëntor, 2026

Bayern konfirmon operacionin e Kane, sulmuesi nis rikuperimin pas dëmtimit të rëndë

21 Nëntor, 2026

“Kullat në Tiranë, të ardhura domethënëse për buxhetin”, Rama: Shqipëria dikur lutej të dëgjohej në tryeza…

21 Nëntor, 2026

FSHF shpërblen suksesin e kuqezinjve, 500 mijë euro bonus për ngjitjen në Ligën B

21 Nëntor, 2026

Shkarkimi dhe emërimi i trajnerëve i ka kushtuar Manchester United rreth 100 milionë paund

21 Nëntor, 2026

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës: Të dy janë të përjashtuar nga kjo shtëpi

21 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.