Arsenal ka arritur marrëveshje me Declan Rice për rinovimin e kontratës, duke siguruar të ardhmen e një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës.
Sipas David Ornstein të The Athletic, mesfushori anglez ka rënë dakord për një kontratë të re pesëvjeçare, e cila do ta mbajë në “Emirates” deri në verën e vitit 2031.
Palët kanë arritur marrëveshjen për të gjitha kushtet dhe tashmë pritet vetëm firma zyrtare.
Kontrata aktuale e Rice skadonte në vitin 2028, ndërsa Arsenal kishte edhe opsionin për ta zgjatur me një sezon tjetër.
Detajet financiare nuk janë bërë publike, por BBC Sport kishte raportuar më herët se marrëveshja e re pritet ta vendosë Rice mes lojtarëve më të paguar të klubit, së bashku me Bukayo Saka.
Rice iu bashkua Arsenalit nga West Ham në verën e vitit 2023 për 100 milionë paund, plus 5 milionë të tjera në formë bonusesh.
Klubi ende nuk e ka zyrtarizuar rinovimin, por marrëveshja mes palëve është arritur dhe njoftimi pritet së shpejti.











