Presidenti amerikan Donald Trump ka larguar nga detyra zëdhënësen e Shtëpisë së Bardhë, Katie Zacharia, vetëm pesë ditë pas daljes së saj të parë në sallën e konferencave për shtyp.
Me këtë vendim, ajo lë postin pas një periudhe të shkurtër, duke kaluar edhe rekordin e Anthony Scaramucci-t, i cili qëndroi vetëm 10 ditë në një detyrë gjatë mandatit të parë të Trump.
Pak para se mediat amerikane të raportonin shkarkimin e saj, Trump kishte deklaruar se Zacharia duhej ta rishqyrtonte qëndrimin në këtë detyrë.
“Nëse do të isha në vendin e saj, do ta mendoja dy herë”, ishte mesazhi i presidentit amerikan, duke lënë të kuptohej se largimi i saj ishte i afërt.
Lajmi për vendin e mbetur vakant ka nxitur menjëherë reagime dhe spekulime mbi emrin që mund ta pasojë. Mes personave që kanë shfaqur interes është edhe Laura Loomer, influencuesja e njohur e lëvizjes MAGA, e cila nuk e ka humbur rastin për të propozuar veten si pasuese të Zacharias.
Megjithatë, ajo nuk është e vetmja kandidate e mundshme për këtë post. Sipas raportimeve, disa emra mund të merren në konsideratë, ndërsa Trump nuk duket se po nxiton për të marrë një vendim përfundimtar.
Largimi i Zacharias vjen pas kritikave të shumta për konferencën e saj të parë për shtyp, e cila zgjati më pak se 15 minuta dhe përfshiu vetëm tri pyetje nga gazetarët.











