Romelu Lukaku ka surprizuar Belgjikën duke njoftuar tërheqjen nga Kombëtarja në moshën 33-vjeçare, vetëm pak orë pasi qëndroi në stol në sfidën ndaj Italisë në Nations League.
Sulmuesi, i cili ishte ende pjesë e planeve të trajnerit Van Bommel, vendosi t’i japë fund një aventure 16-vjeçare me fanellën e Belgjikës.
“Gjatë këtyre 16 viteve dhashë gjithçka për Kombëtaren. Përjetova çdo emocion të mundshëm dhe luajta me shokë skuadre të jashtëzakonshëm, të cilëve do t’u jem gjithmonë mirënjohës”, shkroi Lukaku.
Ai falënderoi gjithashtu trajnerët dhe tifozët belgë, duke theksuar se largohet i qetë me vendimin e marrë.
“Jam krenar që kam përfaqësuar vendin tim në katër Kupa Bote dhe tre Kampionate Europiane. Nuk do t’i harroj kurrë ato momente. Jam në paqe me vendimin tim.”
Lukaku e mbyll karrierën ndërkombëtare me 94 gola në 135 ndeshje, duke u larguar si golashënuesi më i mirë në historinë e Belgjikës.











