• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 29 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Transferimi i Veliajt nga Durrësi në Fier, reagon Drejtoria e Burgjeve: Urdhri klasifikohet si “sekret shtetëror”

29 Tetor, 2026
tek Kryesore, Lajme, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar lidhur me transferimin e Erion Veliajt nga Durrësi në Fier, duke e cilësuar urdhrin për transferimin e tij si “sekret shtetëror”.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Institucioni ka dhënë sqarime lidhur me procedurën e transferimit të kryebashkiakut të Tiranës, i cili u zhvendos nga institucioni i paraburgimit në Durrës drejt atij në Fier.

Sipas Drejtorisë së Burgjeve, urdhri i transferimit është dokument i klasifikuar dhe për këtë arsye nuk mund të bëhet publik në mënyrë të zakonshme.

Lexo edhe:

Ky është personazhi që Ledion Liço e do me çdo kusht banor të BBVA 6, zbulohet arsyeja

“Kur Zoti vendos të bëjë mrekulli”, Erjon Vishkulli publikon pamjet pas operacionit në Itali

NJOFTIM PËR SHTYP

Nisur nga spekulimet e shumta mediatike, vendosëm të bëjmë këtë njoftim të pazakontë për shtyp lidhur me procedura standarde të brendshme të punës.

Transferimi i shtetasit E.V është kryer në kuadër të masave që Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka marrë së fundmi për sigurinë dhe garantimin e mbarëvajtjes së institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale.

Në vijim të transferimit e të paraburgosurit E. V. në IEVP Fier, janë zbatuar procedurat e pranimit të parashikuara në nenin 38 të ligjit nr. 81/2020, datë 25.6.2020, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, si dhe në nenin 15 të Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve, miratuar me vendimin nr. 209, datë 06.04.2022, të Këshillit të Ministrave.

Në zbatim të nenit 15, pika 4, të Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve, më datë 28.10.2026 i paraburgosuri E.V u vendos në seksionin e pranimit (observimit) dhe u trajtua korrektësisht dhe në përputhje me kuadrin ligjor si për të gjitha rastet e tjera.

Më datë 29.10.2026, strukturat përgjegjëse të IEVP Fier kanë zhvilluar takim me të paraburgosurin E.V në ambientet e sektorit të observimit. Gjatë takimit janë dëgjuar pretendimet e tij dhe janë dhënë sqarime mbi të drejtat dhe detyrimet mbi qëndrimin në institucion. Në përfundim, komisioni i pranimit ka vijuar me sistemimin e tij të plotë, në përputhje me vlerësimin individual dhe procedurat përkatëse.

Sa i përket urdhrit të transferimit, për të cilin spekulohet posaçërisht në media, ky akt është miratuar në përputhje me procedurat standarde dhe përfshihet në listën e dokumenteve të klasifikuara “sekret shtetëror”. Për rrjedhojë, administrimi, njohja dhe vënia në dispozicion e tij u nënshtrohen kushteve, kritereve dhe procedurave të parashikuara në ligjin nr. 10/2023, “Për informacionin e klasifikuar”, dhe në aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.

Shtojmë se në rastin e të paraburgosurit E. V., është kryer edhe njoftimi i organit të prokurorisë, në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi.

Në mbështetje të nenit 78 të ligjit nr. 81/2020, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, si dhe të neneve 106–108 të Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve, miratuar me vendimin nr. 209, datë 6.4.2022, të Këshillit të Ministrave, urdhri i transferimit për çdo arsye të përligjur nxirret nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve. Vlerësimi dhe vendimmarrja për transferimin përfshihen në kompetencën dhe diskrecionin administrativ të Drejtorit të Përgjithshëm, si praktikë normale pune e ushtruar brenda kushteve dhe kritereve ligjore, mbi bazën e dokumentacionit të administruar.

Nga DPB prej datës 16.10.2026 deri më datë 27.10.2026  janë kryer 24 (njëzet e katër) transferime brenda kuadrit ligjor.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve vijon të marrë masat e nevojshme për garantimin e sigurisë, parandalimin e ngjarjeve dhe mbarëvajtjen e institucioneve, duke respektuar të drejtat dhe dinjitetin e personave të burgosur.

Tags: fierveliaj

Nga Kategoria

Lajme

Ky është personazhi që Ledion Liço e do me çdo kusht banor të BBVA 6, zbulohet arsyeja

29 Tetor, 2026
Kryesore

“Kur Zoti vendos të bëjë mrekulli”, Erjon Vishkulli publikon pamjet pas operacionit në Itali

29 Tetor, 2026
Aktualitet

Balla: Balluku, ndër deputetet më të mira në PS!

29 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Transferimi i Veliajt nga Durrësi në Fier, reagon Drejtoria e Burgjeve: Urdhri klasifikohet si “sekret shtetëror”

29 Tetor, 2026

Dy vite pas “do ta bëj 10 herë më shumë”, Vinícius bie në shifra dhe ende pa Topin e Artë

29 Tetor, 2026

Luis Enrique kritikon renditjen e Vitinhas në Topin e Artë: “Meritonte shumë më lart”

29 Tetor, 2026

Ky është personazhi që Ledion Liço e do me çdo kusht banor të BBVA 6, zbulohet arsyeja

29 Tetor, 2026

“Kur Zoti vendos të bëjë mrekulli”, Erjon Vishkulli publikon pamjet pas operacionit në Itali

29 Tetor, 2026

Policia identifikon tifozin që goditi Camavingan, rrezikon gjobë deri në 60 mijë euro

29 Tetor, 2026

Balla: Balluku, ndër deputetet më të mira në PS!

29 Tetor, 2026

Barcelona në alarm në mbrojtje, La Masia nuk ka ende një tjetër Cubarsí gati

29 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.