Analisti Lutfi Dervishi ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas publikimit të pamjeve nga selia e Partisë Socialiste në Tiranë, ku gjatë përplasjeve me protestuesit janë shfaqur persona të maskuar dhe të pajisur me shkopinj.
Përmes një postimi në Facebook, Dervishi ka bërë një paralelizëm mes personave të shfaqur në pamje dhe negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, duke iu referuar kapitullit 23, që lidhet me gjyqësorin, të drejtat themelore dhe shtetin e së drejtës.
“Ky është grupi negociator për mbylljen e kapitullit më të vështirë të negociatave me Bashkimin Europian, kapitullit 23, që përfshin shtetin ligjor, gjyqësorin, rendin dhe të drejtat themelore”, shkruan Dervishi, në një koment ironik për situatën e krijuar.











