Rajoni i Toskanës në Itali është goditur nga reshje intensive të shiut duke shkaktuar përmbytje, dalje të lumenjve nga shtrati dhe rrëshqitje dherash. Rreth 100 persona janë evakuuar nga zonat e rrezikuara si pasojë e motit të keq.
Reshjet e dendura kanë prekur veçanërisht zonat e Massa-s, Carrara-s dhe disa pjesë të bregdetit Tirren. Për shkak të situatës së krijuar, rajoni i Toskanës qëndroi nën alarmin e kuq të motit deri në mesnatën e së enjtes.
Në qytetin e Massa-s, lumi Frigido doli nga shtrati, duke rrezikuar zonat përreth. Ndërkohë, rreth 100 banorë nga fshatrat Casette dhe Forno u detyruan të largoheshin nga banesat e tyre, pasi një rrëshqitje dheu bllokoi rrugën që lidh këto zona me pjesën tjetër të territorit.
Probleme të ngjashme u raportuan edhe në provincën e Luccës, ku disa përrenj dhe lumi Serchio dolën nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje në disa zona.
Në San Giuliano Terme, në provincën e Pisa-s, banesat që ndodhen në zonën e përmbytjeve të lumit Serchio mbetën të evakuuara. Ndërkohë, një urë në zonën e Ripafratta u mbyll për qarkullimin për shkak të rrezikut.
Në këtë mënyrë ka patur probleme edhe në qarkullimin rrugor











