Ish-ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, merret zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për dyshime për korrupsion dhe pastrim parash, në kuadër të hetimeve ku është përfshirë edhe bashkëshorti i saj, biznesmeni Artan Gaçi.
Hetimi ndaj çiftit Xhaçka-Gaçi është duke u kryer nga prokurorët e posaçëm Ols Dado dhe Altin Dumani dhe lidhet me të dhëna që kanë ardhur nga jashtë vendit përmes letërporosisë.
Nga hetimet e deritanishme janë gjetur të dhëna që e implikojnë ish-ministren e Jashtme në afera korruptive dhe transaksione përmes kompanive të të shoqit.
Artan Gaçi, ish-ligjvënës i mazhorancës, ka statusin e investitorit strategjik dhe po ndërton një resort turistik mbi një pronë që rezulton se është përfituar përmes falsifikimit.











