Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla është filmuar në stadium gjatë ndeshjes “Shqipëri-Finlandë” duke bërë një gjest të turpshëm kundrejt tifozëve të cilët po thërrisnin, “Rama jepe dorëheqjen”.
I acaruar nga këto thirrje, Balla shihet teksa bën me shenjë drejt tifozëve, ndërsa thirrjet në stadium vijonin.
Kjo nuk është hera e parë që thirrje të tilla dëgjohen në stadiumin kur luan kombëtarja. Prej muajsh, tifozë të ndryshëm u bashkohen thirrjeve të protestuesve para kryeministrisë.











