Chelsea ka mposhtur 2-0 Manchester United në Stamford Bridge, duke thelluar edhe më shumë momentin e vështirë të “Djajve të Kuq” dhe duke shtuar presionin mbi trajnerin Michael Carrick.
Pas një pjese të parë pa gola dhe me raste për të dyja skuadrat, gjithçka ndryshoi pas pushimit. Morgan Rogers kaloi Chelsea-n në avantazh në minutën e 50-të, duke përfituar nga hapësirat e mëdha në mbrojtjen e United.
Situata u bë edhe më e vështirë për miqtë kur Lisandro Martínez mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua. Nga e njëjta situatë erdhi edhe penalltia për Chelsea-n, të cilën Cole Palmer e shndërroi në gol për 2-0.
Estêvão gjeti edhe golin e tretë, por ai u anulua për pozicion jashtë loje pas ndërhyrjes së VAR-it.
Manchester United tentoi të reagonte në fund dhe Mbeumo goditi traversën në minutat shtesë, por rezultati nuk ndryshoi.
Humbja e vendos Carrick nën presion të fortë, pasi e ardhmja e tij në pankinën e United ishte vënë në pikëpyetje edhe gjatë ndeshjes.











