• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 12 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Gjobat e AMA-s, Këshilli i Medias kërkon dokumentet dhe arsyetimet ligjore

12 Nëntor, 2026
tek Aktualitet, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli Shqiptar i Medias ka kërkuar nga mediat anëtare të Aleancës të paraqesin një raport të detajuar mbi gjobat dhe masat administrative të vendosura ndaj tyre nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA).

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Përmes një njoftimi zyrtar, Këshilli u kërkon subjekteve mediatike të dokumentojnë çdo rast konkret, duke specifikuar shumën e gjobës, datën dhe numrin e vendimit të AMA-s, si dhe përmbajtjen mediatike që ka sjellë ndëshkimin.

Një tjetër element që kërkohet të sqarohet është baza ligjore mbi të cilën autoriteti ka marrë vendimet, si dhe nëse ato janë kundërshtuar përmes procedurave administrative apo në gjykatë. Mediat duhet të bëjnë të ditur edhe ecurinë aktuale të këtyre çështjeve.

Lexo edhe:

Si bëri autogol Sara Mila?! Në skemë drejtori i burgut të Peqinit me 4 mijë bimë kanabis

Bëhet publik formacioni i kombëtares për ndeshjen e sotme me Finlandën

Për të plotësuar dokumentacionin, Këshilli kërkon gjithashtu kopje të vendimeve, njoftimeve zyrtare dhe çdo akti tjetër që lidhet me masat e marra nga AMA.

Sipas Këshillit Shqiptar të Medias, mbledhja e këtyre të dhënave synon të krijojë një panoramë të qartë dhe të verifikueshme të penaliteteve ndaj mediave anëtare, me qëllim koordinimin e veprimeve të mëtejshme në mbrojtje të tyre, të lirisë së shprehjes dhe pluralizmit mediatik.

Të nderuara media anëtare të Aleancës: 

Këshilli i Medias, në kuadër të misionit të tij për mbrojtjen e lirisë së medias, garantimin e lirisë së shprehjes dhe mbrojtjen e të drejtave
të gazetarëve dhe subjekteve mediatike, kërkon bashkëpunimin dhe informacionin tuaj lidhur me masat administrative dhe gjobat e vendosura nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ndaj mediave anëtare të Aleancës.

Duke qenë në dijeni se ndaj disa subjekteve mediatike janë ndërmarrë masa administrative, përfshirë vendosjen e gjobave, ju lutemi të na informoni në mënyrë të detajuar për rastet konkrete, duke përfshirë:
1. Masën administrative ose gjobën e vendosur dhe vlerën e saj.
2. Datën e vendimit dhe numrin e aktit përkatës të AMA-s.
3. Materialin mediatik, emisionin, kronikën apo përmbajtjen për të cilën është vendosur masa.
4. Arsyetimin ligjor dhe nenet konkrete mbi të cilat AMA ka mbështetur vendimin.
5. Nëse vendimi është kundërshtuar administrativisht apo në rrugë gjyqësore dhe në çfarë faze ndodhet aktualisht çështja.

Gjithashtu, ju lutemi të na vini në dispozicion kopje të vendimeve të AMA-s, njoftimeve zyrtare dhe çdo dokumentacioni tjetër që lidhet me rastin.
Qëllimi i kësaj kërkese është që Këshilli i Medias të ketë një pasqyrë të plotë dhe të dokumentuar të situatës, në mënyrë që të mund të
ndërmarrë veprimet e nevojshme për mbrojtjen e mediave anëtare.
Ju lutemi që informacionin dhe dokumentacionin përkatës ta përcillni pranë Këshillit të Medias sa më shpejt, me qëllim koordinimin e hapave të mëtejshëm.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin dhe solidaritetin, mbetemi të angazhuar në mbrojtje të lirisë së medias, pluralizmit dhe pavarësisë editoriale.

Me respekt, Këshilli Shqiptar i Medias

Nga Kategoria

Aktualitet

Si bëri autogol Sara Mila?! Në skemë drejtori i burgut të Peqinit me 4 mijë bimë kanabis

12 Nëntor, 2026
Lajme

Bëhet publik formacioni i kombëtares për ndeshjen e sotme me Finlandën

12 Nëntor, 2026
Aktualitet

Rritet çmimi i naftës dhe benzinës, Bordi i Transparencës përcakton tarifat e reja

12 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Gjobat e AMA-s, Këshilli i Medias kërkon dokumentet dhe arsyetimet ligjore

12 Nëntor, 2026

Si bëri autogol Sara Mila?! Në skemë drejtori i burgut të Peqinit me 4 mijë bimë kanabis

12 Nëntor, 2026

Alarm i kuq në Itali/ Rreth 100 persona evakuohen nga moti i keq

12 Nëntor, 2026

Bëhet publik formacioni i kombëtares për ndeshjen e sotme me Finlandën

12 Nëntor, 2026

Shqipëria publikon formacionin ndaj Finlandës, kuqezinjtë kërkojnë fitoren në një “Air Albania” plot

12 Nëntor, 2026

Hegseth dekoron ushtarin që e qortoi pas ceremonisë në Varrezat e Arlingtonit

12 Nëntor, 2026

Rrëzohet helikopteri ushtarak në Turqi, humbin jetën katër persona

12 Nëntor, 2026

Jensen Huang: nga një yll i inteligjencës artificiale te skandali që i kushtoi drejtimin e Nvidia

12 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.