Policia ka ndërhyrë këtë të martë për të larguar protestuesit nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe për t’i zhvendosur në trotuarin përpara Kryeministrisë.
Ndërhyrja u krye rreth një orë pas nisjes së tubimit dhe u shoqërua me përplasje mes efektivëve dhe protestuesve.
Gjatë ndërhyrjes, disa të rinj janë shoqëruar në polici.
Ndaj tyre pritet të vendosen gjoba administrative në vlerën 5 mijë lekë të reja.











