Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka publikuar në TikTok një video të realizuar me inteligjencë artificiale, ku shfaqet duke kërcyer së bashku me presidentin amerikan, Donald Trump.
Pamjet janë bërë objekt diskutimi në rrjetet sociale, ku teknologjia e inteligjencës artificiale përdoret gjithnjë e më shumë për të krijuar përmbajtje satirike dhe të pazakonta me figura të njohura politike.
Publikimi vjen në prag të zhvillimeve të rëndësishme politike në Izrael, ndërsa vëmendja është përqendruar te zgjedhjet e ardhshme, të cilat janë përmendur për datën 27 tetor.











