Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pas plagosjes së një efektivi në Bazën Ajrore të Kuçovës, duke bërë me dije se ushtari është qëlluar në shpatull me armën e shërbimit gjatë kohës që ishte në detyrë.
Ngjarja ndodhi më 3 nëntor rreth orës 16:46. Menjëherë pas plagosjes, efektivit iu dha ndihma e parë dhe u transportua në Spitalin Rajonal të Beratit.
Sipas vlerësimit të mjekëve, parametrat jetësorë të ushtarit janë brenda normës dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Për trajtim më të specializuar, efektivi është nisur drejt Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë.
Ndërkohë, Policia Ushtarake po vijon procedurat për dokumentimin e ngjarjes dhe zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të plagosjes.
“Ministria e Mbrojtjes informon se, më datë 3 nëntor 2026, rreth orës 16:46, gjatë kryerjes së shërbimit në Bazën Ajrore të Kuçovës, efektivi E.D është plagosur në shpatull me armën e shërbimit. Menjëherë pas ngjarjes, efektivit iu dha ndihma e parë mjekësore dhe u transportua në Spitalin Rajonal të Beratit.
Sipas vlerësimit të mjekëve, parametrat jetësorë janë brenda normës dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Efektivi është nisur drejt Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë, për të vijuar trajtimin mjekësor të specializuar.
Policia Ushtarake ndodhet në vendngjarje dhe po vijon procedurat për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.Ministria e Mbrojtjes po ndjek nga afër situatën dhe gjendjen shëndetësore të efektivit, të cilit i uron shërim të shpejtë.”– thuhet në njoftim.











