Real Madridi ka marrë një lajm të keq vetëm pak orë para El Clásicos ndaj Barcelonës, pasi Thibaut Courtois nuk do të jetë në dispozicion për sfidën e së dielës në “Camp Nou”.
Portieri belg është prekur nga një gjendje gripale dhe është tërhequr në momentet e fundit nga skuadra. Në vend të tij është grumbulluar Illia Voloshyn, portieri i Real Madrid C.
Kjo do të jetë hera e parë këtë sezon që Courtois mungon në një ndeshje zyrtare të Real Madridit. Belgu kishte qenë titullar në të 12 takimet e deritanishme, duke regjistruar 1080 minuta dhe dy ndeshje pa pësuar gol.
Courtois vinte gjithashtu pas një paraqitjeje shumë të mirë ndaj RB Leipzig në Champions League, ku realizoi disa pritje vendimtare.
Në mungesë të tij, Andriy Lunin është kandidati kryesor për të nisur titullar ndaj Barcelonës. Ukrainasi nuk ka luajtur asnjë minutë këtë sezon dhe paraqitja e tij e fundit zyrtare ishte në maj të vitit 2026, në fitoren 2-0 ndaj Espanyolit.
Nëse aktivizohet nga minuta e parë, kjo do të jetë El Clásico e pestë për Lunin. Bilanci i tij ndaj Barcelonës është tre fitore dhe një humbje, me shtatë gola të pësuar dhe asnjë ndeshje pa pësuar.
Mungesa e Courtois është një goditje e rëndësishme për Real Madridin në prag të një prej ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit.











