• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 2 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Ilyana Yotova shkruan historinë në Bullgari, bëhet presidentja e parë grua e vendit

2 Nëntor, 2026
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Ilyana Yotova është zgjedhur presidente e Bullgarisë, duke u bërë gruaja e parë që merr këtë post në historinë e vendit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Politikania 62-vjeçare siguroi fitoren në zgjedhjet e së dielës, së bashku me kandidatin për zëvendëspresident, Valchev, duke marrë 57.58% të votave.

Sipas rezultateve me 99.95% të qendrave të votimit të numëruara, dyshja Yotova-Valchev mori rreth 1.1 milion vota, ndërsa rivalët e tyre, Andrei Gurov dhe Georgi Kantev, siguruan 39.47%, ose rreth 749,500 vota. Megjithatë, procesi zgjedhor u karakterizua nga një pjesëmarrje e ulët e qytetarëve.

Lexo edhe:

Ngërçi me pagat e drejtësisë, Kushtetuesja do të shqyrtojë më 2 dhjetor kërkesën e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve

Armë, drogë dhe para të gatshme, çfarë zbuloi operacioni policor në Itali? 644 të arrestuar në dy javë, 69 prej tyre të mitur

Yotova është diplomuar në Departamentin e Filologjisë Bullgare në Universitetin e Sofjes dhe e nisi karrierën profesionale në gazetari. Ajo punoi për disa vite në Televizionin Kombëtar Bullgar si reportere, redaktore dhe prezantuese, përpara se të merrte drejtimin e departamentit të lajmeve.

Më pas, ajo iu bashkua departamentit të komunikimit të Partisë Socialiste Bullgare, përpara se të zgjidhej anëtare e Asamblesë Kombëtare. Nga viti 2007 deri në vitin 2017, Yotova ishte deputete në Parlamentin Evropian, ku u angazhua në çështje që lidhen me mbrojtjen e konsumatorit, peshkimin, peticionet e qytetarëve dhe liritë civile.

Karriera e saj politike vijoi në vitin 2017, kur u zgjodh zëvendëspresidente e Bullgarisë, në krah të Rumen Radevit. Në vitin 2022, ajo nisi mandatin e dytë në këtë detyrë, të cilën e mbajti për nëntë vite.

Radev dha dorëheqjen nga presidenca në janar, për t’u përfshirë në garën për kryeministër. Partia e tij, Bullgaria Progresive, siguroi një fitore të thellë, duke formuar qeverinë e parë të qëndrueshme të vendit pas disa vitesh paqëndrueshmërie politike. Sipas Kushtetutës bullgare, kryeministri ka kompetenca më të gjera se presidenti.

Fitorja e Yotovës pritet të ndikojë në qëndrimin e Bullgarisë ndaj luftës në Ukrainë, veçanërisht për shkak të pikëpamjeve të saj mbi marrëdhëniet me Moskën.

Ashtu si paraardhësi i saj, Radev, edhe presidentja e re ka mbështetur një zgjidhje diplomatike të konfliktit, duke argumentuar se paqja mund të arrihet vetëm përmes negociatave. Ajo është shprehur gjithashtu kundër forcimit të mëtejshëm ushtarak të Kievit.

Gjatë ditëve të fundit të fushatës, Yotova deklaroi se të gjithë duhet të flasin me presidentin rus Vladimir Putin, ndërsa e cilësoi veten si një “presidente të paqes”.

Pavarësisht qëndrimit të saj ndaj Rusisë, Yotova nuk vë në diskutim anëtarësimin e Bullgarisë në Bashkimin Evropian dhe NATO. Ajo ka mbështetur një politikë të jashtme të pavarur, ku interesi kombëtar të jetë kriteri kryesor në vendimmarrje.

Ndërkohë, pjesëmarrja e ulët në zgjedhje dhe rezultati i tyre kanë nxitur diskutime mbi ndikimin e forcave politike pro-ruse në vend. Partia e ekstremit të djathtë “Rilindja” pretendoi se mobilizimi i votuesve të saj ishte një nga faktorët që ndikoi në rezultatin në favor të Yotovës, raportoi Financial Times.

Nga Kategoria

Kryesore

Ngërçi me pagat e drejtësisë, Kushtetuesja do të shqyrtojë më 2 dhjetor kërkesën e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve

2 Nëntor, 2026
Bota

Armë, drogë dhe para të gatshme, çfarë zbuloi operacioni policor në Itali? 644 të arrestuar në dy javë, 69 prej tyre të mitur

2 Nëntor, 2026
Bota

Detaje nga sulmi kibernetik ndaj Binance, dyshohet se u vodhën mbi 6 miliardë dollarë, FBI akuzon Korenë e Veriut

2 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Ilyana Yotova shkruan historinë në Bullgari, bëhet presidentja e parë grua e vendit

2 Nëntor, 2026

Ngërçi me pagat e drejtësisë, Kushtetuesja do të shqyrtojë më 2 dhjetor kërkesën e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve

2 Nëntor, 2026

Armë, drogë dhe para të gatshme, çfarë zbuloi operacioni policor në Itali? 644 të arrestuar në dy javë, 69 prej tyre të mitur

2 Nëntor, 2026

Detaje nga sulmi kibernetik ndaj Binance, dyshohet se u vodhën mbi 6 miliardë dollarë, FBI akuzon Korenë e Veriut

2 Nëntor, 2026

Tragjedi në Florida, avioni privat rrëzohet në zonë të banuar, humbin jetën 9 persona

2 Nëntor, 2026

Antonelli shkruan historinë, shpallet kampion bote në Formula 1 në moshën 20-vjeçare

2 Nëntor, 2026

Juventus ringrihet ndaj Napolit, Alajbegovic dhe Boga i japin frymë Spallettit

1 Nëntor, 2026

“Lëvizja Bashkë” do kandidojë me Arlind Qorrin për bashkinë Tiranë në 9 maj 2027

1 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.