• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 21 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Kapet “El Chapo Isidro”, një nga njerëzit më të kërkuar nga FBI! (Shpërthejnë përplasjet në Meksikë)

21 Nëntor, 2026
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Një nga personat më të kërkuar nga Byroja Federale e Hetimit (FBI) në SHBA raportohet se është arrestuar nga ushtria meksikane, duke shkaktuar përplasje të armatosura në shtetin e Sinaloas.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Bëhet fjalë për Fausto Isidro Meza Flores, i njohur me nofkën “El Chapo Isidro”, i cili dyshohet se drejton organizatën kriminale Meza-Flores, e njohur edhe si Los Mazatlecos, me bazë në qytetin e Guasaves.

Lajmi për arrestimin e tij është raportuar nga disa media meksikane, ndërsa CNN thekson se është në pritje të konfirmimit zyrtar nga autoritetet e vendit.

Lexo edhe:

Goditet grupi kriminal shqiptar në Britani, dy djem dhe një vajzë dënohen me burg për trafik kokaine, falsifikim dokumentesh dhe të ardhura të pajustifikuara

Asambleja e PS-së mblidhet për zgjedhjet në Tiranë, Veliaj mesazh nga burgu: Më pikëllon të shoh drejtuesin t’u hakërrehet socialistëve

Sipas FBI-së, Meza Flores dyshohet se është përfshirë në posedimin, shpërndarjen dhe importimin në SHBA të sasive të mëdha të heroinës, metamfetaminës, kokainës, fentanilit dhe marijuanës. Për informacione që do të çonin në arrestimin e tij, autoritetet amerikane kishin ofruar një shpërblim prej 5 milionë dollarësh.

Operacioni për kapjen e tij u shoqërua me përplasje të dhunshme mes ushtrisë meksikane dhe personave të armatosur në Guasave. Të shtënat shkaktuan panik edhe në stadiumin Kuroda Park, ku po zhvillohej një ndeshje bejsbolli mes ekipeve Venados de Mazatlán dhe Algodoneros de Guasave.

Pamjet e transmetuara tregojnë lojtarët që largohen me nxitim nga fusha, ndërsa tifozët braktisin tribunat për t’i shpëtuar breshërive të armëve. Gjatë transmetimit, komentatorët njoftuan ndërprerjen e ndeshjes për shkak të një incidenti të sigurisë kombëtare.

Ndërkohë, pamje të verifikuara nga CNN tregojnë helikopterë të forcave meksikane të sigurisë duke fluturuar mbi qytet dhe duke qëlluar drejt tokës.

 Autoritetet lokale konfirmuan se në Guasave kishte ndodhur një sulm ndaj personelit federal. Sipas dëshmive të banorëve, gjatë përleshjeve disa biznese dhe pika karburanti u përfshinë nga flakët, ndërsa persona të armatosur dyshohet se morën nën kontroll edhe spitale private.

Qeveria e Sinaloas u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë në banesat e tyre dhe të shmangin lëvizjet në rrugë deri në përfundimin e operacionit për rikthimin e rendit.

Meza Flores ishte akuzuar më parë në SHBA për trafik droge, në vitin 2012 dhe në vitin 2019, ndërsa organizata e tij ishte përfshirë në një konflikt të përgjakshëm territorial me Kartelin e Sinaloas, të drejtuar në atë kohë nga Joaquín “El Chapo” Guzmán, i cili aktualisht vuan dënimin në një burg amerikan./Marrë nga CNN

Nga Kategoria

Kryesore

Goditet grupi kriminal shqiptar në Britani, dy djem dhe një vajzë dënohen me burg për trafik kokaine, falsifikim dokumentesh dhe të ardhura të pajustifikuara

21 Nëntor, 2026
Kryesore

Asambleja e PS-së mblidhet për zgjedhjet në Tiranë, Veliaj mesazh nga burgu: Më pikëllon të shoh drejtuesin t’u hakërrehet socialistëve

21 Nëntor, 2026
Bota

Trump dhe Xi bien dakord: AI të mos marrë vendime autonome për veprime ushtarake

21 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Kapet “El Chapo Isidro”, një nga njerëzit më të kërkuar nga FBI! (Shpërthejnë përplasjet në Meksikë)

21 Nëntor, 2026

Goditet grupi kriminal shqiptar në Britani, dy djem dhe një vajzë dënohen me burg për trafik kokaine, falsifikim dokumentesh dhe të ardhura të pajustifikuara

21 Nëntor, 2026

Asambleja e PS-së mblidhet për zgjedhjet në Tiranë, Veliaj mesazh nga burgu: Më pikëllon të shoh drejtuesin t’u hakërrehet socialistëve

21 Nëntor, 2026

Trump dhe Xi bien dakord: AI të mos marrë vendime autonome për veprime ushtarake

21 Nëntor, 2026

Sulm rus në vendlindjen e Zelensky-t, humb jetën një 7-vjeçar dhe plagosen 40 persona, 25 në gjendje të rëndë

21 Nëntor, 2026

Vrasja e Eglant Koçit/ Thesi i zi që tërhoqi zvarrë nga lokali dhe “frigoriferi” si alibi, kamerat zbuluan lëvizjet e “Mand Dhelprës”! (Detaje të reja)

21 Nëntor, 2026

Mos harroni çadrat, parashikimi i motit për sot: Shi, shtrëngata dhe borë!

21 Nëntor, 2026

Makth për Bayernin, dy yjet e sulmit largohen të dëmtuar ndaj Kölnit

20 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.