Është zbardhur identiteti i 39-vjeçarit shqiptar që u vra me armë zjarri në një atentat në zonën e Orihuela Costa, në Spanjë. Viktima është identifikuar si Luka Beqiraj.
Autoritetet spanjolle po hetojnë rrethanat e atentatit dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit, i cili u largua me skuter pas krimit. Megjithatë, hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që vrasja të jetë një atentat i organizuar dhe i lidhur me konflikte të mëparshme, ndërsa pista e larjes së hesapeve mbetet një nga elementet që kërkojnë verifikim.











